back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

“Agimi i të Drejtave” – një konferencë jo vetëm me realizime po edhe me shpresa… Përgaditi Jozef Radi

Gazeta

Presidenti  italian  i Inac-ut Antonio Barille, në konferencë
Presidenti italian i Inac-ut Antonio Barille, në konferencë

“Agimi i të Drejtave” –

një konferencë jo vetëm me realizime po edhe me shpresa…

Përgaditi Jozef Radi

U zhvillua në Tiranë, në sallën Teuta të Tirana Internacional, takimi midis Inac – Italia dhe degës së saj në Shqipëri “Agimi i të Drejtave” të cilin e hapi Presidenti italian i Inac-ut Antonio Barille, i cili krahas entuziazmit të këtij bashkëpunimi trevjecar shpjegoi edhe hapësirat dhe mundësitë që do të krijojë ky ent bashkpunimi jo vetëm në rrafshin e mbrojtjes së të drejtave të qytetareve italianë në Shqipëri, por edhe atyre shqiptarë në Itali, si dhe të të nxisë energjitë prodhuese, që do të bëjë që në dy krahët e Adriatikut t’i hapet rrugë bashkëpunimit shumëplanësh e në veçanti atij bujqësor, i cili ka mundësi dhe prespektiva të reja. Ai përgëzoi Znj. Irena Xhani, si shembull i kësaj iniciative dhe këtij bashkëpunim mjaft të frytshëm…
.
Cinzia Pagni Zv.Presidente Vicario Kombëtare
Cinzia Pagni Zv.Presidente Vicario Kombëtare

Më pas fjala iu dha ambasadorit Alberto Cutillo, i cili bëri një pasqyrë të raporteve të shtetit Italian dhe Shqipërisë… Dhe përshëndeti gjithë iniciativat pozitive që janë realizuar deri më sot, si edhe ato që do të vazhdojnë të realizohen në shumë rrafshe të marrdhënieve midis dy vendeve të Adriatikut.

Më pas një përmbledhje të interesave ekonomike, dhe atyre të mbrojtjessë qytetarëve të dy vendeve, duke i mëshuar më shumë problemeve të agrikulyurës, e bëri kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi, i cili jo vetëm kërkoi forma të reja bashkëpunimi dhe organizimi që pjesa më e madhe bujqësisë dhe bujqërve shqiptarë të mund të futet në hulli të reja, të cilat mund të krijojnë një forcim të mëtejmë të marrdhënieve një nxitje të energjive të reja si dhe rezultateve positive që mund të priten nga trajtimi me seriozitet i këtyre problemeve…
 
Me pas përshëndeti Luan Bregasi, president i dhomës së tregëtisë, i cili mbasi theksoj se ne kemi bërë më shumë një shërbim fiktiv, por që kjo gjë duhet dhe do të ndryshoje! Bujqësia shqiptare ka nevojë më shumë për shpirtin praktik të realizimeve në vendin fqinj…
 
Edhe Agim Rrapaj, president i KASH-it e theksoj se kjo është një punë vërtet në fillimet e saj,por që kërkon shpejtësi, organizim dhe dinamikë, mbasi koha po e kërkon me ngut një gjë të tillë…
 .
Irena Xhani - Përgjegjëse e zyrës së INAC-ut për Shqipërinë
Irena Xhani – Përgjegjëse e zyrës së INAC-ut për Shqipërinë
Irena Xhani – Përgjegjëse e zyrës së INAC-ut për Shqipërinë, theksoi se puna trevjeçare më së fundi është duke dhenë rezultate mjaft positive, të cilat dëshmojnë mundësitë që po krijohen si në qarkullimin e vlerave po edhe modeleve që po ndjekim si shembull në mbrojtjen dhe përkrahjen e njerëzve në nevojë.
500.000 shqiptarë në Itali kanë nevojë për përkrahje, informacion dhe këshilla nga me të ndryshmet…
134.000 janë shqiptarët të kthyer kthyer nga Italia dhe Greqia këto tri vitet e fundit si rezultat i krizës së këtyre dy shteteve.
Informacioni është më se i domosdoshëm për të shmangur edhe mashtrimet me të cilat jemi ballafaquar!
Mjaft të rëndësishme janë edhe raportet midis Italisë dhe Shqipërisë në lidhje me pensionet, të cilat ende nuk janë trajtuar me ligj nga të dy shtetet.
Meqë puna jonë, ka nisur nga CIA, ne do të këmbëngulim që të rritet aktiviteti edhe bashkëpunimi midis CIA-s dhe KASH-it, duke shpresat që në të arthmen të kemi rezultate më të dukshme. Pastaj dëshmoi me skeda shumë nga eksperiencat dhe arritjet e kësaj zyre në këtë fushë…
Zamira Prendi, foli si përfaqësuese e emër të zyrës së emigracionit dhe problemeve që mund të zgjidhen në të më mirë dhe më shpejt në të arthmen…
 
Më pas e morën fjalën të rinjtë që kanë shërbyer për INAC-un si Roza di Maggio, e cila theksoi për eksperiencën dhe përshtypjet e saj në Shqipëri! Ajo kishte njohur në Itali shumë shqptarë, ashtu si dikur gjyshi i saj në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku ai kishte mësuar edhe pak shqip.
Ajo e përshëndeti takimin në shqip, edhe me nji shënim të sajin mirënjohes për krejt eksperiencën e saj në Shqipëri!
 
Marenglen Greko, shprehu kënaqësinë që mbas shërbimit social, qe njohur edhe me punën për zyrën e INAC-ut, ku kishte aplikuar dhe kishte nisur bashkëpunimin…
 
Hysen Kurti foli si përfaqësues i një brezi të ri, që ka jetuar në të dy realitetet si atë shqiptar edhe atë Italian dhe përvojën e tij pozitive.
 
Irba Xhani falenderoj INAC-un dhe nxitjen që u dha për të bërë një shërbim ndaj të tjerëve dhe jo thjesht ndaj vetes, duke nënvizuar edhe kënaqësinë e rezualtateve të arritura…
 
Corrado Franci, Drejtori i Përgjithshëm i Inac-ut dëshmoi që “…basti me Shqipërinë ka qënë më i vështiri dhe me siguri rezultatet e arritura janë edhe më të kënaqshme! Shërbimin civil ne e kemi konceptuar në mënyrë të ndryshme nga ajo që jemi mësuar! Ne kemi ofruar asistencë integrimi, ku një gjë e tillë mund të realizohej edhe jashtë labirintheve burokratike. Të stabilizojmë raportet në fushën e bujqësisë me të rinjtë, të cilët janë energjia e së arthmes dhe besimi se mund të ndërtojmë projekte më pozitive! Kjo është një punë që ne shpresojmë ta çojmë përpara dhe të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë, kjo është një portë e re dhe kërkon një guxim të ri për vitet që vijnë! Ai theksoi se vlen të lavderohet në veçanti Irena Xhani, e cila jo vetëm besoi po ishte edhe promotore e kësaj inisiative që sot na ka mbledhur të gjithëve së bashku.
 .
Maria Pirrone - presidente e Nazionale e AGIA
Maria Pirrone – presidente e Nazionale e AGIA

Maria Pirrone – presidente e Nazionale e AGIA-s E nisi bisedën e sajë me përshëndetjen në arbërisht, duke dëshmuar se “gjaku i shprishur” është ende i gjallë dhe se mundet të sjellë rezultate pozitive. AGIA është një organizzate 40 vjeçare dhe ka kontribute të saj mjaft të ndjeshme… Produkte të shumta mund të ndeshesh në Tiranë, por pa fytyrën e prodhuesit! Kjo duhet të ndryshoje! Unë po dëshmoj eksperiencën time personale në Civita (çivti) pranë Parkut të Pollinos! Tradita e dikurshme, sot nëpërmjet marketingut ka pësuar ndryshime të paimagjinueshme me gjithë vështërsitë dhe përballjet e mentalitetit! Shqipëria ka shumë mundësi dhe mjaft tradita që duhet vlerësuar dhe jo anashkaluar a përçmuar… Jemi këtu për të qenë të dobishëm! “Shkoj me punua” në arbërisht do të thotë shkoj të punoj token, arën… punët e tjera kanë emra të tjerë! Duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë… sepse sic thonë arbëreshët e vjetër “Punë, besë, nder e burrëri…” qenë fjalët e saj të mbylljes në arbërisht, që e kanë mbrojtur shpirtin agrikultorit arbëresh në shëkuj…

Agim Rrapaj e rimori fjalën dhe nënvizoi me forcë duke folur më në thellësi e gjerësi për raportet midis tregut shqiptar dhe tregut ballkanas, si dhe për vështërsitë e tregut të lirë mbasi ne mund të jemi edhe të papërgatitur për Agrokomercin. 300.000 fermerë shqiptarë janë në vështërsi të jashtëzakonëshme. Por kemi edhe 100.000 hektarë tokë të lëna djerrë, 1/6 e sipërfaqes. Janë krijuar vetëm 60 kooperativa, por edhe ato janë të bllokuara sepse nuk ka ligj, i cili duhet të ndryshojë sa më parë! Nga Italia marrim mekanikën bujqësore! Të ftojmë prodhuesit italianë të bujqësisë dhe mekanikës. Keni 91 milionë euro për të marrë nga Brukseli si ndihmë bujqësisë. Pa ndihmen e Italisë ne nuk mundemi t’i lëvrojmë! Bashkëpunimin me Italinë do të sjellë një periudhe mjaft të sukseshme! Në mund të ndihmojmë atë pjesë që janë në vështërsi të jashtëzakonshme! Ne shpesh nuk i kemi vlerësuar si duhet idetë dhe projektet që të mund t’i kishin sjellë tashmë frutet e tyre pozitive!
 
Roza di Maggio
Roza di Maggio

Cinzia Pagni – Zv.Presidente Vicario Kombëtare tha se: “Mëngjesi i ditës së sotme pati dy çaste mjaft të rëndësishme, të cilat mbasdite besoj që do të sjellin edhe rezultate të reja pozitive. Kam një aziendë bujqësore në Toskanë, me drejtim familjar që ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të shumë bujqërve, të cilët kanë bashkuar energjitë e tyre. Shqipëria është një vend mjaft i pasur në hapësira rurale. Ne duhet të çojmë përpara këtë Ëelfare të bashkësisë. Sepse braktisja e tokës sjell edhe vdekjen e një pjese të shoqërisë! Duhet që të krijohen aleanca për të mbrojtur dinjitetin e bujqërve dhe fshatarëve, për të cilët jemi duke punuar për të krijuar një vizion të ri të mundësive, edhe bujqërve në zonat më të humbura të këtij vendi! Vështërsitë dhe brishtësitë që karakterizojnë Shqipërinë nuk duhet të na pengojnë në këmbënguljen tonë. Pyjet janë një tjetër burim i rëndësishëm i Shqipërisë që nuk duhet anashkaluar. Të kalojme nga asistenca te krijimi i ndërmarrjeve gjithnji e më të mëdha, do të jetë synimi ynë I vazhdueshëm! Dhe të vlerësojmë personat që do të bashkëpunojmë e në mënyrë të veçantë të rinjtë që kanë një shpejtësi tjetër dhe mendësi të hapura për ceshtje e mëdha të kësaj bote.

Më pas u kalua në një drekë punë, në ambientet e hotel Tiranës…
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.