
A t’ja shtoj tagjin Gamôrit?…
pri Sulës Fajës
Rubrika – Për t’qesh e për t’qa
Prit gamôri Sulës Fajës t’i shtohet tagjia, a t’lejnë deputetët!
E dun gjithë tagjin për vete zavallët.
I note pashe n’ônërr Tut Katunarin [Allaarafmetilersën] qi ka pas vdek pi shellinës.
I shkreti po m’parasiste me ja shtuu tagjiin gamôrit se o gjinôf. Ene û sikúr ja shtova. Ene gamôri po kërcete pri shenit, qoft’ bekuu… ene m’dul gjûmi.
Nesëreet, zûna me u menuu me gjith’ men për gamôrin e ngratë, vûna dorën m’zemër ne për hatër t’shejtnis Tut Katunarit, e për me vûu n’nven porosit e Shoqniis Kafshvet, m’u mush menja ene venosa me ja shtuu tagjin zotni Gomôrit!
E pse t’mës ja shtoj?
Zotni Gamôrin dyy herë m’ditët e narkoj mé drûu pri pylle m’katûn e pri katûni m’Tirône. Pri Tirône m’Lanabregas i hyp vet. Plehnin për bastôn ai e baan. Ujë ai baan. Për çdo sen ai ôsht Zôja Debutetit, sa t’keme shkarkuu drûut, i njit kalamôjt e vet m’gamôort t’em, ene “gjesdisi i çikë” thotë…! Gamôri bô kte, gamôri bôn atê. Gamôri han drûu shpinës…! T’gjitha gamôri i bôn pse ô gamôr!
Me kët mêe po shkojshe pazaar, me çuu i gamôor drûu ke Zôja Debutetit se m’i pat porosit. Ene gamôri hecte mô me qefë môcadite, ene nuk lidhte inôte si perher, sikuur me nii me “telepathii”, si thônë t’kenûshmit tonë se du t’ja shtojshe tagjiin…
Hec… hec… sosa n’shpii t’Deputetit. Hyna mrena e shkarkova drûut. Jevga e lyvervet qi po lante, saa m’paa m’u avit e m’tha:
-A di gjoo ti mër qyq? Ja shtuun meôshin Zotniis. E pat’ inteshtrat’ e gjymës ja bôon tridhet’e pees’e gjymës cop dhet naplóna m’senet pare tromapili.
-Shi kapili…! Kuur m’ri kshtû se pa m’luu menç? Kush t’tha mrii kërcûne?
-Për Zotin po. M’tho zôja sot mjes. Qyyqja si ishte bôo ajo! Shen gjiith!
-Oh t’u traashtë hallka e zinxhiri t’u trashtë! Tyy ene mûu bashkë! Oh të qofsha falë!
Aqihere gaamôri kishte këthyy shpinën ‘ne kishte ulë veshet si me e nii me
“telepathi” se s’u bôo gjó ajo punë e se ja prenë nafaken deputetet… Se veç me pas gjet ne i môdem florini nakûn se s’kaa kabil Vallahi… Pri shpinës gamorvet du ta dalin shtesat? Pra: Prit gamor t’biij tërfoja!
E pse t’mes i shtohet rroga Deputetit? Ai shko m’Prallamen ene… mës e pyt hallin!
Hŷ e dil e tûn peshqirin! Baaj e harxho letër, rri kaa pés dekika m’ditët ene shto rrogën. Ai bô kté kyy bô até. Shkurt ai ôsht si fryni era n’môj t’kapakut e njef tespiqt.
Lum Deputeti…!
Mjeer gamôri im…!
Ndaçi qi t’bështooj gamôri im ene t’gjith tjerët për jetë, t’cohen Deputetët ke Shpija vet me ket meôsh qe kôn përjetë…
Se me e mirsuu jetën e… gamôrve e t’kolvee t’gjith Shqipniis, jón mejaft paret e letravet qi harxhojn Deputetët për projektet t’shtumes rrogvet…
Úush gamôr!
Paa bisht e pa samôor.
Sula Fajës