back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 11 Nëntor, 2025

A të marr kallashin tani!? – nga Linda Kalemi

Gazeta

Linda Kalemi
Linda Kalemi
A të marr kallashin tani!? – nga Linda Kalemi
Kjo pronë 100 vjeçare është e vjehrrës sime V. Terezi në Korçë, pas katedrales.
E ndërtoi babai i saj me fitimet nga emigrimi në Misir.
Xhaxhi Enver ja mori për zyrat e komitetit, vjehrrën me mamanë e saj e flakën në rrugë, kurse të jatin ia burgosën si “kulak” ku edhe e vranë…!!
Pas ’90 vjehrri e rimori pronën, ku shteti kishte strehuar 4 familje, të cilët filluan të paguanin qera, por nuk shkoi shumë kohë dhe një ligj “i famshëm” e përplasi përsëri vjehrrin gjykatave, ligj që i jepte Bashkive të drejtën të jepnin çertifikata pronësie, kështuqë qeraxhinjtë me eryshfete morën tapitë nga Bashkia Korçë edhe pse në hipotekë “fle tapia” origjinale 100 vjeçare e familjes Terezi…
Vjehrri i mbylli syte, i biri Kampioni i besoi av. Artan Haxhia, me parapagim që ta ndiqte çështjen, por ai e tradhëtoi, kaloi te pala tjetër, me pas Kampioni si për çdo burokraci ma la mua të merrem me çeshtjen… për rreth 15 vite gjyqe me pronarët edhe me Bashkinë dhe ende sot sorollatem nëpër gjykata, vendimet kthehen për shqyrtim në shkallët e mëposhtëme…
Te Gjykata apelit, dosja do vite të hyjë në rradhë…
Tani, ju që beni moral më thoni: si ta zgjidh?!?.
Pronarja iku, i biri iku, unë në vitet e fundit, për pronën e bijve të mi sa do pres!?
Apo ta marr kallashin..!?

Marrë nga Muri i FB, Linda Kalemi, 7 tetor 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.