A mundet vallë t’i kërkosh llogari “pronarit”, pasi ia ke lëshuar vetë tapinë e shtëpisë? – nga Gëzim Seferi

Gazeta

Rruga e Rilindjes...
Rruga e Rilindjes…
A mundet vallë t’i kërkosh llogari “pronarit”, pasi ia ke lëshuar vetë tapinë e shtëpisë?
nga Gëzim Seferi

Jo “Socialistë të Vërtetë”, por anëtarë të gardës së vjetër që ngriti e ushqeu Sektin e Rilindjes.
Duke parë hapësirën që po zënë kohët e fundit këta të “socialistët e vërtetë”, vlen t’u bëjmë një rikujtesë të vogël.
Këta nuk janë thjesht vëzhgues të pafajshëm, por kontribuues jo të vegjël në ngjizjen e asaj që sot e njohim si “Sekti i Rilindjes”.
Ata ishin aty, në rresht të parë, kur përmes manovrave të orkestruara nga Gramoz Ruçi dhe procesit të kontestuar të ndryshimeve statutore, Edi Rama mori kontrollin absolut të Partisë Socialiste (ose më saktë, e bleu atë).
Në atë moment, heshtën si fija e barit.
Për ta kuptuar “parimësinë” e tyre, mjafton të shohim se si u sollën në vitet e para të pushtetit të Ramës.

Arben Malaj
Edhe pse ka pasur momente sporadike “rebelimi”, ai i gëlltiti të gjitha kompromiset që po deformonin strukturën e majtë për sa kohë ishte brenda kupolës.
Zëri i tij u bë vërtet i lartë dhe kritik vetëm pasi u godit personalisht dhe u la jashtë listave të deputetëve.
Kjo tregon qartë se vija e vërtetë e kuqe ishte interesi i karriges, jo demokracia e partisë.

Arta Dade
Një nga mbështetëset më të forta të Ramës në marrjen e partisë dhe margjinalizimin e Fatos Nanos.
Për vite me radhë, ajo gëzoi postet e larta dhe heshti kur statuti i partisë shkelej me të dyja këmbët (si rasti i famshëm i moszhvillimit të zgjedhjeve për kryetar partie sepse “Rama ishte bërë Kryeministër”).
Parimet e saj demokratike u “zgjuan” vetëm pasi e nxorrën në pension politik dhe e lanë jashtë listave të vitit 2017.

Ermelinda Meksi
“Parimore e madhe” por me kosto të mëdha publike.
Në vend të betejës brenda llojit, ajo zgjodhi një tërheqje komode e tepër fitimprurëse drejt Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me bekimin e Rilindjes.
Ju kujtohet gjatë skandalit të vjedhjes së thesarit në 2014, që ajo ishte anëtarja që propozoi fillimisht shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani?
Ndërkohë që kjo lëvizje e saj u shit në publik si akt i lartë moral, epilogu i atij shkarkimi të keqmenaxhuar ligjërisht dihet publikisht që ishte skemë e mirëmenduar e Ramës.
Guvernatori fitoi proceset gjyqësore dhe mori një dëmshpërblim të majmë nga taksapaguesit.
Pra faturën e “paaftësisë” së tyre e paguam ne.
Sot, këta të tre ankohen me të madhe për pasojat e një realiteti qe jo vetem nuk e kundërshtuan kur po ndërtohej, por ishin kontribues në ngritjen e tij.
A mundet vallë t’i kërkosh llogari “pronarit”, pasi ia ke lëshuar vetë tapinë e shtëpisë?
Marrë nga Gëzim Seferi 10 korrik 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit