A mundet një prokuror shqiptar të kërkojë hetime ndaj një kryeministri në detyrë? – nga Afrim Krasniqi

Gazeta

Afrim Krasniqi
Afrim Krasniqi
A mundet një prokuror shqiptar
të kërkojë hetime ndaj një kryeministri në detyrë?
nga Afrim Krasniqi 

Fitues i zgjedhjeve 2026, një nga figurat më popullore dhe reformatore/antikorrupsion në vendin e tij dhe aktualisht trendy në Europë, – kryeministër në detyrë dhe prokuroria kërkon heqjen e imunitetit të tij. Akuza është e pakuptueshme për mjedisin shqiptar dhe disi edhe akuzë luksi për standardet tona: në vitin 2024, gjatë një debati në një klub nate në Budapest, ai i mori nga dora telefonin një personi që po e filmonte pa leje dhe më pas e hodhi atë në lumin Danub. Edhe pse telefoni u gjet më vonë nga policia dhe iu kthye pronarit në gjendje të rregullt, prokuroria e klasifikon këtë veprim si vepër penale të vjedhjes! Në atë kohë ai ishte eurodeputet dhe kur rivalët kërkuan hetime Parlamenti Evropian refuzoi ta hiqte imunitetin e tij, duke shprehur dyshime për pavarësinë e drejtësisë hungareze dhe duke e konsideruar çështjen si politikisht të motivuar për të dëmtuar rivalin kryesor të Orbán.

Pasaporta europiane
Pasaporta europiane

Reagimi tani në shtator 2026? Kryeministri hungarez, pasi e kritikoi nismën e prokurorisë duke e cilësuar si tërheqje vëmendje nga agjenda politike dhe skandalet e ish zyrtarëve të qeverisë së rrëzuar (dhe mund të ketë të drejtë) kërkoi nga parlamenti heqjen e imunitetit të tij, e përsëris, kërkoi heqjen e imunitetit të tij për të t’u përballur me drejtësinë! Partia e tij kontrollon parlamentin dhe pa këtë miratim do ishte i pamundur. Ai lejoi hetimin, nuk përdori shumicën për të siguruar imunitet, siç bëjnë “tanët” këtu. Diçka që në kushtet shqiptare për një kryeministër në detyrë as që mund të imagjinohet. Parlamenti ynë refuzoi heqjen e imunitetit për zv/kryeministren e akuzuar për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, dhe çdo herë ka refuzuar hetimin e zyrtarëve të lartë në qeveri/pushtet. Në Hungari, një vend anëtar në BE vjen një përvojë tjetër.
Pyetjet me interes që mbetet: a mundet një prokuror shqiptar të kërkojë hetime ndaj një kryeministri në detyrë? A mund të ndodh që një lider politik të kërkojë heqjen e imunitetit të tij? A mundet që një mazhorancë parlamentare shqiptare të miratojë kërkesë hetimi ndaj shefit të vet? A do të vij një ditë kur akuzat penale të marrin përgjigje individuale ligjore, jo duke rreshtuar partinë dhe parlamentin pas në mbrojtje politike? Për më tepër kur vepra të tilla penale si kjo e telefonit në Budapest ndodhin çdo ditë dhe kur në Shqipëri kjo nuk konsiderohet shkelje. Janë pyetje hipotetike, përgjigjia e të cilave na ndihmon të kuptojmë edhe distancën që kemi si standard demokracie dhe i shtetit të së drejtës me vendet e BE-së ku duam (për arsye gjeopolitike) të pranohemi.
Marrë nga Muri i FB, Afrim Krasniqi, 21 shtator 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit