
A lexohet libri në Shqipëri?
nga Ardi Omeri
Në një intervistë të znj. Alda Bardhyli këto ditë në RTSH, dëgjova që zonja Drejtoreshë e QKLL “ankohej” se leximi online po “i vjedh” lexuesin librit fizik!
Teorikisht zonja ka të drejtë, por i kujt është faji që njerëzit nuk lexojnë librat që sygjeron QKLL dhe mafia e librit në Shqipëri?
Pa dashur të bëhem përsëritës në akuzat e herëpas herëshme do ju nënvizoj diçka dhe ju gjykoni.
Ka qindra vjet që Shakespeare ka publikuar veprat e tij dhe ato akoma edhe sot blihen pa asnjë promovim. Njerëzit shkojnë nëpër librari dhe i kërkojnë. Khaled Hossaini ka shitur 15 milion kopie të “Gjuetari i balonave” dhe njerëzit akoma i blejnë.
Çdo të thonim për librat me poezi të Pushkinit që promovojnë vetën në rrjetet sociale apo Dostojevskin, Balzak, Hygo etj se lista është e gjatë.
Le te kthehemi në Shqiperi: Ismail Kadare, Dritero Agolli, Lasgush Poradeci, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Skënder Rusi etj lexohen edhe pa promovimin e Qendrës së zonjës Bardhyli, madje edhe në Diasporë, ku kthetrat e Mimoza Hysës dhe Rita Petros kanë ndyrë leximin e teksteve shkollore me budallëqe dhe mediokritet, lexohen “pa direktiva nga Qendra”. Dikur ne lexonim libra vetëm me shpërndarje nga njeri-tjetri. Më kujtohet kur takoheshim në klasë, në fillore, dhe para se të fillonte mësimi ndanim librat me shokë e shoqe për t’i rishpërndarë të nesërmen përsëri. Nuk kishte rrjete sociale? Po, e vërtetë, po sot që ka, librin e mirë njerëzit e kërkojne. Mjaft të shikosh Leximtari.al e Albert Gjokës. Ky njeri i lexuar dhe i përkushtuar librit shpërndan në rrjete sociale libra që vlejnë. Rekomandon librin fizik dhe ka sukses. Pas platformës Bukinist ai tani ka këtë librari dhe me sa shoh nuk promovon leximin online por atë fizik dhe njerëzit blejnë libra.
Më kujtohet shumë, shumë vite më parë unë dërgoja personalisht libra tek Librari Albania dhe kisha një copëz rafti ku ekspozoheshin librat e mi. Njerëzit i blinin pa reklamë. Me telefononin dhe unë i thoja ku ishin. Më kujtohet një mike nga Korça dërgoi shoferin e furgonit të blinte libra në Librari Albania. Platforma Shtëpia e Librit nuk bën reklama e promovime, por njerëzit nga të katër anët e botës blejnë libra fizikë on line dhe lexojnë. Jam mrekulluar se sa shumë libra kam shitur miqve nëpërmjet kësaj platforme super serioze. Art’s Librari e Arta Zenelit, u hap nga hiçi, e re, pa asnjë përkrahje. Sot është kthyer në pikë takimi për lexues dhe shkrimtarë. Librari Buzuku në Prishtinë është një qendër kulture dhe njerëzit e kanë si pikë reference. E sa e sa të tjera në Shqipëri e Kosovë e madje edhe në diasporë.

Njerëzit blejnë libra që vlejnë dhe jo promovimet qoka të jurive të Alda Bardhylit dhe as librat e sygjeruara studenteve në Shqipëri dhe Diasporë nga qokaxhinjtë e vrimave të miut që përfitojnë miliona para me librin. Unë ndaj i kam quajtur “mafia e librit” dhe i kam denoncuar bashkë me mësues në Diasporë.
Zj. Alda Bardhyli jep fonde për përkthime në gjuhë të huaj miqve të saj që janë njëkohësisht edhe ato të shtëpive botuese, kaherë përfituese në sektorin e librit. Jep çmime dhe fonde të njejtëve prej disa vitesh, jep fonde përkthimi ish deputetëve, ish amasadorëve dhe nuk lodhet së promovuari mediokritetin. Fituesit e saj ndër vite janë poetë pa poezi, shkrimtarë pa libra.
Prandaj edhe njerëzit nuk i ndjekin “sygjerimet” e zonjës dhe kasnecëve të saj në media që bëjnë qoka promovimi.
Dikur e shihja me kënaqesi emisionin 5 minutësh Libri në Top Chanel dhe znj. Monika Stafa, por sot edhe ajo, për hir të promovimit të vetes së saj, indirekt është bërë pjesë e klanit të Mafies së librit.
Merrini librat e “fituesve” të çmimeve kombëtare të QKLL dhe më thoni cilin nga ato keni lexuar?!
Që nga titujt e librave do të tmerroheni, e ndonjë “fituese” nuk di as çdo të thotë titulli i librit të saj, por duke qenë mike me Mimoza Hysën dhe Rita Petron, pjesë e mësuesve të Diasporës që kjo dyshe ka futur në xhep si leva për manipulimin e mësuesve dhe promovimit të falsiteteve që shpërndajnë, ajo fitoi!
Lista është e gjatë, shumë e gjatë dhe denoncimet po ashtu, por unë dua të siguroj lexuesit e mirë që librat e mirë lexojnë veten dhe ju i njihni ato edhe pa jua sygjeruar unë apo mafia e librit.
Kjo mafie është e prirur të krijojë armatën e saj besnike edhe pa qënë shkrimtarë e poetë mjaft të jenë të përkushtuar e t’i binden. Kështu kanë shpallur ndër vite fitues dhe kanë promovuar me fonde “poete” pa poezi, “shkrimtarë” pa libra, pra i kanë fabrikuar që si monstra t’i kenë në shërbim.
Prandaj ata sot justifikohen se njerëzit nuk lexojnë libra.
Jo zonja Alda Bardhyli – njerëzit nuk lexojnë librat që t’i i shpall fitues dhe justifikohesh se nuk di gjë ça bën juria, kur me video zë e figurë del aty në mes të jurisë në ato pak takime që ata bëjnë. Juri që i përzgjedh ti emër për emër me qëllim që të të shërbejnë.
Njerëzit gënjehen një herë por pastaj ndrrojnë kanal…
Libra jo, librat nuk i ndrrojnë me monstra si ju që i jeni bërë kanceri i librit në Shqipëri dhe akoma “doktorët” e politikës nuk po ju amputojnë.
Ardi Omeri