back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

A ka sindikata në Shqipërinë moniste? – nga Aleks Martin Kapllaj

Gazeta

Minatorët e Bulqizës në Protestë
Minatorët e Bulqizës në Protestë

A ka sindikata në Shqipërinë moniste?

nga Aleks Martin Kapllaj

Në Shqipërinë tonë me demokraci të gjymtuar nga mungesa e zgjedhjeve pluraliste, me institucione drejtësie moniste dhe pushtet lokal jodemokratik, (demokraci, formë e qeverisjes ku pushteti ushtrohet nga populli, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë të lirë), një mungesë themelore e të drejtave të njeriut është edhe mungesa e përfaqësuesve sindikalë të punonjësve në të gjitha profilet profesionale dhe të zanateve të sektoreve të ndryshme. Ose e thënë ndryshe, sindakatat janë… por e kanë humbur rolin e tyre, përderisa janë të blera nga sipërmarresit, nga qeveritë dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal. Të gjitha kategoritë e punëtorëve, si të administratës publike si dhe ato private, kanë vite që nuk kanë bërë një protestë apo grevë mbarëkombëtare, që të kërkojnë plotësimin e kushteve të tyre të punës për siguri, garanci juridike, apo për rritjen e pagave, të cilat janë të nivelit që nuk garantojnë minimumin e jetesës. Pa folur këtu për pensionistët, të cilët kanë pensione qesharake, ofenduese e injoruese, sa çereku i minimumit të mbijetesës, por askush nuk i mbron.
Në Shqiperi, nuk ka pasur një grevë të përgjithshme për të kërkuar kushte dinjitoze pune për punëtorët e trasportit, të turizmit, të bujqësisë apo edhe të industrisë e minatorëve, ashtu si edhe në shërbimet e ndryshme nëpër institucione lokale e qendrore, si dhe të punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë. Sepse këto protesta shtypen menjëherë nga punëdhënësit, nëpërmjet largimit dhe shantazheve të tjera në bashkpunim me pushtetin, siç po ndodh me punonjësit e minierës të Bulqizës. Ka disa ditë që minatorët e “Sindakatës të Bashkuar e Minatorëve të Bulqizës”, që janë në grevë për siguri në punë, për kushte më të mira dhe paga më dinjitoze dhe pothuajse, të gjitha mediat e injorojnë këtë grevë sepse nuk mund të bien ndesh me pronarin e Albchromit.
Minatorët e Bulqizës në Protestë
Minatorët e Bulqizës në Protestë
Në faqen, “Bojkoto Samir Mane”, thuhet se “Më 17 nëntor 2019, shpallet Sindikata e Bashkuar e Minatorëve të Bulqizës. Më 22 nëntor 2019, shkarkohet nga puna Elton Debreshi, kryetari i sindikatës. Më 3 dhjetor 2019, shkarkohet nga puna Beqir Duriçi, anëtar i këshillit sindikal. Më 20 dhjetor 2019, shkarkohet nga puna Behar Gjimi, anëtar i këshillit sindikal. Më 23 dhjetor 2019, janë thirrur në Tiranë për t’u pushuar/ shantazhuar rreth 10 vetë, mes të cilëve anëtarë të këshillit dhe protestues të nëntorit të shkuar”.
Dje në ambjentet e TEG-t, janë shpërndarë fletushka për të sensibilizuar qytetarët për pushimin e katër punonjësve të Bulqizës, në kompaninë Albchrome dhe menjëherë policia private dhe shtetërore kanë ndaluar dhe arrestuar disa protestues. Këta minatorë, që çdo mëngjes futen në zemër të tokës, nuk e kanë të sigurt se mund të dalin të gjallë prej thellësisë së saj, ashtu siç ka ndodhur edhe për shumë të tjerë, sepse në miniera nuk ka investime të mjaftueshme për sigurinë e punëtorëve. Punonjësit shqiptarë, nuk kanë asnjë të drejtë garanci apo siguracion në punët e tyre, ku mungesa e kushteve më minimale, për zhvillimin e punës injorohen nga punëdhënësit duke i konsideruar ato si skllevër të qindra viteve më parë.
.
Minatorët e Bulqizës në Protestë
Minatorët e Bulqizës në Protestë
Shfrytëzimi i punëtorëve në Shqipëri është një sëmundje vdekjeprurëse, për fuqitë punëtore, që detyrohen të ikin nga vendi i tyre sepse në të gjitha profesionet dhe punët që kanë, nuk sigurojnë as kushtet e mbijetesës dhe sidomos nuk krijojnë kushte për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre. Në të gjitha bizneset, ku i punësuari në mungesën e të drejtave juridike dhe me sistemin e rekomandimeve arrin të gjejë një vend pune me një rrogë minimale dhe me orare të tejzgjatura, duhet edhe të jetë mirënjohës i shfrytëzuesit të tij që po i siguron bukën e gojës, ndërsa sipërmarresi pasurohet me sakrificat e tij. Çdo tentativë për rritje pagese dhe për respektim të orareve kontraktuale, punonjësit hidhen në rrugë si materiale, përdore dhe hidhe. Papunësia është një plagë që ushqen skamjen dhe detyron shqiptarët të marrin rruget e emigrimit ekonomik nëpër vendet e huaja, ku jeta e tyre shpesh është e mbushur plot me peripeci të papërballueshme duke mallkuar ata, që i detyruan të marrin rrugët e botës.
28/12/2019
.
https://kohajone.com/a-ka-sindikata-ne-shqiperine-moniste/

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.