back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Ngjashmëri mes Legjendës së Rozafës e Figurës së Krishtit…?

Gazeta

Legjenda e Rozafës
Legjenda e Rozafës

A ka ngjashmëri mes Legjendës së Rozafës dhe Figurës së Krishtit…?

Nga Muri i Fb të Klodian Kojashi

jetoj në nji qytet në veri të Italisë
e nga dritarja e dhomës ku punoj
shihet krejt kalaja e Rozafës.
Miqt e mi italianë më thonë shpesh se ajo s’asht kalaja,
por nji kodër diku tutje.
Une qeshi. Ajo asht Rozafa, po ata s’e dallojnë
se nuk dinë shqip…

***

Po mendoja se ka shumë ngjashmëri mes Legjendës së Rozafës dhe Figurës së Krishtit në Bibël, madje duket sikur të ishte një Krisht femën. Të dy paraqiten si figura të pastra, me virtyte, të pafaj. Të dy tradhëtohen, nga njerëzit ma të afërt, familjarët. Të dy flijohen, sakrifikohen, për mos me u shembë muret e Kështjellës (asaj fetare në rastin e Izraelit), e pranojnë atë që po i ndodh, nuk kërkojnë me e ndryshu, janë bartës të një të vërtetë që shkon përtej atij çasti, shohin përtej asaj ngjarje. Rozafa sjell ushqimin dhe kupton tradhëtinë, Jezusi e thotë atë në Darkën e Fundit që dikush nga ata do e tradhëtojë… Pastaj thote edhe diçka tjetër: kush vjen tek unë s’do këtë ma as uri e as etje. Rozafa akoma sot paraqitet me gjinin jashtë me shu urinë dhe etjen e fëmijëve. Prap në çastet e Murosjes, Rozafa kërkon një gji të lirë jashtë mureve për me i dhanë me pi djalit; Jezusi i thotë Maries (ose Magdalenës) Gjoni asht biri yt kujdesu për të…
Qumështi i Rozafës dhe Gjaku i Krishtit.

Nga diskutimet

Enkeleda Ristani: Diku ne nje poezi vjet pothuajse ne kete kohe e kam permendur Rozafen si Grealin, mbas një persiatje të vetëtimtë… unë jam dakort…
Shqiptar Oseku Hm. Ka edhe dallime. Rozafa është komplet e objektifikuar si karakter, përdoret nga meshkujt e fortë përreth si objekt shkëmbimi. Ajo del pa pikëpamje e dëshira e mendime të vetat. Ajo e shpreh vetëm një dëshirë të vetme në gojëdhënë, në fund fare të saj, dhe as ajo dëshirë e vetme s’ka të bëjë me veten e saj, po me fëmijën e saj, që është (natyrisht) mashkull. S’do fort të shikosh që ky mit është formuar nga burra, për burra, e që si objektiv anësor e ka formësimin e një ideali pasiv e të nënshtruar të femrës. Në anën tjetër, për dallim nga Rozafa, karakteri Joshua del më i plotë. Ai nuk është krejt viktimë, po di të vjell goxha helm e vrer e urrejtje kundër oponentëve të vet në sektat konkurrente, kujto p.sh. shprehjet e tij përbuzëse e urrejtëse për farisejtë e saducenjtë… e më the, e të thashë. Besoj se janë mbi dhjetë vende në bibël ku përdoret derogativi çnjerëzues “nepërkë” për kundërshtarët e tij ideologjikë. Ai lëshon poashtu fetva morale për prijësit e tij, e i shan prindërit që duan t’i socializojnë fëmijët e vet natyrshëm dhe, në kreshendot e megalomanisë, u kërcënohet me kërcëllitje dhëmbësh e flakë të amshueshme të gjithë atyre që nuk e ndjekin pas në këto abuzime. Mendoj që ai, për dallim prej Rozafës, del goxha më njerëzor, edhe me un më të formuar (ndonëse edhe më të lig) se sa ideali i femrës në gojëdhënën shqiptare. Por, në anën tjetër. Joshua ishte burrë hebraik, jo grua shqiptare…
Klodian Kojashi Po Leda, e mbaj mend, madje më solle ndër mend që në këtë rast kemi gjak dhe qumësht real
Klodian Kojashi E vërtetë Shqiptar, kanë dallime kolosale, njeni ishte udha e vërteta dhe jeta, tjetra ishte ena ku derdheshin vendimet e tjerëve. Por edhe këto ndryshime them se jane me interes, se janë të mbushuna me mentalitetet tona shekullore. Ne gjithmonë gjanat i kena dashtë edhe të ngjashme por edhe të ndryshme, pra që të na pershtateshin ne, burrave. Ndaj edhe Rozafa asht një martire e flijume, por brenda një vizioni burrash, a ndoshta brenda një vizioni që me kalimin e kohëve asht ba burrash. Por edhe Krishti, edhe pse shpëtimtar, jetoi si burrë mes burrash e burra ishin ata që e pasonin e akoma sot kanë tagrin e përfaqesimit. Asht si puna e pemëve që me anë të rrathëve me iu afru pak moshës…
Enkeleda Ristani


: Kjo është interesante edhe për një arsye tjetër, burrë-grua, thua të jetë e rastësishme që është përzgjedhur grua për këtë legjendë? Thua e gjithë kjo vetëm për faktin se duhej të derdhte qumështin në mure? E vërteta është që u përzgjodh gruaja që la pasardhës dhe kjo më shtyn më shumë drejt Grealit, por unë them se gruaja nuk është rastësi
Albana Temali: Licencë poetike Klodian e pranohet! Si e tillë, një reflektim i shpejt të ban me e besu se “asht njikshtu” – Rozafa asht’ qumshti i saj: i pashterrun, i pashpjeguem, i pagjykum… njisoj si feja! Rozafa asht’ Shkodra, Shkodra asht nji fe’ per shkodranet!
Etjon Boshti M’duket prrallë e bukur, se n’fakt as Rozafa s’u muros, e as Jezusi a.s.s. s’u kryqzu…
Klodian Kojashi kuptohet që në atë që kam shkru s’ka të bajë aspekti fetar, por veshja me ngjarje e me personazhe. Ngaqë e di se kur njeriu përmend gjana fetare asht si me i kap tjerët për hunde, jo pse besojnë, por se feja asht mundësia me shfry deri në kufijtë ma të thellë të vetes. për mu, secili të sillet me fenë siç don, të mos ngatërrohen temat…
……………… S’e kisha dëgjuar ndonjëherë kët krahasim… interesant, por po aq edhe mosbesues, në këndvështrimin tim të paktën, por për një gjë më vjen keq (pa çmitizuar figurën e Rozafës si nënë e femër), që figura e femrës e sidomos e përgjakur vihet në shërbim të një objekti fortifikues e të ndërtuar nga meshkujt… gjithsesi kjo tregon edhe një herë forcën e figurës së femrës…
David Boseta Vite ma parë shoqëroja në Kalanë Rozafa një grup spanjoll dhe pasi dëgjuan Legjendën e kalase njeri më tha: David duhet të gjeni legjendë tjetër më të bukur se kjo tingëllon shum negative: Kur në 3 vëllezër tradhëtojnë 2, po në 3 shqiptarë çfarë ndodh?

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.