
A ju vjen turp…? A keni pak moral politik?!
nga Brahim Myftaraj
-A e dëgjuat dje në sheshin para kryeministrisë “Këmbanën e Alarmit” ju drejtues të PD.
-A ju vjen marre ku e katandiset Partinë Demokratike… Partinë që lindi si shpresa e vetme e Shqiptarëve.
-Dikur i madhi Azem Hajdari i thoshte Tritan Shehut: Sa njerëz mledh ti Tritan në sheshin Skënderbej, më shumë më mblidhen mua kur me bie goma e makinës në Shpal të Mirditës.
-Edhe në vitin e trishtë të ‘97 jemi grumbulluar shumë e më shumë.
-Por demokratët zemërthyer e të zhgënjyer, do ju abandonojnë më keq, po nuk ndryshuat.
-Pse keni frikë t’i takoni demokratët e thjeshtë e të bisedoni me ta sy për sy.
-Pse keni frikë nga e vërteta.
-Pse keni frikë të bëni analizën e zgjedhjeve.
-Pse keni frikë t’i takoni demokratët në bazë, e mos i thirrni vetëm kur keni nevojë.
-Përse i shmangeni përgjegjsisë.
-Përse e keni burgosur institucionin e dorëheqjes.
-Përse e shkelni hapur statutin “kushtetutën” e partisë.
-Futuni në grevë urie në parlament, dhe mos e nxirrni parlamentin në shesh, se do ngeleni vetëm ju të mjerët listëmbyllur.
-Demokratët e thjeshtë dhe qëndrestarë janë gati të rrokin edhe armet kundër kësaj qeverie kriminale, por ju i keni lënë në mes të rrugës, me retorika boshe, pa asnjë orientim dhe objektiv të qartë dhe krejt pa shpresë.
-Tregohuni të sinqertë me demokratët dhe hiqni dorë nga demagogjia dhe pazaret me Edi Ramën.
-Në fund dua t’u them disa skllevërve të përjetshëm të oborrit të PD… Sa të kem frymë do jem kundër kësaj qeverie kriminale, dhe kundër çdo kujt që i shërben kësaj qeverie.
Marrë nga Muri i FB, Brahim Myftaraj, 17 nëntor 2025