back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

A ia vlen me i kalue pushimet në Shqipëri?! – nga Marelba Fushekati Boçi

Gazeta

Lungomare e Vlores...
Lungomare e Vlores…

A ia vlen me i kalue pushimet në Shqipëri?!

nga Marelba Fushekati Boçi

Durrësi mbetet nji nga qytetet më të dashme për mu. Me plazhin me leshterikë dhe me ranën e butë. U poqëm me i kaçile me rrush e fiq të freskët me mjes. Dhe me kandarin që as iherë s’e kam terezitë dot me e përdorë. 
Trafiku vazhdon të jetë i papërballueshëm (kam marrë qëndrim të them vetëm gjana të mira kët here…). 
Lungomare e Vlorës bukur… Bukur, vetëm se kish ngrënë rrugën e makinave tu i leju të ecnin njëra pas tjetrës, pa mundësi parakalimi, që e kthente kësisoj trafikun në nji makth të vërtetë. 
Turistë shof shumë, dhe jo një herë kam parë grupe të vogla grashë që duken si europiano lindore. Kosova nuk e braktis asnjerë Shqipërinë kur vjen koha e plazhit. Besnike! 
Ushqimi është gjithandej i mirë. Kamarierët zor se të hudhin noi buzëqeshje, megjithese janë moshë e re. Por janë të mirë kur ju “ankohesh” me të butë… 
Investimi në lokale dhe hotele është i pakursyer në materiale ndërtimi dhe xhinglat plotësuese, poooor kur bëhet fjalë për elemente që janë kritikë për sigurine (safety), ato në përgjithësi mungojnëe. Pra, mund të bish tuç në tualet sepse dyshemeja është bërë me pllaka të bukra, por të rrëshqitshme. Bëje mirë, bëje vetë! është me sa duket ende moto kur vjen puna tek konsulenca profesionale në ndërtime. 
Në udhëtimin tim drejt Sazanit dhe Karaburunit më ra në sy, që gjithë fëmijët në bord ishin pa jelek shpëtimi. Unë s’di not për vete dhe më tremb ideja që të gjendem në mes të detit pa komardare. Vetëm se ka qenë nji udhëtim super i bukur me atmosferë fantastike. Me njerëz që kërcenin për qejf e të gzuem. Jelekun e shpëtimit unë vetë e bleva, në mos do lahesha me noj komardare, me ose pa rosak… 
Peshku dhe prodhimet e detit mbeten të pakonkurueshme. Karpacot e peshkut, super…
Plazhi i Durresit
Plazhi i Durresit
Në Lushnje hëngrëm byrekët e Met Çelës… Super dhe ato.
Kafja masanej dihet që është gjithmonë e mirë. Muzika nëpër lokale mbyllet në orën 11 të darkës, por njerëzit shetisin deri vonë. Nuk shikon askënd me maskë. Duket sikur pandemia nuk ka ndodhur. Nuk ka aspak distancë fizike. Sinjalistika “Ruani distancën!” shihet akoma nëpër hotele dhe lokale.
Dje kam parë disa gra të mbuluara krejtesisht, me burka, të laheshin në det… 
Durrësi dhe zona e Golemit janë me ekonomike në çmime, krahasuar me Jugun. Në mënyrën e tyre individuale, pronarët e hoteleve kujdesen për ambientet e tyre dhe vijën rrethuese. Më pas ndërgjegjësimi qytetar len me dëshiru, sepse mbeturina shikon akoma rrëzë pemëve e nëpër cepa. Njësoj edhe përgjat Lungomares. 
Tiranën s’e kam shetitë akoma. Sonte e shkel prap, e mezi po e pres. 
Nëqoftëse keni ngrit pyetjen: A ia vlen me i kalue pushimet në Shqipëri, unë do të thoja: Po! Me gjithë hallet që ka vendi, kalohet bukur. 
Mjafton të blesh nji komardare me rosak…
.
Marre nga muri i Fb i nga Marelba Fushekati Boçit, 19, gusht 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.