80 vjet nga zgjedhjet me gogla – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945
Zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945
80 vjet nga zgjedhjet me gogla
nga Kastriot Dervishi

Më 2 dhjetor 1945 u zhvilluan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Ato u zhvilluan në imitim të zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese Jugosllave. Votohej (gogëlizohej në fakt) në bazë liste në 10 prefektura. Votuesi nuk shprehte vullnetin me fletë votimi, por me gogla. Ishin dy kuti, njëra e Frontit Demokratik, i cili drejtohej nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste, Enver Hoxha dhe tjetra, pa emër, e cila luante funksionin e votës kundër, por pa votuar kënd tjetër. Kjo quhej “kutia e zezë” dhe në fund kishte një llamarinë. Pra o Fronti (PKSH-ja) o s’kishte tjetër. Ai që votonte kundër identifikohej nga zhurma dhe regjistrohej si kundërshtar. Për një vit, Partia Komuniste kishte zhdukur kundërshtarët e saj kryesorë politikë, duke i vrarë, futur në burgje dhe detyruar të arratiseshin.
Në vitin 1946 do dënonte edhe opozitën e mbetur, vetëm pse kërkoi te misionet e huaja shtyrjen e zgjedhjeve.
Me gogla u votua deri në vitin 1950. Për herë të parë në vitin 1945 votuan (gogëlizuan) edhe gratë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit