
Një refleksion rreth shkrirjes se disa Bashkive Historike
nga Kujtim Cakrani
Po ndiqja rastësisht një protestë që zhvillohej në qytetin e Libohovës nga qytetarët e Libohovës dhe nga kryetari i saj, Leonard Hide i cili prej vitit 2023, mban detyrën e Kryetarit të Bashkisë Libohovë.
Po protestonin për hartën e re të ndarjes territoriale e kështu me radhë, mbasi bashkia e Libohovës rrezikon t’i bashkohet bashkisë së Gjirokastrës. Dhe një nga pretendimet e tyre të mosbashkimit, i referoheshin edhe historisë. Dhe në referimit historik kishin marrë në konsideratë dy – tre figura, mos gaboj, kishin zgjedhur disa figura të jashtëzakonshme si, Moikom Zeqo dhe Kadri Roshi. Pa dyshim, s’kam ndonjë kontestim për këta dy personazhe, por kryetar i bashkisë një injorant besoj, nuk e di di çfarë ishte ndoshta komunist o enverist o mbeturinë, nuk e di pse ai harroi familjen Libohova…. Theksoj që nëse njihet Libohova, njihet nga Familja Libohova nga Kalaja e Libohovës, nga Sarajet e familjes Libohova, nga varret monumentale të familjes, nga kulla e sahatit e qytetit që janë aty të pranishëm që kur është themeluar ky quytet. Pra, nëse njihet Libohova, e nëse shkojmë në Libohovë, na shkon mendja te familja Libohova, te figurat madhore të Myfit dhe Eqrem Libohova e kështu me radhë. Dhe këta as i përmendin fare. Ndoshta kompleksi i inferioritetit, o ndoshta enverizmi që trashëgojnë i pengon seriozisht t’i referohen këtyre dy figurave. Për kryetarin e Bashkisë së Libohovës historia nga vitet ’45, a ’50, kur kanë lindur këta dy personazhe. Kështuqë, ndërsa i dëgjoja, po thoja me vete pse të mos mbyllen që nesër kjo bashki dhe të tjerat? More, që nesër, të mbyllet Bashkia e Libohovës, Bashkia e Selenicës, Bashkia e Patosit, Bashkia e Divjakës, e çfarë janë ato të tjerat që janë pa asnjë lloj vlere. Kryetarë bashkie pa asnjë lloj kulture, që nuk i njeh askush, këshilltarë injorantë, që rrin aty i marrin paratë e rrogën kot e kështu me radhë.
Jo se bashkohen me Ramën, të kuptohemi, por kur i shikoj këta që janë një neveri totale, që dalin flasin për bashkinë për sy e faqe, e nuk përmendin figurat më të njohura të historisë. Flasin për Bashkinë e Këlcyrës, e nuk përmendin familjen e madhe të Këlcyrëve që janë identiteti kombëtar, familjen Libohova që janë identitet kombëtar e kështu me radhë, këta duan që të ekzistojnë bashkitë e tyre. Jo! Që nesër të mbyllen. Që nesër. Herën e parë pse bashkohen me Ramën, herën e dytë që ndahen nga Rama vetëm për interesat e tyre të vogla…
Marrë nga një status i Kujtim Cakrani, 2 gusht 2026