back to top
22.9 C
Tirana
E mërkurë, 15 Korrik, 2026

Kur të bëhet pronë e sheikëve dhe izraelitëve, Shqipëria s’do të quhet më Shqipëri, e as ne s’do të quhemi shqiptarë! – nga Kim Mehmeti

Gazeta

Kim Mehmeti
Kim Mehmeti
Kur të bëhet pronë e sheikëve dhe izraelitëve,
Shqipëria s’do të quhet më Shqipëri, e as ne s’do të quhemi shqiptarë!
nga Kim Mehmeti

Studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut luftojnë për ta mbrojtur gjuhën e nënës, pa të cilën nuk mund të mbetesh shqiptar e as të mbrohet shqiptaria.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës bëjnë çmos për ta ngritur lart flamurin Kuq e Zi, sepse e dinë se ai ngërthen në vetvete të gjitha ditët e lavdishme dhe të errëta të historisë sonë kombëtare.
Shqiptarët e Malit të Zi i gëzohen çdo biblioteke në vendbanimet e tyre, duke e ditur se fjala e shkruar është kujtesa e së kaluarës së shqiptarisë.
Dhe, përderisa shqiptarët kudo që ndodhen bëjnë çmos për të ruajtur atë që i bën krenarë, Piktori vazhdon ta shesë mëmëdheun e tyre sikur të ishte pronë e tij private.
Pra, Piktori vazhdon të dhurojë e të shesë pjesë të mëmëdheut tonë, pa mbajtur llogari se, kur ai të bëhet pronë e sheikëve apo e izraelitëve, Shqipëria nuk do të quhet më Shqipëri, e ne nuk do të kemi më prej nga ta marrim emrin shqiptar!
E nëse vjen dita që e tërë Shqipëria të ketë fatin e Zvërnecit, atëherë jo vetëm që nuk do të kemi më prej nga ta marrim emrin me të cilin mburremi, por do të dëshmojmë edhe se nuk kemi merituar të kemi mëmëdhe.
Andaj, mos lejoni që Shqipëria të shndërrohet në Gaza. Çohuni dhe dëshmoni se e meritojmë të quhemi shqiptarë!
Marrë nga Muri i Fb Kim Mehmeti, 31 maj 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.