back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 3 Tetor, 2024

35 vjetori i Sheshit Skanderbeg në Paris nga Cezar Ndreu

Gazeta

Place de Scanderbeg (1405-1468) - Paris 1980
Place de Scanderbeg (1405-1468) – Paris 1980 

35 vjetori i Sheshit Skanderbeg në Paris

(Place de Scanderbeg) 

6-7 Maj 1980 –  6-7 Maj 2015

nga Cezar Ndreu

Paris, 6 maj 1980
Paris, 6 maj 1980

Pas një përpjekje rreth 10 vjeçare të Isa Ndreut dhe Lec Shllakut po edhe të Mërgatës antikomuniste, u bë e mundur nga Bashkia e Parisit që më 1978 të merrej leja që njerit nga sheshet e Parisit t’i vihej emri i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skanderbeg
Në atë kohë Kryetar i Bashkisë së Parisit ishte z. Zhak Shirak, i cili më vonë u bë President i Republikës Franceze!
Prej asaj dite të shënuar kanë kaluar 35 vjet, kanë kaluar 35 vjet nga ai manifestim madhështor mbarëshqipëtar i diasporës, ku erdhën shqiptarë nga e gjithë Bota ku jetonin si nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Australia, Zelanda e Re, po edhe mjaft nga Europa… e në veçanti Arbëreshët e Italisë të veshur me kostumet e tyre tradicionale të Pesqind viteve të shkuara që i dhanë ngjyrë kësaj feste shqiptare në Paris. Mori pjesë edhe i vëllai i Nënë Terezës Lazër Bojaxhiu, si dhe personalitete të shumta të historisë, artit, kulturës, klerikë… por që munguan përfaqesuesit e ish shtetit të dikurshëm totalitar shqiptar!!!

Manifestimi Arbëresh në Paris - 6 Maj 1980
Manifestimi Arbëresh në Paris – 6 Maj 1980

Qysh nga ajo Ditë e Madhe, janë të paktë shqiptarët që e dine se ky shesh ndodhet në Paris në Kryeqytetin Francez, dhe akoma më të pakët ata që e dinë se kush kontribuoi më së shumti për shpalljen e tij.
Organizatorët në atë kohë menduam, se në ky shesh duhej t’i shërbente diasporës shqiptare të mblidhej të paktën një herë në vit ditën e 28 Nëntorit, e të përkujtonte Nëntorët e lavdishëm si 28 Nëntorin e Krujës dhe 28 Nëntorin e Vlorës!!
Fatkeqesisht mund të thuhet se nuk u mblodhën as për njerin e as për tjetrin!!
Eshtë dëshpërues fakti se pikërisht Ambasada e Vendit tonë për, gjatë këtyre tri dekadave e gjysëm (pra as regjimi i djeshëm e as qeveritë e mbas ‘90) nuk ka pasë asnjëherë mirësinë ta përkujtojë këtë ngjarje të rëndësishme dhe këtë Shesh të Shqiptarëve midis Parisit!
Gjithashtu vlen të shënohet se në Shqipëri prej kohësh “ekziston” një shoqatë miqësie midis dy popujve me emër disi bombastik “Shoqata Frankofone”!! që dikur u krijua nga intelektualë!! por që më së shumti mund të ketë shërbyer për marrjen e ndonjë vize franceze se sa për ndonjë punë kulturore midis dy vendeve…
Sot kjo shoqatë ndoshta mbahet në këmbë për ndonjë bursë për fëmijët e “organizatorëve” në Universitetet e shtetin francez!!!
Po ashtu, vlen të nënvizohet se në këtë qytet ka mëse 25 vjet që jeton edhe kandidati shqiptar për çmimin Nobel në Letërsi, por as edhe Ai, s’është parë as të ketë shkruar e as të ketë folur ndonjëherë për kët evendiment, për kët sakrificë që bënë shqipëtarët e para 35 viteve, edhe pa përkrahjen e shtetit te tyre…!
Sepse këta shqiptarë të urtë dhe fisnikë asgjë në jetën e tyre nuk bënë thjesht për interesa vetjake, po veç e ndjenë si detyrë kundrejt Kombit dhe Atdheut të tyre!

Jacques Chirac - në Kopertinën e "Koha Jonë"
Jacques Chirac – në Kopertinën e “Koha Jonë”

Sot e përkujtojmë këtë ngjarje dhe të gjithë ata, me këto foto të marra nga Revista “Koha e Jonë” e atyre viteve, vepër monumentale e dy miqve dhe dy shokëve ish Normalistë Isa Ndreu dhe Lec Shllaku.

Medalja e Skënderbeut - e përgatitur nga Isa Ndreu (pjesa para)
Medalja e Skënderbeut – e përgatitur nga Isa Ndreu (pjesa para)
Medalja e Skënderbeut - e përgatitur nga Isa Ndreu (pjesa pas)
Medalja e Skënderbeut – e përgatitur nga Isa Ndreu (pjesa pas)
Historia e Medaljes Perkujtimore te Sheshit Scanderbeg
Historia e Medaljes Perkujtimore te Sheshit Scanderbeg

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.