back to top
23.8 C
Tirana
E hënë, 15 Qershor, 2026

35 vjet më pas kemi frikë të përmendim mbiemrin Agasi! – nga Ylli Dylgjeri

Gazeta

Ylli Dylgjeri & Bardhyl Agasi
Ylli Dylgjeri & Bardhyl Agasi
35 vjet më pas kemi frikë të përmendim mbiemrin Agasi!
nga Ylli Dylgjeri

I nderuar Bardhyl!
Duke të respektuar për heshtje e derisotme, duke të respektuar për vitet e kontributit tënd në PS-në e Durrësit, do të më pranosh një përgjigje që s’mund të rri pa ta thënë Ty dhe socialistëve naivë në atë sallë:
E para, nuk të uroj dot me gotë verë 34 mijë euroshe për 35 vjetorin e PS. Sepse në këto 35 vite u krijua edhe fenomeni Agasi i Ri.
Arsyet janë tashmë të shkruara në vite dhe në dhjetra raporte të zeza, botërore e vendore.
E dyta, nuk e meriton Ti të përshëndesësh socialistet që janë në kushtet e mbijetesës apo në emigracion!
E treta, as Unë nuk mund të pi, e nuk e mendoj dot verën 34 mijë euroshe që pinte evlati yt Agasi, si Socialist! U vra morali.
E katërta, ku është sot yt bir?
E pesta, Estrada e Durrësit po i ngjante sot Estradës së Ballshit.
Si prind, si baba i Ergysit kishe përgjegjësi derisa e bëre 18-të vjeç, më tej djali e ndërtoi vetë jetën, por duke u prezantuar si djali yt, me mbiemrin Agasi.
Vitet rrodhën, rrodhën me lajme të zeza, me krime, me frikën se “mos përplasemi” me Ergysin dhe sot… djali yt “ka humbur”.
Në këto vite emri Ergys Agasi, bëri histori të errët, bëri atë që në opinion kishin frikë të përballeshin me Ergysin, me binomim Bela-Agasi, me bandën rreth Tij, me urdhëruesit e Tij, me pronat e Tij. Pra, kapërcimi në 35 vite ishte i madh, i paparashikuar: Nga frika për t’u quajtur socialist në frikën për t’u përballur me Agasin e ri!
Ndaj, Bardhyl duhet të mendoheshe pak më shumë kur hype në atë Tribunë pseudosocialiste që Yt bir & Co e rrëzoi me bëmat e Tij…
Mirë mbetsh.
Marrë nga FB Ylli Dylgjeri, 25 maj 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.