back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Servete Maçi, mësuesja e shkollës së parë femërore në Tiranë…

Gazeta

Shkolla 7-vjeçare “Kongresi i Pёrmetit” -Tiranё 1955
Shkolla 7-vjeçare “Kongresi i Pёrmetit” -Tiranё 1955

Servete Maçi*,

mësuesja e shkollës së parë femërore në Tiranë

Servete Maçi (1901-1995)
mësuese e shkollës së parë femërore në Tiranë
e bija e patriotit të palodhur, tiranasit Musa Maçi,
një aktivist që kishte pësuar disa here burgime nga xhonturqit.
.
Shkolla "Servete Maçl" 2019
Shkolla “Servete Maçl” 2019

Servete Maçi e filloi mësimdhënien e gjuhës shqipe qysh në moshën 15 vjeçare. Shtyrë nga i ati, por edhe nga miqtë e të atit, Ibrahim Dalliu dhe Jusuf Elezi, ajo e filloi punën e saj me 35 nxënëse. Sipas kujtimeve të mësueses së parë veterane Servete Maçi (Petrela) të kësaj shkolle dalin këto të dhëna për hapjen e shkollës.

“Një grup patriotesh si Riza Jasa, mësuesi  erdhën në shtëpinë time (Servetes) dhe biseduan me babain tim. Ata i thane atij se kishin vendosur të hapnin një shkollë femërore shqipe dhe kërkuan që unë të isha mësuesja e parë atje. Unë dija vetëm të shkruaja dhe të lexoja. Babai im pranoi… Isha tepër e re, – shkruan ajo, – vetëm 15 vjeçe dhe kisha frike se a do të isha në gjendje ta përmbushja këtë detyrë për t’i mësuar vajzave gjuhën amtare siç duhej. Por, shokët e babait tim, në mënyrë të veçantë Ibrahim Dalliu, me bindën duke me premtuar se do të më ndihmonin sa herë të kisha nevojë”.
Shkolla shqipe që sot quhet shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Përmetit” është hapur më 1916 në kohën e pushtimit Austro-Hungarez. Godina ishte prona e Dullë Kanes. Ishte një ndërtese e vjetër e përbërë prej tri dhomash, dy nga të cilat ishin pa tavan. Kushtet e mësimit ishin fare të papërshtatshme, por megjithatë për mësimin e gjuhës shqipe në të shkruar e në të lexuar u përdor libri i abetares i Naim Frashërit.
Mësimi zhvillohej dy herë në ditë me përjashtim të ditës së enjte që zhvillohej vetëm para dite (ditë pazari). Pushimi bëhej ditën e premte. Armiqtë e tërbuar të shkollës shqipe ishin anëtarë të klubit Turk të Tiranës. Ata, duke e fyer, përpiqeshin që ta bënin Serveten të linte detyrën e mësueses, por nuk ia arritën qëllimit. Ajo u quajt “kaurreshe”, pra si një grua që kishte braktisur fenë islame. Të nxitur nga dallkaukët xhonturq disa fëmije rrugaçë e qëllonin me gurë, kur ajo vinte në shkollë ose kur kthehej në shtëpi, derisa një ditë arritën ta qëllojnë me gur në shpatullën e majte që i shkaktoi asaj lëngimin në shtrat për pesë muaj, por shkolla nuk u mbyll. Shpesh atë e shoqëronte e ëma ose nxënësja e saj Hatixhe Jasa. Vendin e mësueses e zunë ish-nxënëset e saj Hafsa Hasan Haxhimehmeti dhe me pas Alie Myrtezim Këlliçi, të cilat bënin mësim sipas udhëzimeve të mësuese Servete Maçit. Me gjithë kushtet e vështira (nxënëset ishin herë të zbathura e herë të pa ngrëna) ato mësonin me shumë dëshirë gjuhën shqipe në të shkruar e të lexuar. Ato gjithashtu mësonin edhe shumë këngë patriotike shqiptare. Një rol të madh në hapjen dhe organizimin e arsimit në zonat e pushtuara nga Austro-Hungaria (edhe në Tiranë) ka luajtur Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit në Shkodër dhe Drejtori i Përgjithshëm në atë kohë ishte Luigj Gurakuqi.
 
Në 1917, në Tiranë u hap një kurs pedagogjik. Në shkollën femërore erdhi mësuesja e kualifikuar Zenepe Reçi. Gjatë vitit 1920, nën qeverinë e Sulejman Delvines u bënë disa reforma. Sipas dokumentacioneve arkivale të Ministrisë së Arsimit të shtetit të ri shqiptar, data 29 gusht 1920, thuhet se në Tiranë krahas shkollave të tjera, shkolla femërore në rrugën e Dibrës do të kishte tre klasa me mësuese: Zenepe Reçi, Sailia (mbiemri nuk mund të lexohet), Alie Këlliçi dhe Hafsa Hasani.”
.
Marrë prej librit “Kujtime për shkollën e parë (laike) shqipe për vajza në Tiranë” (Dorëshkrim) nga Servete Maçi, faqe 33 si dhe nga libri “Historia e Tiranës” i Kristo Frashërit.
.
Marrë nga KultPlus.com, 1 shtator 2018
Mesuesja Servete Maçi dhe Rruga e Dibres...
Mesuesja Servete Maçi dhe Rruga e Dibres…

*Një sqarim i vogël:

Duke qenë se me 16 shtator 2019, ishte dita e fillimit të shkollës, dhe duke parë se shkollave nëShqipëri sivjet u mungojnë 100.000 nxënës, ndërkohë që qeverija dhe pushteti local inauguronin një shkollë… bëra një status paksa ironik: “100.000 nxënës më pak për 2019… Qeveriu e Bashkiu prenë shiritin e Safete Maçit! Ej, fifiuuuuu, Vini s’paku ndonjë emër Qiriazi!!!” status që u keqinterpretua! Së pari u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që u prekën nga përmendja e emrit të Servete Maçit, që unë gabimisht e kam shkruar Safete, për arsye të mosnjohjes sime… Gërmimi për kët emër, s’më dha asgjë që të kuptoja të vërtetën… Në të vërtetë emri u përdor si metaforë, që ndërsa shkollës kët vit i mungojnë 100.000 nxënës, (nuk kam informacion sa shkolla janë në prag të mylljes…) edhe një shkolle të re i vihet një emër minor… Edhe Motrat Qiriazi që përdora janë metaforë e madhe, sepse sot ka shkolla të tilla…! Asnjë qëllim jashtë këtij konteksti nuk ka… Unë mendoj se sot shkolla shqipe duhet të japë alarmin për ketë fakt… E sa për familjen Maçi, si tiranas që janë, dhe që ma merr mendja se edhe Servetja ështe bijë e këtij fisi… unë kam pasë miq të familjes bijtë e Halil Maçit: Musanë, Tomorrin dhe Kujtimin, për të cilët kam respektin më të madh, sepse kam ndarë një pjese të rëndësishme të jetës me ta… nuk është i drejtë keqinterpretimi i një metafore… Gjithsesi u kërkoj ndjesë kujdo që është ndjerë i prekur prej këtij statusi që shpreh shqetësim tim për shkollën, përtej përmendjes së një emir tejet të panjohur për mua… Ky shkrim I vendosur në faqen time vlen për të gjithë ata si unë që nuk e njohin mësuese Servete Maçin…

jozef radi, 17 shtator 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.