back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 8 Tetor, 2024

30 maj 1913… – Njohja ndërkombëtare e Shqipërisë “Londineze” nga Saimir Z. Kadiu

Gazeta

Harta të Shqipërisë "Londineze"
Harta të Shqipërisë “Londineze”

30 maj 1913… Njohja ndërkombëtare e Shqipërisë “Londineze”

nga Saimir Z. Kadiu

Traktati i Londrës u nënshkrua 108 vjet me parë, me 30 maj 1913 në vijim të Konferencës së Londrës 1912-1913.
Ky traktat lidhet me armëpushimin midis palëve pas Luftës së Parë Ballkanike dhe korrektimet territoriale në dëm të Perandorise Osmane.
“Personazhet” e Traktatit te Londrës ishin Liga Ballkanike që përbëhej nga Serbia, Greqia, Mbretëria e Bullgarisë dhe Mali i Zi, Fuqitë e Mëdha (Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria, dhe Italia) dhe Perandoria Osmane.
Austro-Hungaria dhe Italia mbështeten fuqishëm krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Rusia mbështeti pa rezerva Serbinë dhe Malin e Zi. Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar qëndruan neutrale.
Roli i Kontit Leopold Berchtold, Ministër i Jashtëm i Perandorisë Austro-Hungareze në këte periudhë ishte vendimtar për njohjen e shtetit të ri shqiptar…
.
Tirane - Rruga Leopold Berthold!
Tirane – Rruga Leopold Berthold!
Eshtë një turp i madh që në Tiranë ende nuk kemi një monument të tij. Jemi mjaftuar me një rrugë në një zone periferike të Tiranës që lidh Brrylin me Rrugën Ali Demi (ky emërtim u vu në kuadër të 100 vjetorit të Pavarsisë) dhe me një bust në Shkodër…
Anëtarët e Ligës Ballkanike ishin kundër krijimit të një shteti të pavarur shqiptar dhe kërkonin ndarjen e territoreve shqiptare midis tyre.
Shqiptarët e kundërshtuan vendimin e Fuqive të Mëdha duke e quajtur këtë traktat një padrejtesi për kombin shqiptar, pasi 40% e popullatës dhe më shumë se gjysma e territorit mbeti jashtë kufijve të saj. Kosova çamëria, viset ne veri perëndim të Shqipërisë iu dhuruan Sërbisë, Greqisë dhe Malit të Zi.
Si të mos mjaftonte kjo padrejtësi, përcaktimi i kufijve sipas Protokollit të Firences (17 dhjetor 1913), u kundërshtua nga popullsia minoritare greke në Jug të Shqipërisë të cilët u ngritën në revoltë dhe me mbështetjen e plotë të kryeministrit grek Elefteros Venizellos deklaruan Republikën e Autonome të Epirit të Veriut të kryesuar nga Jorgos Zografi që u njoh si rajon autonom nën termat e Protokollit të Korfuzit (17 maj 1914). 
.
Konferenza e Londres 1913
Konferenza e Londres 1913
Por këta terma nuk u zbatuan kurrë si pasojë e fillimit të luftës së Parë Botërore dhe u anulluan nga Konferenca e Ambasadorëve në vitin 1921.
Komunistët shqiptarë në vitin 1945 si fitimtarë të pasluftës, duke injoruar historinë u lidhën ngushtësisht, ideologjikisht dhe ekonomikisht me shtetet sllave që kishin qënë historikisht kundër krijimit të një shteti të pavarur shqiptar!!!
Në vitin 1960, “Vëllai i madh i popullit shqiptar” dhe “Qytetari i Nderit i Tiranës”, lideri sovjetik Nikita Hrushov, pasi ishte takuar me politikanin dhe ish kryeministrin grek Sofokli Venizellos, (të birin e kryeministrit grek të përmendur më lart, Elefteros Venizellos) i kërkoi Enver Hoxhës që t’i jepte autonominë minoritetit grek…
Përfundimisht Traktati i Londrës pavarsisht kundërshtive njohu pavarsinë e Shqipërisë në kufijtë që kemi sot. 
Prandaj sot mund të themi që 30 maji 1913 është dita e Shqipërisë Londineze dhe njohja zyrtare ndërkombëtarisht e shtetit të pavarur shqiptar. 
.
Konferenca e Londres - mbylli vendimet e saj me 29 korrik 1913
Konferenca e Londres – mbylli vendimet e saj 1913
Marre nga Muri i Fb i nga Saimir Z. Kadiu, 30 maj 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.