back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Autobiografi e Eqrem Bej Vlorës

Gazeta

Eqrem Bej Vlora (1885-1964)
Eqrem Bej Vlora (1886-1964)

Autobiografi e Eqrem Bej Vlorës

 
Zoti Kryetar
Në përgjigje të letrës Zotnis Suj Nr. 33, me datë 20.8.1940. XVIII, me të cilët patët mirësinë të më kërkonit jetëshkrimin tim, fotografinë dhe listën e veprave që kam botuar, (me qëllimin fort të nderuar për mua) t’i bashkoni ato të autorëve të tjerë të këtij instituti të naltë në një botim kujtimor që do të nxirrni në dritë, vrapoj t’ju çoj bashkangjitur këtu, lëndën e nevojshme që më përket.
Përfitoj nga rasti për me ju përsërit Zoti Kryetar, çfaqjen e ndjesinave nderimtare.

Në Ministrinë e Turizmit - Niccolo Lo Russo Atoma, Eqrem Bej Vlora, Dhimitër Beratti, Hilmi Leka
Në Ministrinë e Turizmit – Niccolo Lo Russo Atoma,
Eqrem Bej Vlora, Dhimitër Beratti, Hilmi Leka

Jetëshkrimi im

Kam lindur në Vlorë, me 27 nëndor 1886. Ati im asht, Sureja Bej Vlora; Mama – Myhrie Vlora – e lindur Toptani.
Studimet e mia fillore edhe të gjimazit ultë (tyrqisht dhe gjermanisht) i kam bërë në Vlorë, me mbësues privat, që mbanim në shtëpi. Mësimet gjinasiale (obergjimnasium) I kam bërë në Vjenë në K. & K. Theresianiche Akademie. Mbas mbarimit kam vazhduar po në atë shkollë në pjesën e quajtur – Orientaliche Akademie – nga e cila kam dalë më 1907.
Kam punuar në Stamboll, në Ministrin e Punëve t’Jashtme – ndihmës këshilltar ligjor – me gradin sekretar i III.
Fac-simile nga jetëshkrimi i Eqrem bej Vlorës (2)
Fac-simile nga jetëshkrimi i Eqrem bej Vlorës (1)

Kam marrë pjesë në disa misjone

1)Misjon për vijën e hekurt të Hixhazit
2)Misjon përshëndetjeje Carit të Rusisë nga ana e Perandorit Osmanlli
3)Misjon studimi në Anadoll e në Qyrdistan
4)Misjon studimi në Misir e në Sudaj, u emnova më 1909, sekretar i II, më 1911 kalova në gradin e sekretarit të I.
1912, gusht, tue qenë se ndodhesha me leje në Vlonë, me të plasur lufta ballkanike, u emnova (me dekret të komandës përgjithshme) komandant i vullnetarvet krahinavet sabriet në frontin e Himarës.
Në nëndor 1912, u zgjodha përfaqsues i Vlonës në mbledhjen kushtetuese që çpalli Pavarësin’ e atdheut t’onë më 28 nëndor 1912. Në Shëndre t’ati viti, u zgjodha Senator. Në këtë cilësi qëndrova deri më 7 mars 1914.
Qesh me misjon mot mot përanë Princit ëied në Berlin. Mora pjesë si përfaqësues i Shijakut në misjonin e posatshëm, i ngarkuar për paraqitjen e Kurorës Shqiprisë, Princit. Në 16 mars 1914, u emnova Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë Punve t’Jashtme në kabinetin e Turhan Pashës.
Shkatërrimet që pruri lufta e Përgjithshme, më larguan nga Atdheu.
U ktheva në 1920. Më 1923, u zgjodha përfaqësues’ në Kuvendin Kushtetues. Në 1925, Senator për Prefekturën e Vlorës. Në 1927, me gradin e me titull – Ministër Resident – u dërgova si përfaqsues në legatën ë Londrës. Më 1929, u
pranova si Këshilltar – ligjor në Ministrinë e Punve t’Jashtme, gjashtë muaj. Në 1930, qëndrova përfaqësues në Legatën e Athinës. Më 1933, u emënova Drejtor Politik në Ministrin e Punve t’Jashtme me gradin Ministër Fuqiplot’ i klasit I. Më 1937, u zgjodha përfaqsues i Vlonës në Dhomën e Deputetëve. Më 12 prill 1939, mora pjesë si antar në mbledhjen e Kuvendit Kushtetues, që vendosi bashkimin e Shtetit Shqiptar me atë italian nën kurorën e lumnueshme të Mbretit Perandor.
Më 1939, shtator u emnova Këshilltar’ i Shtetit. Më 1940, u emnova, duke mbajt këtë cilsinë, me detyrën – Shefi i ceremonivet i Mbëkëmbësis Mbretnore – në Tiranë.
Në vazhdim të kësaj kohe, pata lumturisht rastin dy herë të shëtis anëmbanë gjith’ Shqipninë. Në 1908, katër muaj rresht, në 1910 pesë muaj.
Tue qenë se udhtimi im ish nji ekspeditë e pajosur me çdo mjet, pata mundësinë të njoh popullin edhe tokën Arbnore me çdo kand, edhe ma të voglin.Jam marrë pra, shtytur nga dëshiri i përhapjes kësaj dijenis, me shkrime, herë serjoze, herë propagandiate, mbi Shqipninë në fletore të ndryshme të Stambollit (Stambul Germanisht, nouvelle Turquie: frëngjisht) të Vjenës (Neve Freie Presse: germanisht): Reichspost: germanisht).
Fac-simile nga jetëshkrimi i Eqrem bej Vlorës (2)
Fac-simile nga jetëshkrimi i Eqrem bej Vlorës (2)

Librat e botuar prej meje janë këto:

1)Ziele und Zukunft der Albaner/Merke ron jeb Arolv, Wien 1908 (Verlag Karl Fromme)
2)Shënime mbi shkrimin e vjetër Pellazgjit (asht nji studim, që ka për bazë përkthimin e një pjesës përkatëse kësaj çeshtjes në librin e Dr. Georg Hahn “Albanische Studien VI. I”) Stamboll 1909.
3)Aus Berat und vom Tomor “Tagebuch blatter von Ekrem Bej Vlora – Sarajevo 1910
4)Die Wahrheit uber das Vorgehn der Jungturken in Albanien Von E. b.Vlora – Wien 1910 (Verlag Karl Fromme)
5)Le Doleanse del popolo Albanese . E. b. Vlora – Stamperia della Tribuna – Roma 1913
6)Spuren Gotischer Kultur in Jewohnheitsvecht der Albaner” von Ekrem Bej Vlora – Kunohen 1936 – Druckerei des Volkischen Beobachters –
7)Në përgatitje shtypi kam: “Saggio e raccolta di elementi per una monografia di Valona”
Fac-simile nga jetëshkrimi i Eqrem bej Vlorës
Fac-simile nga jetëshkrimi i Eqrem bej Vlorës

Dekoratat që kam janë këto:

1907 – Medalje e Hixhazit
1908 – Komandor i Urdhrit Mexhidije
1908 – Oficer i urdhrit Leopold i Belgjikës
1909 – Komandor’ i urdhrit Shiri Hurshid i Persisë
1913 – Medalja e Luftës Ballkanike
1914 – Komandor’ i Urdhrit Shkaba Shqipërisë
1915 – Komandor’ i Urdhrit – Franz Jozef i Austrisë
1927 – Oficer i Math i Urdhërit – Korona d’Italia-
1934 – Oficer’ i Math i Urdhrit San Sava i Jugosllavisë
1935 – Oficer’ i Math i Urdhërit – Kunora Rumenisë –
Tiranë, më 19.9.1940 /XVIII/

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.