back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

⁠Lije Broci rrëfen: I di vrasësit e djalit, shteti s’më lejon të rihap dosjen – nga Përparim Halili

Gazeta

Heronjtë e 2 prillit 1991
Heronjtë e 2 prillit 1991

Lije Broci rrëfen: I di vrasësit e djalit, shteti s’më lejon të rihap dosjen 

nga Përparim Halili

Ndërsa ka dekoratën, portretin e të birit, memorialin dhe lulet që i çon PD çdo 2 prill, nënës së Arben Brocit dhe familjeve të tre martirëve të tjerë të dëshmorëve Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, u mungojnë fëmijët. 
Nën Lije Brocit, i mungon Arbeni, djali inteligjent dhe një prej të rinjve që në vitin 1991, njihej si potencial për të ardhmen e vendit. 
Për Lije Brocin, tre janë personat që urdhëruan vrasjen e katër dëshmorëve dhe plagosjen e disa dhjetra të tjerëve: Ramiz Alia, Fatos Nano dhe Gramoz Ruçi, që sipas saj, mbajnë mbi supe përgjegjësinë e krimit të 2 prillit 1991.
Kurse, për herë të parë, nëna e Arben Brocit, flet dhe për atë që sipas saj ishte ekzekutori faktik i masakrës. “Kam njohur atë që vrau djalin tim. E kam njohur ashtu si rastësisht, personin që ka shtënë mbi djalin tim…”, – thotë ajo. 
Lije Broci, betohet për gjakun e të birit dhe ëndërron të rihapë gjyqin, por mbetet e zhgënjyer sepse, nuk i është mundësuar kjo gjë. Sipas Lije Brocit, vrasja ka qenë e qëllimshme. Im bir ishte planifikuar që të vritej. Ai e dinte këtë dhe shpesh më thoshte, se do të më vrasin nënë, por ti duhet të jesh e fortë.

Shkodër… 2 prill 1991
Shkodër… 2 prill 1991

.
Ishte pikasur që në dhjetor të vitit 1990, në takimin që studentet e “Dhjetorit 90”, patën me presidentin e asaj kohe, Ramiz Alinë. Pas fjalës mashtruese të Alisë, im bir ka kundërshtuar, duke i kujtuar qëllimin e atij takimi, pluralizmin.
Madje me tej, nëna e Brocit, kujton një detaj interesant, që djali ia kishte rrëfyer. 
Ja detaji: “Kur dolën nga takimi, – Beni më tregoi se – Ramiz Alia i kishte kapur lehtë flokët. Ishte si veprimet e Enver Hoxhës, që u rrihte shpatullat atyre që donte t’i eliminonte…” 
Beni e kishte kuptuar këtë fakt dhe e ruajtën rastin në 2 prill. 
Nëna e Arben Brocit, dëshmon gjithashtu, se pas vrasjes së të birit, shteti komunist ka shpejtuar ta mbyllë këtë çështje, ndërkohë që po kaq heshtur, ka qëndruar edhe lidershipi i PD i kryesuar nga ish-komunisti Sali Berisha. 
Sipas Lije Brocit, dy muaj pas ngjarjes, familjarët e Brocit janë thirrur nga Ramiz Alia. Sipas saj, edhe pse nuk donte në fillim, më pas e shtyu kurioziteti. 
“Ramiz Alia, – thotë ajo, – më është lutur ta mbyll çështjen. Ti, më tha, – duhet të falësh, ose të dhurosh gjakun e djalit tënd. Ne mund të përgjigjemi dhe me lekë, sa të duash, në miliona. I jam përgjigjur, – thotë nëna e Arben Brocit, se – edhe sikur të më shtrojnë me ar të gjithë Shqipërinë nga Vermoshi në Konispol, nuk e fal gjakun e tim biri…” 
Ramizi më pyeti, nëse e dinte njeri tjetër, faktin që ajo gjendej në takim. 
I thashë, se kam biseduar me doktorin, (Berishën) dhe se kanë ardhur me mua të paktën 2 mijë shkodranë. 
I thashë Ramizit, se dhe një fije floku po të më preket, do të bëhet nami në Tiranë. Kur dola prej takimit dhe shkova në Shkodër, nuk kam folur me askënd deri sa mbërrita në shtëpi. Kërkoj hapjen e dosjes së atij krimi, nuk më japin këtë të drejtë.

Vajtimi i Heronjve te 2 Prillit 1991
Vajtimi i Heronjve te 2 Prillit 1991

**

Arben Broci – Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student – Vrarë: 2 prill 1991 – Vendi: Shkodër – Motivi: Politik

⁠**
Bujar Bishanaku – Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student – Vrarë: 2 prill 1991 – Vendi: Shkodër – Motivi: Politik
⁠**
Nazmi Kryeziu – Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student – Vrarë: 2 prill 1991 – Vendi: Shkodër – Motivi: Politik
⁠**
Besnik Ceka – Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student – Vrarë: 2 prill 1991 – Vendi: Shkodër – Motivi: Politik
10 gusht 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.