back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Zoti Basha: Atë që bën logjika s’e bën blindi!!! – nga Prof. Gëzim Xhepa

Gazeta

Prof. Gëzim Xhepa
Prof. Gëzim Xhepa

Zoti Basha: Atë që bën logjika s’e bën blindi!!!

nga Prof. Gëzim Xhepa 

Zoti Basha,
Si firmëtar i 11 dhjetorit, por jo anëtar i Partisë që prej 1994, si i djathtë koservator në gjenezën time familjare, si intelektual, ju bëj thirrje publike dhe të sinqertë t’ia kurseni Partisë së idealeve të Dhjetorit, Partisë së Studentëve dhe Intelektualëve të rinj të Shqipërisë 1990, këtë maskaradë konfliktuale!!!
Përgjegjësia e ruajtjes së unitetit të familjes politike është gjithnjë e kryefamiljarit!!! Zgjidhje nuk është hermetizimi por votëbesimi!!! 
Kjo është rrugë pa krye!!! 
Dilni si burrë në zgjedhje dhe provoni mbështetjen tuaj përballë non-gratës apo kujtdo tjetër!!! 
“Nuk ju do Amerika” – nuk është argument – “Nuk ju do masa e Partisë” është argument!!!
Nga ana tjetër, Doktor ka ardhur koha të dëshmoni që ju dhemb Partia, lider historik i të cilës jeni!!! 
Çblindimi i selisë nuk është akti final, por akti final, për mendimin tim modest, është të uleni, nëse hyni në seli, në një akt kalorsiak në tavolinën e bisedimeve, si i barabartë me atë që ju e quani Ish lider dhe në prani të kamerave të ngrini platformën e zgjedhjeve të barabarta për këdo nga kandidatët në garë!!! 
Mos harroni se Partia nuk ka luksin të humbë asnjë anëtar, qoftë dhe pakicë mbështetëse e Bashës, siç pretendon komisioni i rithemelimit!!! 
Kjo do rrisë besimin tek skeptikët, se keni reflektuar, duke bërë divorc përfundimtar nga rryma autokratike në shkelje të meritokracisë që solli këtë situatë, në Partinë që udhëhoqët de juro në 23 vite!!!
Doni s’doni ju, strukturat paralele ekzistojnë…, dhe u takon të bashkërendojnë aktivitetin për zgjedhje jokonfliktuale gjithëpërfshirëse, në emër të ruajtjes së Partisë!!!

Air Albania - 11 dhjetor 2021
Air Albania – 11 dhjetor 2021

 

Godina e PD - 6 janar 2022
Godina e PD – 6 janar 2022

Të nderuar deputetë! 
Ka ardhur koha t’ia shpërbleni z. Basha nderin që u bëri duke ju futur në listat zgjedhore!!! Të fshiheni prapa gishtit nuk është zgjidhje!!! Kontribuoni në zgjidhjen paqësore të krizës së Partisë që përfaqësoni!!! Mosangazhimi do rëndojë mbi gjithsecilin prej jush, si bashkautorë të situatës konfliktuale!!!
Së fundmi, si intelektual i paangazhuar politikisht, por që më dhemb Partia e idealeve dhjetoriste, pasi gjithnjë kam shpresuar në orientimin e djathtë konservator të saj, ju drejtohem juve z. Basha t’i hiqni blindat dhe pritini dinjitoz përfaqësuesit e fraksionit kundër jush!!! 
Përpara nuk janë kriminelë dhe drogmenë, por militantë që ju kanë mbështetur në të drejtë dhe gabuar!!! 
Atë që bën logjika nuk e bën blindi!!!
Ishte truri që na shkëputi nga bota shtazore dhe na bëri sundues të planetit si specie!!!!
Zoti Basha të mbrosh Partinë nuk do thotë të tradhëtosh Amerikën!!! 
Të gjesh kompromisin në bazë do të thotë të mbrosh këndvështrimin tënd proamerikan!!! Amerikës dhe popullit shqiptar, i duhet masa opozitare dhe jo një seli e blinduar konfliktuale!!!
Zoti qoftë me ju dhe t’ju kthejë arsyen për ta shndërruar ditën e sotme, nga një ditë konflikti dhe përçarjeje, në një ditë unifikimi dhe fuqizimi!!!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

.
e shtune, 8 janar 2022, ora 8.30

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.