back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Zhavorr snobesh – nga Artan Gjyzel Hasani

Gazeta

Artan Gjyzel Hasani
Artan Gjyzel Hasani

Zhavorr snobesh

nga Artan Gjyzel Hasani

Para pak ditësh sekti i snobëve të “Pejzazhe të Fjalës” duke trajtuar një problematikë që për hir të së vërtetës deri diku qëndron, ndër të tjera, sulmoi edhe Etëhem Haxhiademin, te konsideruar nga studiuesit “Babai i tragjedise shqipe” dhe kështu, duke menduar të forconin pikëpamjen e tyre, e fundosën argumentin. Bënë hara-kiri.
Të sulmosh Haxhiademin pse nuk shkruajti sipas shijeve të lexuesve që do të lindnin një shekull pas tij është njësoj si të përbuzësh Mozartin pse nuk kompozoi hip hop.
Haxhiademi është klasik dhe nuk mund të rrëzohet nga snobët. Snobët mund të ngrejnë e të ulin të ngjajshmit e tyre, por jo një klasik. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se klasikët nuk i kanë ndërtuar vetë përmendoret e tyre, por ua ndërtoi Koha. Madje ata ikin nga kjo bote pa e mësuar kurrë këtë nderim që iu bëri Koha.
Nuk po zgjatem më shumë, pasi snobët e morën përgjigjen për zhavorrin e tyre nga emra të nderuar të kulturës letrare si Jozef Radi, Robert Martiko apo Visar Zhiti.
Por edhe vetë Haxhiademi ua ka dhënë përgjigjen në vargjet e tij atyre që përbuzin çdo gjë të mëparshme dhe që kujtojnë se bota, arti dhe filozofia kanë lindur bashkë me ata vetë:

Disa nga veprat e Et'hem Haxhiademit
Disa nga veprat e Et’hem Haxhiademit

“Por ah, kujt ti thuësh për punë të shkueme,
Kur bij rrebelësh rrijn me duër përveshë
Edhe lëpijnë me shij’ ndër en’ të shpuëme
Të mbetuna prej gjellësh tyke qeshë?

E duën të dijn’ për veprën e mbaruëme
Këta qi fati nalt i ngriti peshë?
Këta i tallin t’gjithë ata qi hoqën
Dhe për të shtruë tryezën u përpoqën!

Ah, jo, nuk trembem un nga disa çuna
Qi dalin nga nji herë e shesin mend
Dhe mbarë as fare nuk u eci puna
Mbasi detyrën shpërdoruën pa vend

E si ç’më ra në vesh, sa bes’ s’u zuna,
Nga vjedhja n’burg i vun të han’ me qent
Këtyne u kujtoj pra qi godita
Ca përmendore porsi piramida.”
(14.III.1937)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.