back to top
22.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

Zef Mirdita babai i “Dardanisë antike” – nga Fahri Xharra

Gazeta

Zef Mirdita (1936-2016)
Zef Mirdita (1936-2016)

Zef Mirdita babai i “Dardanisë antike”

nga Fahri Xharra

Burri i shqiptarisë Zef Mirdita, një jetë të tëre ia kushtoi historisë, të kaluarës dhe rrënjëve tona të lashta. Ishte një humbje e madhe për kombin kalimi i tij në amshim, dhe si shqiptarë ne do ta ndjejmë shumë mungesën e tij.
Zef Mirdita u lind në Prizren, më 13 mars të vitit 1936. Shkollën fillore e kreu në Prizren, ndërsa gjimanzin klasik, respektivisht interdioqezian, në Pazin dhe në Zagreb… kurse vazhdimi i jetës së tij ishte historia, zbardhja e saj, ndaj referimi në studimet e Zef Mirditës na jep nderë; na jep krenari për ballafaqim edhe me mohuesit më “bindës” të huaj dhe vendas të së vërtetës shqiptare.
Në Fakultetin Katolik Teologjik në Zagreb, më 1958, apsolvoi Filozofinë, por qëllimi i tij ishte filozofia e historisë kombëtare. Për kundër studimeve teologjike ai kurrë s’e harroi kombin e vet. Kjo ia rriti vlerën edhe më shumë si njeri, si studjues, si teolog dhe si historian.
Në vitin shkollor 1959/60, Zef Mirdita u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit – Dega e Historisë.
Është shembull në veti por i ngjashëm me një numër të madh të teologëve shqiptarë, që përkundër caktimit të përkushtimit jetësor, atij historia e kombit me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saja nuk iu nda kurrë nga mendja. E madhe!
Zef Mirdita - Dardanci i Dardanija u antici
Zef Mirdita – Dardanci i Dardanija u antici
Mbas kthimit në Prizren, më 8 shkurt të vitit 1966, ai punon si profesor në gjimnaz, në shkollën e mesme të muzikës dhe në shkollën e mesme të mjekësisë, ku ligjëroi histori, sociologji, gjuhë latine dhe gjuhë frënge, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, serbe dhe turke.
Pse, mu në vitet e 66-ta të shekullit të kaluar u kthye në vendlindje? Pyetje e tepërt për ata që i njohin zhvillimet politike në Ish Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë.
Të vazhdojmë gjithnjë duke i pasur parasysh rrethanat lehtësuese politike të Kosovës në atë kohë, kur Zef Mirdita ishte më se i nevojshëm për arsimin dhe emancipimin shkollor të shqiptarëve: Nga 1 janari i vitit 1967, Zef Mirdita kaloi në Prishtinë si asistent në Katedrën e Historisë, Dega e Historisë Antike, dhe më 3 nëntor 1972, doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit me temën “Dardanci i Dardanija u antici” (Dardanët dhe Dardania në Lashtësi).
E madhe!
Një definicion shumë me vlerë për të cilin edhe sot nuk jemi aq të vetëdijshëm është: “Lugina e Vardarit dhe e Drinit e ka mundësuar ndikim e arealit të Egjeut dhe të Adriatikut në ato anë. Etnologjia bashkëkohore ka treguar se të dy kulturat (ajo Dardane dhe Maqedonase ver.) të krijuara nga njerëzit që i përkisnin së njëjtës racë, mund të dalloheshin ndër veti aq sa është ndryshimi nga dy grupe të njëjtit komb në largësi jo relevante ndërmjet veti.” Pra, ishin një!
Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe kroatisht, Zef Miridita botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika, etj., po ashtu përktheu disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht..
Duhet “pushtuar” bota me studimin e Zef Mirditës dhe të mbyllën gojët e pa mbyllura kurrë për shpifje se: “Më tutje duhet të ceket që nocionet Maqedonia gjegjësisht Dardania tek autorët antikë janë figurim administrativ-politik, e jo ndryshime etnografike. Këtë e vërtetoi kur që të dyjave iu humbi pavarësia dhe ranë nën sundimin romak!” Pra?
Zef Mirdita - Vlasi u Historiografiji
Zef Mirdita – Vlasi u Historiografiji
Prej 1 marsit të vitit 1993 ka punuar si këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë, ku ka udhëhequr projektin “Vlasi – starobalkansko stanovnistvo od povisjene pojave do danas” (Vllehët – popullatë e vjetër ballkanike që nga fillet historike e deri më sot).
“Vllehët – popullatë e vjetër ballkanike, që nga fillet historike deri më sot” do t’i zgjidhë shumë enigma të mbetura në orekset e ardhacakëve të vjetër dhe të rinj.
Zef Mirdita ishte njeri i madh, e tillë po edhe më e madhe mbetet vepra e tij kolosale historike dhe historiografike.
.
Marrë nga https://njekomb.org/zef-mirdita-babai-i-dardanise-antike/
.
Zef Mirdita - Religija i Kultovi Dardanca i Dardanije u Antici
Zef Mirdita – Religija i Kultovi Dardanca i Dardanije u Antici.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.