back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

www.radiaandradi.com – në një udhëtim nëpër eventet dhe realizimet e vitit 2018

Gazeta

2018 - Radiandradi.com
2018 – Radiandradi.com

www.radiaandradi.com –

në një udhëtim nëpër eventet dhe realizimet e vitit 2018

Ermira Xhomaqi Godo - Pertej Harrimit
Ermira Xhomaqi Godo – Pertej Harrimit
-20 shkurt 2018, botohet libri “Përtej Harrimit” me autore Ermira Xhomaqi, ku Jozef Radi është redaktor dhe autor i Parathënies së Librit.
Botim i Institutit SKPK (ISBN 978-9928-168-70-2; Faqe 463; Formati 14.8×21)
ISKK - Enciklopedia e Historisë së Botës - përkth. Lazër Radi
ISKK – John Bowle Enciklopedia e Historisë së Botës –
përkthyer nga Lazër Radi
-20 mars 2018 – botohet përkthimi i Lazër Radit i veprës madhore: “Enciklopedi e Historisë së Botës”, nga John Bowle, Redaktoi Jozef Radi.
Botim i Institutit SKPK. (ISBN 978-9928-168-66-5; Faqe 527; Formati 21×29.7)
.
Lazër Radi - “Mjegullnaja e nji kohe të Largët” - Prizreni
Lazër Radi – “Mjegullnaja e nji kohe të Largët” – Prizreni
-11 Qershor 2018, – fillon Kolana e Veprës së Plotë të Lazër Radi.
Vepra e Parë e Kolanës, Vëllimi i parë i Trilogjisë: “Mjegullnaja e një kohe të Largët” – Prizreni – paraqitet në Panairin e Prishtinës 2018. Shtëpia Botuese “Jozef” – (ISBN 978-9928-241-85-6; Faqe 446; Formati 14.5×21)
.
Kopertina "Mirash Ivanaj" Ministri i Hekurt - nga Lazer Radi
Kopertina “Mirash Ivanaj” Ministri i Hekurt – nga Lazer Radi
-18 korrik 2018, paraqitet për herë të parë Vepra e Gjashtë e Kolanës: “Ministri i Hekurt – Mirash Ivanaj”.
Shtëpia Botuese “Jozef” – (ISBN 978-9928-241-91-7; Faqe 340; Formati 14.5×21)
.
Rrugës për Prizren - Nikolin Kurti, Jetnor Maxhari, Nikoll Loka, Jozef Radi
Prizren 2018 – Nikolin Kurti, Jetnor Maxhari, Nikoll Loka, Jozef Radi
-21 korrik 2018, promovohet në qytetin e Prizrenit, libri kushtuar këtij qyteti, “Mjegullnaja e një kohe të Largët” – Prizreni – ku krahas prezantimit e promovimit nga organizatorët, morën pjesë: Jozef Radi – Autor i Kolanës – Botuesi “Jozef”, dhe studiuesi Nikoll Loka, i cili mbajti edhe diskutimin kryesor. Për të ftuarit u organizua edhe nji darke.

Posteri i Konferencës - 25 Shtator 2018
Posteri i Konferencës – 25 Shtator 2018
-27 qershor 2018, Jozef Radi në bashkëpunim me Fondacionin Ivanaj dhe Shtëpinë Botuese “Jozef”, vendosën organizimin e Konferencës Jubilare me titull “Në emër… të Kulturës…” në nderim të 20 vjetorit të vdekjes së Lazër Radit, 65 vjetorit të vdekjes së Mirash Ivanajt dhe 130 vjetorit të lindjes së Martin Ivanajt.
.
Pertefe Leka duke folur në Dokumentarin për Mirash Ivanajn
Pertefe Leka duke folur në Dokumentarin për Mirash Ivanajn
-25 shtator 2018, në sallën e Fondacionit Ivanaj u organizua konferenca “Në emër… të Kulturës”, ku të pranishëm ishin më shumë se 120 personalitetete, e ku 10 lektorë referuan tema rreth këtyre tre personaliteteve dhe vlerave të tyre.
Ftesat e Konferences
Ftesat e Konferences
-25 shtator – 2 tetor 2018, në bashkëpunim me gazetaren Admirina Peçin dhe Report TV – u shfaqën dy pjesë të dokumentarit “Hakmarrja e Diktatorit”, mbështetur në librin “Ministri i Hekurt – Mirash Ivanaj”, vepër e posabotuar e Lazër Radit.
.
Konferenca: "Në emër të... kulturës" - 25 shtator 2018
Konferenca: “Në emër të… kulturës” – 25 shtator 2018

 -25 shtator – 28 shtator 2018, – Konferencën “Në emër… të Kulturës”, e përcollën televizionet ABC News, Vizion Plus, Zëri i Amerikës, Albania Culture, RTSH i krijoi hapsirë emisioni “Mirmëngjes Shqipëri”; Radio Tirana për Diasporën dhe Radio 7.

-30 shtator 2018, – botohet vëllimi i dytë i Trilogjisë së Jetës së Lazër Radit: “Gjurmat e nji Ditari të Djegun” – Shkodra, Vepra e Tretë e Kolanës.
Shtëpia Botuese “Jozef” –(ISBN 978-9928-280-07-7; Faqe 490; Formati 14.5×21).

Lazër Radi - “Gjurma të nji Ditari të Djegun” - Shkodra
Lazër Radi – “Gjurma të nji Ditari të Djegun” – Shkodra
-10 tetor 2018, – botohet vëllimi i tretë i Trilogjisë së Jetës së Lazër Radit: “Vorbulla të Jetës Universitare” – Roma, Vepra e katërt e Kolanës.
Shtëpia Botuese “Jozef” – (ISBN 978-9928-280-08-4; Faqe 634; Formati 14.5×21)
.
Lazër Radi - “Vorbulla të Jetës Universitare” - Roma
Lazër Radi – “Vorbulla të Jetës Universitare” – Roma
 -15 tetor 2018, në Shijak TV, në emisionin “Rrno për me tregue”, me drejtues Nebil Çikën – për rreth një orë u fol rreth jetës dhe veprës së intelektualit Lazër Radit.

"Rrno per me tregue" - Jozef Radi flet për veprën e Lazvr Radit
“Rrno per me tregue” – Jozef Radi flet për veprën e Lazer Radit

 -18 tetor 2018 – me rastin e Ditës Botërore të Vlerave, “World Values Day” Organizata ALVA – Albanian Values, vlerësoi Dr. Lazër Radin me Motivacionin: “Intelektuali Shkrimtari dhe Njeriu, i cili edhe në ditët më të errta të fatit, besoi në kultin e drejtësisë, vlerave dhe dashurisë…”

Organizata ALVA - Albanian Values, vlerëson Dr. Lazër Radin
Organizata ALVA – Albanian Values, vlerëson Dr. Lazër Radin
-1 nëntor 2018 – Revista Letrare e Tiranës “Illz” Nr.15 – i kushtoi jetës dhe veprës së Lazër Radit, 23 faqe të saj (27-51) si dhe një nga Kopertinat e revistës.
.
Revista Kulturore "ILLZ- 15" kushtuar Lazër Radit
Revista Kulturore “ILLZ- 15” kushtuar Lazër Radit
-10 Nëntor 2018 – Botohet libri me lirika të përkthyera prej Jozef Radit nga 20 poetë nga bota: “Veç mundem me të dashtë, njashtu siç je…”
Shtëpia Botuese “Jozef” – (ISBN 978-9928-280-23-7; Faqe 254; Formati 14.5×21)

Jozef Radi - Përkthime - "Veç mundem me të dashtë, njashtu siç je"
Jozef Radi – Përkthime – “Veç mundem me të dashtë, njashtu siç je”
-14-18 Nëntor 2018, paraqitje në Panairin e 21 të Librit në Tiranë, në stendën e Shtëpisë Botuese “Jozef”, me katër Vepra e Para, nga Kolana e Plotë dhe libri i posapërkthyer i Lirikave nga 20 poetë të njohur të botës.
Panairi i Librit 2018 - 5 Veprat në stendën "Jozef"
Panairi i Librit 2018 – 5 Veprat në stendën “Jozef”
-15 Nëntor 2018 – Jozef Radi është i ftuar në Konferencën: “Shkodra gjatë periudhës së diktaturës 1945-1953si lektor, organizuar nga Kryesia e Qarkut të Shkodrës.
.
5 dhjetor 2018, botohet libri biografik i Prof. Dr. Kolec Topallit: “Një jetë me brenga”.  Si mik dhe autor i parathënies, Jozef Radi u ftua si lektor në konferencën me rastin e 80 vjetorit të Lindjes së Autorit, organizuar nga ISKPK me Akademinë e Shkencave.
Botimi përmes Institutit SKPK. (ISBN 978-9928-168-89-4; Faqe 237; Formati 13.5×21)
.
Kolec Topalli - Një jetë me brenga - kujtime
Kolec Topalli – Një jetë me brenga – kujtime
1 dhjetor 2018, mbas 74 vitesh gjendet një vepër e panjohur e Lazër Radit, nga fusha e përkthimeve “Sekreti i Anglisë” e Leo Ferrero. Vepra ishte sekuestruar së bashku me banesën në nëntor të vitit 1944, kohë kur arrestimi i tij, kishte shkaktuar nxjerrjen e familjes së tij në rrugë. Vepra pritet të botohet së shpejti.
.
Lazër Radi - Dorëshkrim i përkthimit "Sekreti i Anglisë" bërë më 1944
Lazër Radi – Dorëshkrim i përkthimit “Sekreti i Anglisë” bërë më 1944

 2 dhjetor 2018, Media Verlag Vienë dhe Familja Jakova, nderojnë me vlerësimin “Bakeka e Gjeniut Shqiptar” Jozef Radin me motivacionin “Për përkthimin e vëllimit poetik: “Veç mundem me të dashtë njashtu siç je…” për nivelin e naltë e apasional të poezisë se Njerëzimit sjellë në gjuhë shqipe”

Jozef Radi - nderue me Bakekën e Gjeniut Shqiptar
Jozef Radi – nderue me Bakekën e Gjeniut Shqiptar
22 dhjetor 2018, Media Verlag Vienë dhe Familja Jakova, nderojnë me vlerësimin “Bakeka e Gjeniut Shqiptar” Dr. Lazër Radin (mbas Vdekjes) me Motivacionin “Për vepërën autobiografike “Trilogjia e Jetës” e shkrueme në diktaturë dhe e botueme në vitin 2018, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes”
.
Dr. Lazer Radi - nderue me Baketën e Gjeniut Shqiptar - Vjene 2018
Dr. Lazer Radi – nderue me Baketën e Gjeniut Shqiptar – Vjene 2018
Gjithashtu të shumtë jane artikujt e botuar në shtypin e shkruar, në shtypin virtual; përkthimet, redaktimet e bashkëpunimet me personalitete të njohura si dhe komunikimet e vazhdueshme në atdhe e diasporë në ndihmë të kulturës shqiptare…
Radiandradi.com falenderon të gjithë ata që kanë ndihmuar, përkrahur e përhapur edhe në kushte modeste, vazhdimësine e kësaj pune…
.
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.