back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Winston Churchill (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) – Opinione dhe bisedë nga Klodi Stralla

Gazeta

Sir Winston Churchill (1874-1965)
Sir Winston Churchill (1874-1965)

Winston Churchill (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) –

Opinion dhe bisedë nga Klodi Stralla

Winston Churchill (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965)
gazetar, historian dhe politikan britanik.
Kryeministër në periudhën e Luftës së Dytë Botërore,
dhe nji nga fituesit e mëdhenj të saj.
.
Churchill në 70 vjetorin e Lindjes
Churchill në 70 vjetorin e Lindjes
24 janari 1965, është data e vdekjes të Uinston Çërçill, një prej figurave madhore të shek. XX-të, dhe LDB. Tash së fundi po lexoj një libër, të përkthyer edhe në shqip, të titulluar “Faktori Çërçill” shkruar nga Boris Johnson, ish kryebashkiak i Londrës.
Idea qëndrore e librit është të tregojë se sa i rëndësishëm dhe vendimtar është, nganjëherë, Roli i Individit në Histori, kur kombi i tij ndodhet përballë kërcënimesh ekzistenciale dhe kur duhen marrë vendime të guximshme dhe largpamëse, që bashkëqytetarët e tij as mund t’i imagjinojnë. Falë mençurisë, vullnetit dhe kurajos së veçantë, ata bëjnë Historinë e vendit të tyre, me ndikim për disa breza.
Për mua, pa dyshim, Uinston Çërçill ishte një personalitet me ndikim botëror, që Perandoria Britanike ka nxjerrë sa herë është kërcenuar nga armiq të jashtëm, që nga Mbretëresha Elisabeta I-rë, në kohën e “Armadës të Madhe” spanjolle (1588), nga Uilliam Pitti, në kohën e luftrave napoleoniane (1805) dhe, së fundi, Uinston Çërçill, në kohën e kërcënimit gjerman, nga Hitleri (1940).
E theksoj se sipas meje Uinston Çërçill ishte, jo vetëm një politikan profesionist konservator, por edhe një njohës i thellë i Historisë dhe Letërsisë botërore, për të cilat u shpërblye edhe me Çmimin Nobel.
Por nëse do ta vlerësoja për zgjedhjen që bëri: “Hitlerin apo Stalinin?”, nuk jam i sigurt nëse bëri zgjidhjen më të mirë për vendin e vet.
Për ne shqiptarët, “dhurata” e tij dihet: Komunizmi 46 vjeçar.
LDB filloi në 1 shtator 1939, kur anglezët nuk pranuan aneksimin e Polonisë prej Hitlerit (ndonse ajo u nda midis tij dhe Stalinit), dhe përfundoi në 9 maj 1945, me dorëzimin Stalinit jo vetëm të Polonisë por edhe të një pjese të Gjermanisë, si dhe gjithë Europës lindore e Ballkanit.
Vitet ’50 – ’60, njohën shpërbërjen graduale të kësaj Perandorie të pamatë, në Azi, në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, duke e renditur vendin në një fuqi të dorës të dytë.
Në ka një “të mundur” të LDB ajo ishte Perandoria Britanike e Çërçillit, që u detyrua të hapë tregjet e bllokuara nga sistemi kolonial, ndërkohë që “fitimtarët” e saj ishin SHBA dhe Gjermania me Japoninë, ku i pari e pagoi fitoren me koston më të ulët, ndërsa dy të tjerët e paguan me koston më të lartë (brenda një 10 vjeçari, si Gjermania ashtu edhe Japonia, e tejkaluan Britaninë në zhvillimin ekonomik).
Për mua, modestisht, edhe Historia, edhe individët që ndikojnë mbi të, si çdo gjë tjetër, duhen matur me produktin që sjellin dhe jo me idealet që pretendojnë se mbrojnë!
.
Winston Churchill (1874-1965)
Winston Churchill (1874-1965)

Winston Churchill – Opinione dhe bisedë

Adri Koçi: Në kohën dhe vendin e duhur, bëri atë që duhej bërë jo vetëm për vendin e vet, por edhe më gjerë.
 
Arben Kallamata: Teme interesante, sa e gjerë, aq edhe e debatueshme. Unë mendoj se, nga dy të këqijat, Churchill zgjodhi të luftojë atë që kishte më afër, pra atë që e ndjente si më kërcënuese për vendin e vet. Sa për humbjen e kolonive, ajo ishte një domosdoshmëri historike. Edhe ato që nuk i humbi nga lufta, Britania u detyrua t’i lëshonte me vonë. Ishe një sistem që nuk i shkonte kohëve moderne. Sidoqoftë, Churchill mbetet një figurë shumë komplekse, – padiskutimisht erudit dhe mendje brilante, por edhe me shumë kusure.
 
Klodi Stralla: Vërtet Beni, një temë shumë e debatushme, aq më shumë për ne që kemi njohuri të cunguara në burimet historike. Në libër z.Johnson vë në dukje propozimin e Hitlerit, që të ndanin së bashku, ai Europën lindore (Ukrainën) dhe Perandoria Britanike detet. Në Angli pati një debat për këtë propozim, pro dhe kundra, por triumfoj linja e Çerçillit, që si e thua edhe ti, ata evidentuan si rrezik më të madh Hitlerin dhe fuqinë ekonomike të Gjermanisë, përkundrejt Stalinit që nuk e kishin rival ekonomik dhe që kishte përqafuar një sistem ekonomik utopik, që herët a vonë do të dështonte.
 
Thoma Kristo Note: Po kemi ca që ende mburren me idenë se gjatë Luftës së Dytë Botërore u reshtuam me fitimtarët, pavaresisht produktit që ishte diktatura më e egër se çfarëdolloj pushtuesi…
 
Klodi Stralla: Për ne shqiptarët Thoma, LDB ishte nje fatkeqësi kombëtare. Ndonse regjimi i Zogut nuk ish më i miri, koha po punonte drejt europianizimit të shqiptarëve dhe trashëgimia osmane po i linte vendin kulturës perëndimore. Komunizmi qe një ndërprerje brutale me pasoja që po i vuajmë edhe sot. Anglezët e Çerçillit nuk bënë për ne atë që bënë për Greqinë. Pse?…
Kjo është një temë më vete!
.
Winston Churchill (1875-1965)
Winston Churchill (1874-1965)
Nini Mano: Vërtet Britania i la kolonite, ama duke u sjellë si mbret, jo si shtetberës: sot pasojat janë të prekshme në Lindjen e Mesme dhe në luftën mes Izraelit dhe Palestinës dhe Çerçill ishte atë kohë në fuqinë e vet.

Gaqo Trasha: Një postim që po të fillosh t’u referohesh bëmave të tij s’kanë fund… Po ju shkruaj vetëm një thënie të tij (thëniet kapin shifra të mëdha). “Kapitalizmi ka një huq, të metë të përherëshme, ndarjen jo të barabartë të pasurisë. Socializmi ka vetëm një përparësi, ndarjen e drejtë të fukarallëkut!!”

Anila Kopali Kripa: Jam shumë dakord me ju! Produktet e politikës së tij ishin katastrofale për gjysmën e Europës! Ai është shkaku themelor që Shqipëria “u dënua” të jetë nën regjimin komunist që para se të mbaronte LDB, shumë më para, që në 1939, kur nuk e njohu qeverinë e Zogut në mërgim! I paskrupullt dhe me ide konservatore, ndonëse mendimtar! Nuk me jep vizionin e një leader-i vizionar dhe modern!
 
Klodi Stralla: Grekët e lashtë thoshin se karakteri është fati i shkruar i njeriut dhe unë e besoj këtë. Dhe nëse është kështu, atëhere pyetja më e thellë, dhe me e mrekullushme eshte: ç’është ajo gjë që e bën karakterin?
 
Islamaj Faik: Klodi, një sistem utopik! Por, Anshtajni, në vitin 1959 tha: “Sistemi socialist do të triumfojë, sepse është i barazisë njerzore…!” (shif përmbledhje artikujsh ta A. A)
Të ketë gabuar në atë formulim Ai?
 
Klodi Stralla: Fakti që dështoi tregon se ishte utopik. Tjetër gjë është socializmi në kuptimin perëndimor, si një shpërndarje me e drejtë e pasurisë, si mbrojtje e “punës” përkundrejt “kapitalit” etj. Tjetër gjë është në Kinë, ku ndonse mbahen emërtimet “komuniste”, për mua ajo ngjan më shumë me fashizmin.
.
Konferenca e Yaltes 1945 - Churchill - Roosevelt - Stalin
Konferenca e Yaltes 1945 – Churchill – Roosevelt – Stalin
Andrea Alushi: Produkti ka rëndësi… Madje dhe vetë Anglezët thonë shprehimisht: It’s the result that counts…!
Natyrisht që për Anglezët, Uinston Çërçill, është dhe do të mbetet një nga personalitetet më të mëdha, që përcaktoi edhe fatet e post LDB-së.
Ai veproi me bazë interesin e Anglisë duke zbatuar atë që vetë ata e kanë thënë dhe zbatuar për shekuj të tërë, pra, “real politic”… E thënë shqip – shqip: Ajo që të intereson është e moralshme, dhe ndjenja të dëmton. Ai veproi me bazë interesin e Anglisë dhe kjo është normale, pasi kjo është detyra dhe misioni i çdo lideri… Kjo ishte edhe arsyeja e deklaratatës së famshme që bëri kur u sulmua Pearl Harbour dhe që tha shprehimisht: Kjo është një gjë e mirë!! Arsyeja ishte se Ai kishte kohë që donte dhe po përpiqej ta tërhiqte Amerikën në luftë kundër Hitlerit, por Amerikanët po ngurronin. Pas goditjes që morën Amerikët, u futën zyrtarisht në luftë…
Fatkqësisht, ne nuk patëm një udhëheqës të tillë, që të ngrihej në nivelin që e kërkonte koha, por u futëm nën sqetullën e Titos dhe më vonë të Stalinit. Kjo ka edhe një shpjegim, pasi edhe PKSH-ja u krijua nga Jugosllavët dhe këta nuk mund të dilnit kundër “babait” themelues…
Në lidhje me zhvillmet moderne dhe daljen e Anglisë nga BE, Anglezët kanë po të njëjtën arsye: Dominimin Gjerman në BE. Më kujtohet periudha deri në referendum dhe shumë nga komentet që lexoja në faqen e David Cameron, Anglezët thonin se nuk duam hegjemoninë Gjermane në BE, dhe të na udhëheqin Gjermanët për hunde. Bëmë dy luftra botërore me ta dhe i mundëm në të dyja. Prandaj do të ikim nga BE dhe do ta mundim përsëri Gjermaninë…!!
Gjithsesi, koha do ta vërtetojë, por ka një gjë që Gjermanët janë superiorë… Ata po bashkëpunojnë me elitën botërore për rendin e ri botëror në interes të Gjermanisë, dhe këtë e kam dëgjuar në një intervistë në BBC, të një prej “Kryesorëve” të lobit më të madh botëror, të cilët kontrollojnë shumicën e Bankave kombëtare botërore dhe shumë bankave të tjera private…
Gjithashtu, Gjermanët kanë një krenari dhe dashuri kombëtarë për vendit dhe tyre, Gjermaninë. Këtë e kanë në ADN-në e tyre. Pra, punojnë për Gjermaninë.
Ne si vend, fatkeqësisht, do të vazhdojmë të vuajmë pasi edhe ata që kemi në krye, nuk janë shqiptarë. Madje dhe vetë Gjermanët deklaruan para disa vitesh se: Shqipëria nuk udhëhiqet nga shqiptarët!
E megjithatë, ata i presin dhe i përcjellin me nderime në Gjermani dhe në Europë. Ç’ti bësh, e thamë edhe më lart: “real politik”!
Edhe Amerikanët e thanë që: Ne e dinim që M. K, bënte trafik në kohën e Kryeministrit të burrit të saj, por nuk ndërhymë ta arrestonim për interesa strategjike. Pra, prishej, “Status Quo”-ja, që doni ata… Nuk ka rëndësi që ne po “paguajmë” akoma për shumë nga këta politikanë që ata i kanë mbajtur dhe mbajnë në pushtet për…. “real politic”!!
Nuk e dimë se: A do ta rrëzojë këtë “status quo”, “Vettingu” që po bëjnë, apo duan një tjetër “status” të pagëzuar me emër të ri…!!
Gjithsesi, le të shpresojmë, se vetëm shpresa na ka ngelur, edhe pse frikën e kemi me bazë reale dhe historike…! A nuk thotë edhe gjeniu gjerman Gëte: “Shpresa zbut frikën nga e ardhmja…!”
 
Klodi Stralla: Një analizë e plotë që nuk i heq as presjen. Po mos të harrojmë se jemi vend i vogël, por edhe në një pozitë gjeografike ku ndërthuren interesa të shumta, por ngaqë nuk kemi as politikanë që ta duan vendin (duan më shumë veten e tyre), ky do të jete produkti, fatkeqesisht!
Shtoj gjithashtu se Perandoria britanike asnjëherë në historinë e saj nuk ka patur pretendime territoriale në Europë. Ajo që ruante me fanatizëm dhe për të cilën ishte e gatshme të luftonte deri në fund, ishte që kontinenti europian të mos binte asnjëherë në duart e një fuqie të vetme, sepse këtë e shihte si kërcënimin më të madh që mund t’i vinte ishullit britanik. Kur Filipi i II-të i Spanjës në shek.16-të, Napoleon Bonaparti në shek.18-19-të dhe Hitleri në shek. e 20-të, tentuan të bëjnë Bashkimin Europian, Anglia e pranoi sfidën dhe luftoi trimërisht. Sot është përsëri Gjermania që dominon ekonomikisht Europën dhe nëse do të tentojë të bashkëpunojë me Rusinë dhe Francën për ta shëndruar Europën në një shtet të vetëm, me monedhë, bankë qëndrore, unifikim legjislacioni, politikë të jashtme të njejtë dhe forca të armatosura jashtë NATO-s, të jeni të sigurt se Anglia dhe SHBA nuk do të hezitojnë t’ia hynë një lufte botërore. Këtë e dinë mirë gjermanët… dhe Merkel prandaj po rri aq gjatë në pushtet, se përfaqeson lobin e marrdhënieve të ngushta me SHBA.
Marrë nga faqja e fb e Klodi Strallës, 23 janar 2018
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.