Wili Kamsi (1926-2017) – Intelektual i madh vazhdues i traditës së Engjellorëve të mëdhenj

Wili Kamsi (1926-2017)

Wili Kamsi (1926-2017)

Wili Kamsi (1926-2017)

Intelektual i madh vazhdues i traditës

 së Engjellorëve të mëdhenj.*

Telegram ngushëllimi i Shoqatës
së Intelektualëve Gjithshqiptarë
“Trojet e Arbrit” me rastin e ndarjes nga jeta
të pinjollit të Engjëllorëve Willy Gjon Kamsi.
 
E nderuara Familja Kamsi!
Të nderuar ithtarë të Shqipëris Etnike në të gjitha Trojet Shqiptare.
Shoqata e Intelektualëve gjithshqiptarë Trojet e Arbrit me dhimbje të thellë e mori lajmin e kalimit në amshim të studiuesit diplomatit dhe atdhetarit Willy Gjon Kamsit.
Willy Kamsi për 10 vite ishte aktiv dhe ka marrë pjesë në shumë sesione shkencore për ndriçimin e Historisë Shqiptare të mbajtura në të gjitha Trojet Shqiptare. Ai me studimet dhe pjesmarrjen e tij i jepte seriozitet shkencor dhe kombëtar sesioneve tona shkencore. Madje i ndjeri ëilly së bashku me të ndjerinë Mentor Quku, ishin dy ikona Shkodrane që përfaqësonin Shkodrën në kuvendet e Shqipërisë Etnike, ku ishin të nderuar dhe të respektuar nga mbarë Intelektualët nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora e madhe Atdhetare.
Familja Kamsi është një familje e nderuar e cila dha intelektualë dhe atdhetarë që bën emër në botën shqiptare. Simbas studiuesit Karlo Kamsi, pinjoll i kësaj familjeje, ai rrëfen historinë e njerëzve që kanë dhënë një kontribut të madh në jetën e vendit, që në kohët e hershme.
.
Wili Kamsi - Shoqata e Intelektualëve Trojet e Arbërit

Wili Kamsi – Shoqata e Intelektualëve Trojet e Arbërit

Duke folur për prejardhjen, – ai thotë se – Drishti ose siç njihet ndryshe Drivastumi ka qenë një ndër qendrat më të zhvilluara që në shekullin XII, dhe se Kamsi është mbiemri i njërës prej dy degëve të familjes së sundimtarëve të Drishtit, asaj të Ejllorëve ose Ëngjëllorëve. Kjo familje i ka rrënjët tek Dhimitër Ejlli dhe më pas ajo u nda në dy degë, në atë Kamsi dhe Radovani. Me pushtimin e Drishtit dhe fortesës së saj nga turqit, Ejllorët (Ëngjëllorët) u shpërndanë. Një pjesë e tyre merr mbiemrin Kamsi dhe zotëron fshatrat mes Cukalit e Drishtit. Më pas ata u shpërndanë në zona të ndryshme të Shkodrës.
Vlen të theksohet se përfaqësuesi i kësaj familje atdhetare Pal Engjëlli ishte i pari që e kishte shkruar Formulën e Pagëzimit. Edhe babai i Willy Kamsit, Gjoni kishte dhënë një kontributë të çmuarë atdhetar, dhe ishte krahu i djathtë i Luigj Gurakuqit. Gjon Kamsi ishte intelektuali, i cili e kishte bërë publike shpalljen e Pavarsis së Shqipërisë në mediat italiane dhe botërore te asaj kohe.
Edhe pse i lindur në Mërgim në Bari të Italisë në dhjetor të vitit 1926, e ku jetoj deri në vitin 1943, ku u kthye në Shqipëri së bashku me babanë Gjonin, Willy Kamsi dha një kontribut të madh intelektual duke e vazhduar traditën e Engjellorëve të mëdhenj.
.
Wili Kamsi dhe Papa Gjon Pali i Dyte

Wili Kamsi dhe Papa Gjon Pali i Dyte

Kur shkëndijat e Demokracisë dukeshin në shesh ai më plotë dinjitet e përfaqsoi Shqipërinë si Ambasador i parë i saj në Vatikan. Shoqata e Intelektualëve “Trojet e Arbrit” ndihet e priviligjuar që Willy Gjon Kamsi mori pjesë për 10 vite me radhë dhe dha një kontribut të çmuar, nëpër sesionet dhe akademitë tona shkencore. Ai gjithmonë fliste pak, por fjala e tij kishte peshë të madhe, për ndriçimin e kulturës, historisë, dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare për një Shqipëri Etnike dhe Demokratike.

.

Wili Kamsi - në nji nga takimit e shoqatës

Wili Kamsi – në nji nga takimit e shoqatës

Willy Kamsi i la Kulturës Shqiptare disa vepra të botuara, si dhe disa studime shumë me vlerë që presin ta shohin dritën e botimit. Ai ishte intelektuali, i cili me forcën e argumentit historik dhe me gjurmimet nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, la gjurmë të shkruara që do t’ju shërbejnë brezave të ardhshëm për orientim të drejtë shkencor dhe kulturor të kulturës dhe traditës sonë shqiptare.
Shpirti i Willy Gjon Kamsit pushoftë në Paqe. Familjes dhe të gjithë përkrahësve të Shqipërisë Etnike ju shprehim ngushllime të thella me rastin e ndarjes nga jeta të studiuesit, atdhetarit, e diplomatit Willy Gjon Kamsi.
.
Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë Trojet e Arbërit
Nue Oroshi, Kryetar,
24 Janar 2017

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook