Vrasja e Dytë e “Prek Calit”
nga Paulin Z. Zefi
në lidhje me rrënimin dhe gjoja restaurimin
e kullës së heroit të Malcisë Preng Calit…
.

Prek Cali i ri
Metoda inovatore dhe më e përsosur për të restauruar një Monument Kulture sipas optikes se IMK&MK është që fillimisht objektet të lihet në mëshirën e fatit deri sa të rrënohen dhe më pas të shkatërrohen duke e shkulur nga themelet me eskavator dhe duke e rindërtuar me beton e hekur sipas modelit origjinal”!!!
Kështu po ndodh sot me Kullën e Heroit të Kombit Shqiptar, Malësorit (Kelmendasit) të pavdekshëm “Prek Cali (1878-1945)
Vetëm në Shqipëri ndodhin fenomene të kësaj natyre me Monumentet e Kulturës. Në vend që të ndërhyhet nëpërmjet teknikave të konservimit, të konsolidimit dhe të restaurimit pa i dëmtuar strukturat murale origjinale, këtu ndodh që objektet e Trashëgimisë Kulturore t’i nënshtrohen një procesi kriminal që konsiston në rrënimin dhe shembjen e plotë të objektit dhe më pas rindërtimin nga themelet…!
Imagjinojeni sikur Italia të shembte gjithë ndërtesat e amortizuara në qytetin e Venezias dhe më pas t’i rindërtojë mbi themele te reja me hekur e beton dhe jo mbi drurë të stazhionuar duke imituar fasadat e objekteve historike ekzistuese!!!
(Fotot e vendit të ngjarjes nga Gazetari profesionist: Simon Shkreli)
.

Fadromat shkatërruese të kullës së Prekë Calit (s. shkreli)
Paulin Z. Zefi, sqarimi nga Bashkia Malësi e Madhe për rastin në fjalë është i tillë:
Shtëpia e Prek Calit në Velipojë të Vermoshit ka qenë repart ushtarak, e aty ka patur edhe ndërtesa të tjera, të ndërtuara në kohën e komunizmit. Por vetë kulla ka qenë e dëmtuar, thuajse rrënojë.
Tre qytetarë kanë filluar ndërtimin e një muri aty, me idenë sipas tyre të ndërtojnë kullën e Prek Calit. Por meqë territori aty, në hipotekë figuron si pronë e shtetit, ndërtimi nuk mundet në asnjë rast të bëhet pa lejen e duhur nga Bashkia Malësi e Madhe.
Mbasi Bashkia ka hetuar se po bëhet ndërtim, inspektoriati i ndërtimit ka kontaktuar me ndërtuesit dhe u ka kërkuar atyre të paraqesin projektin dhe dokumentacionin e duhur se çfarë po synojnë të bëjnë dhe të kërkojnë lejen e ndërtimit konform ligjit.
Por treshja që ka filluar punën aty, ka vazhduar ngritjen e murit, pa pyetur për ligjin, për kërkesën e inspektoriatit të ndërtimit dhe kanë ngritur pa leje një mur të ri. Në këto kushte, inspektoriati i ndërtimit ka ndërhyrë dhe ka pezulluar ndërtimin, duke rrëzuar edhe atë pjesë të murit të ri, që është ndërtuar pa leje.
Bashkia e vlerëson iniciativën e lirë e private edhe në këto raste kur mblidhen fonde private për të bërë ndërtime të tilla me qëllime patriotike e për atraksione turistike – sipas bashkisë kjo – por gjërat duhet të mësohemi t’i bëjmë konform ligjit e brenda rregullave ligjore!
.

Prek Cali (1872-1945)
Sonte dhe nesër përgjate gjithë ditës do të transmetohet reagimi im në TV Kombëtare dhe lokale ku kam falenderuar Shqiptarët e USA për financimin dhe projektit restaurues pooooor: kush është “Thembra e Akilit” i nderuar Gjon Zek Vuktilaj?! Nëqoftëse juve keni paraqitur projektin dhe dokumentacionin përkatës, atëhere bëjeni publike “Lejen e ndërtimit”! Pse Bashkia e Malësisë së Madhe ka dërguar fadromat për t’i rrënuar muret e reja dhe ato të vjetra (kjo e dyta ështe krim makabër) dhe pse policia e pseudo-Shtetit Shqiptar nuk lejon gazetarët që të afrohen aty, apo kur terrorizon Kelmendasit duke ju konfiskuar edhe celularët në mënyrë që të mos shkrepin foto kompromentuese?! Po e gjithë ajo sasi e madhe betoni, çfarë dreqin kërkon aty?! Këtu ka shumë Pse?!? Kjo është një lojë shumë e pistë ku rezultati është ky;
1-Anëtarëve të Shoqatës “Prek Cali” ju ka shkuar mundi dëm dhe tragjedia e vërtetë është:
2-Kulla e Prek Calit nuk ekziston më, përveç atij trakti ose fragmenti mural!!!
Çfarë dreqin po bëhet kështu?!?
Marre nga faqja e fb e Paulin z. Zefit, 15 shtator 2017
.

Prek Cali në Burgun e Gjirokastrës
Nuk kishte si me ndodhë ndryshe, pos me u shembë kulla e Prek Calit. Çka mund bante tjetër nga nji sistem i ashtequejtun demokratik që për 27 vjet restauroi shtëpine e lindjes së diktatorit Hoxha dhe shërbëtorëve të tij ma të devotshëm.
Kullën e Prek Calit nuk kishin si me e restaurue bijte e etënve që në senen 1945, hynë në Kelmend nga kufini jugosllav dhe e rrethuen atë kullë me ndihmën e forcave serbe.
-”Nuk e bajmë gabimin e baballarëve tanë – kumton ky rrafshim i kullës, – duhej ta kishin rrafshue me 1945.”
Kullën e Prek Calit nuk e restauruen as ata shtihanat që për 27 vjet shtiheshin si demokratë, shtihanë që morën pushtetin por asnjihere nuk u ra ndërmend për legjendën e kombit, kelmendasin që mbrojti kufinin shqiptar. Jo, nuk kishin nge me nderue e vlerësue figurat e kombit si Prek Cali e At Fishta, komunistët dhe shtihanat demokratë kanë idhujt e tyne, falë të cilëve vazhdojnë me sundue edhe sot…
Marre nga faqja e fb e Ilir Secit, 16 shtator 2017
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.