back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Volteri për Skënderbeun nga Klodi Stralla

Gazeta

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu - pikturë nga Ndoc Gajtani
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – pikturë nga Ndoc Gajtani

Volteri për Skënderbeun

nga Klodi Stralla

Fatkeqësisht, sot, në mjediset akademike dhe mediatike shqiptare, egziston një dyzim i pabazuar, në lidhje me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun si figurë historike dhe Skënderbeun si personazh mitik, i prodhuar nga nevojat dhe konjukturat e kohës. Për ta shpërhapur këtë dyzim, të gabuar dhe të dëmshëm, i jam referuar një esse-je të titulluar “Mbi edukatën dhe shëndetin e kombeve”, të shkruar në shek.18-të nga Volteri, një prej përfaqësuesve kryesorë të Iluminizmit francez, pos shkrimtar, historian, filozof i njohur për satirën dhe kritikën ndaj fesë si institucion, shkrimtar me dhunti të shumta, që prodhoi vepra në pothuajse në të gjitha gjinitë letrare si: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike dhe shkencore.
.
Voltaire - François-Marie Arouet (1694-1778)
Voltaire – François-Marie Arouet (1694-1778)

Ja si e përshkruan Volteri, Heroin tonë kombëtar:

“Një luftëtar tjetër i famshëm, të cilin nuk di si ta quaj, osmanlli apo të krishterë, pengoi përparimin e Sulltan Muratit dhe u bë ledhi i të krishterëve kundër fitoreve të Sulltan Mehmetit II-të. E kam fjalën për Skënderbeun, lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike. Emri i tij ishte Jean (Gjergj) Kastriot. Ishte djali i një despoti, ose i një princi të këtij vendi, domethënë i një princi vasal; sepse fjalë për fjalë despot do të thotë zot shtëpie; madje është paksa e habitshme, sesi kjo fjalë prej kohësh e ndryshoi kuptimin në despotik, ç’ka u vishet sundimtarëve që bëhen absolutë.
Gjergj Kastrioti ishte ende fëmijë kur Murati, shumë kohë përpara betejës së Varnës, për të cilën do të flas, u mor prej Shqipërisë pas vdekjes së atit të tij, Gjon Kastriotit. Ai e rriti këtë fëmijë, i vetmi që mbeti gjallë nga katër vëllezërit. Burimet turke nuk thonë asgjë që këta katër princër që u therorizuan prej Muratit për hakmarrje. Nuk është për t’u habitur që mizori të tilla ishin në karakterin e një sulltani. Ai e sajdiste dhe e mbante atë pranë tij gjatë betejave.
Gjergj Kastrioti u dallua aq tepër sa Sulltani dhe jeniçerët i dhanë emrin Scanderbeg, që do të thotë Aleksandri i Madh, (le seigneur Alexander).
Së fundi miqësia fitoi mbi politikën. Murati i besoi komandën e një ushtrie kundër despotit të Serbisë, që ishte radhitur me të krishterët duke i shpallur luftë sulltanit, dhëndrit të tij; kjo përpara abdikimit të tij.
Skënderbeu që në atë kohë s’ishte veçse njëzetvjeçar, sheshoi planin të mos kishte më zot mbi kokë dhe të mbretëronte ai vetë. Qëlloi të kalonte pranë fushimit të tij sekretari që mbante vulën e sulltanit. Ai e ndaloi, i vuri hekurat dhe e shtrëngoi të shkruante e të vuloste një urdhër për sundimtarin e Krujës, kryeqytet i Epirit, që t’ia dorëzonte qytetin dhe kështjellën Skënderbeut. Pasi siguroi urdhrin, ai e vrau sekretarin dhe suitën e tij.
Më 1443, marshoi mbi Krujë; sundimtari ia lëshoi postin pa vështirësi. Po atë natë ai u tha trupave shqiptare me të cilët mbante lidhje të fshehta, të afroheshin. Sundimtarin dhe garnizonin e theri. Me luftëtarët e vet ai e fitoi gjithë Shqipërinë.
Shqiptarët mbahen si luftëtarët më të mirë të këtij vendi. Skënderbeu i udhëhoqi me zotësi dhe diti të krijonte avantazhe nga terreni i thyer dhe malor, aq sa me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke. Myslimanët e shihnin si besëthyes; të krishterët e adhuronin si hero, i cili, duke mashtruar armiqtë dhe zotërit e tij, rimorri kurorën e babait të vet, ç’ka e meritoi me guximin e tij. Po ta kishte mbrojtur Skënderbeu Kostandinopojën, rënia e saj nuk do të kishte ndodhur!”.
 
Dhe të mos harojmë, kjo esse është shkruar në vitin 1758, nga një njeri aq i ditur si Volteri, që nuk kish asnjë interes, veç të vërtetës, për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Marrë nga Muri i fb i Klodi Strallës, 15 janar 2017
 
 
 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.