Vincenzo Stratigò de ‘Coronei (1822-1885) Kontributi i italo-shqiptarëve në Rilindjen italiane

Vincenzo Stratigò (1922 - 1885)

Vincenzo Stratigò (1922 – 1885)

Vincenzo Stratigò de ‘Coronei (1822-1885)

Kontributi i italo-shqiptarëve në Rilindjen italiane

Po ka me ardhë dita, e galët kanë me e njoftë
at shembull sublim, që u dha kundra tiranëve të saj
e me skeptrin e tyne kanë me ba hakmarrjen ma të naltë…
(Ugo Foscolo)

Në ditën e festës së Zojës Carmine në Lungro, 16 korrik të 1859, me forcë dhe guximshëm jehoi zëri i luftëtarit të lashtë e të pathyeshëm shqiptar: Vincenzo Stratigò.
Nga nji prej ballkoneve të pallatit të tij stërgjyshor, atdhetari i fisit të fisnikëve Coroneo, nxiti popullin e Lungros të kërkonin Bashkimin e Italisë kundër qeverisë së Bourbonëve që ishte duke dhënë shpirt, e duke marrë mbi vete ai dhe të afërmit e tij urrejtjen e autoriteteve mbretërore, dhe duke i detyruar të vendosnin për kokën e tij një shpërblim prej dymijë dukatesh.
Vincent Stratigo, lindi në Lungro, me 22 dhjetor 1822 nga i ati Angelo, gjyqtar, dhe nga fisnikja napolitane Matilde Mantile.
Ai u rrit me gjithë kujdeset që i përkisnin trashëgimtarit të parë. Mësimet e para i mori nga nji xhaxha i tij, Papas Luigji dhe më pas kur mbushi moshën dymbëdhjetë vjeçare shkoi në liceun e San Demetrio Coronës ku u bë nxënës dhe konviktor i tij, e më pas u regjistrua në kurset e së Drejtës në Napoli.
Duke marrë pjesë në kryengritjen e 15 majit të 1848, ai u detyrua të kthehej në Lungro, prej nga ku qe nisur, duke ndjekur Domenico Damis dhe Dyqind lungresët e tjerë vullnetarë, në përplasjen e Campoteneses. I shpëton burgosjes, por babai i tij Angelo, gjyqtar, qe zhvendosur në Muro Lucano, ku ai i mbërthyer nga kolera vdiq papritmas: Ndërkohë Nëna Matilde dhe i vëllai Dhimitri vuajnë në burgun në Lungros.
Në vitin 1860, sapo dëgjoi kushtrimin e luanit Arbëresh, Domenico Damis ai bashkohet në mbështetje të Garibaldit në Kalabri, si komandant i nji prej pesë kompanive të Lungros, duke mbrritur në Volturno, ku batalioni i shqiptarëve luftoi në mënyrën më të lavdishme.
Në vitin 1864, ai u emërua anëtar i Gjykatës së Luftës për ndalimin e banditizmit në Basilicata dhe mbështeti në Lagonegro veprat humanitare dhe sociale duke merituar “Qytetarinë e nderit” të atij Qyteti.
Në Luftën e Dytë për Pavarësi është Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Gjeneralit Durante, por jep dorëheqje prej jetës ushtarake, sepse qe i parë me sy të keq prej oficerëve piemontezë dhe kthehet në Lungro dhe angazhohet ne përhapjen e ideve të nji socializmi me fytyrë humane.
Në nji letër të vitit 1882 (Depretis ishte president i Brendshëm i Përkohshëm i Këshillit të Ministrave), “Disekuilibret midis shkëmbimit dhe prodhimit”, ku Stratigò qe promotor, theksoi me këmbëngulje, gjendjen e varfër të fermerëve, duke i bërë thirrje qeverisë të ndihmojë me më shumë burime për bujqësinë, e kundër diskreminimeve lokale, e pangopësisë së sistemit fiskal të padrejtë.
Vincenzo Stratigò vdiq në Lungro 29 shtator 1885.
Vlen të theksohen se karateristike në jetën dhe shkrimet e tij janë patriotizmi i tij i kombinuar me nji sinqeritet mbi bazat e filantropisë humane, ku motivet liberale ndërlidhen me polemikat e vjetra me frymë iluministe…

Dorshkrime te Vincenzo Stratigo

Dorshkrime te Vincenzo Stratigo

Ja fragmenti i nji poeze që Vincenzo Stratigò ka shkruar në 1857

Prej nënës jam nga i ëmbli Epir
ku paraardhësit e mi nji ditë u nisën
u nisën duke qarë për at vend të bukur
se unë jam shqiptar.

O Itali e dashur, o Itali e bukur
ti më prite si të ishe nji motër
n’at gji të ëmbël t’atij vendi të bukur
se unë jam shqiptar.

Suliotet e Epirit

Suliotet e Epirit

Përktheu Jozef Radi
marrë http://www.nuovomonitorenapoletano.it

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook