back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Vepra “Përtej Harrimit”, kushtuar Abdulla Ramit, promovohet në Paris…

Gazeta

Posteri i Promovimit të Librit "Përtej Harrimit", kushtuar Abdulla Ramit
Posteri i Promovimit të Librit “Përtej Harrimit”, kushtuar Abdulla Ramit

Vepra “Përtej Harrimit”, kushtuar Abdulla Ramit,

promovohet në Paris… 9 Nentor 2018

Një datë, një ditë, një orë… dhe një takim për një histori me emocione të dyfishta… madje të shumëfishta!
Fletë ku peshojnë jetët, ngjarjet e dhimbjet, e ku çdo fjale e gërmë rëndon… rëndon me peshën e Kujtesës… Kujtesë e atyre, që mbrojtën deri në amshim fjalën e lire në një Shqipëri ndryshe; mbrojtën kulturën në një epokë ku po vritej e asgjesohej çdo vlerë e një populli në kuptimin e mirëfilltë të saj.
Nuk e di, sa kam mundur ta përcjell ashtu siç duhet, por di me siguri që kam kthyer pjesën më të vërtetë e më të rëndësishme të imazhit të atyre njerëzve që kërkuan të derdhnin Dritë në terr.
Jeni të mirëpritur në promovimin e librit tim “Përtej harrimit” në datën 9 Nëntor 2018, në ora 18.30, tek shoqata Albania, në Paris, që të ndajmë së bashku, këtë histori të një Njeriu dhe një Libri!
 
Duke falenderuar veçanërisht: Association Albania, Maison d’Albanie, Delegation Albanie, për punën e tyre në prezantimin e kësaj vepre me emocion të shumëfisht!
Biseda për më tej, në datën 9 në vazhdim.
Bien à vous!
.
Ftesa e Promovimit të Librit "Përtej Harrimit", kushtuar Abdulla Ramit
Ftesa e Promovimit të Librit “Përtej Harrimit”, kushtuar Abdulla Ramit
Miq të dashur,
Kjo ftesë është për ju të gjithë ata që do të na nderonjnë me ardhjen tyre në promovimin e librit tim “Përtej harrimit”. Me datën 9 Nëntor 2018, ora 18h 30 tek shoqata Albania, në Paris.
Eventi, “Au Nom de la Mémoire” – “Në Emër të Kujtesës” organizohet gjithashtu me mbështetjen e “Maison d’Albanie”, dhe Misionit Shqiptar pranë UNESCO-s, duke shënuar kështu një homazh në kujtim të studenteve shqiptarë të viteve ’30, të auditoreve frankofone e të Liceut Francez të Korçës, jeta e të cilëve humbi e u shkrumbua në vitet e diktaturës.
Me pjesmarrjen dhe fjalën e ambasadorit tonë në UNESCO, z. Ferit Hoxha dhe të ftuar të tjerë të nderit, ky takim pritet të jetë në nivelet më të arrira të diskutimeve tona.
Mirë u takofshim në datën 9 nëntor tek Albania.
Me respekt Ermira Xhomaqi – Godo

 

 
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.