Vepra “Përtej Harrimit”, kushtuar Abdulla Ramit, promovohet në Paris…

Posteri i Promovimit të Librit "Përtej Harrimit", kushtuar Abdulla Ramit

Posteri i Promovimit të Librit “Përtej Harrimit”, kushtuar Abdulla Ramit

Vepra “Përtej Harrimit”, kushtuar Abdulla Ramit,

promovohet në Paris… 9 Nentor 20018

Një datë, një ditë, një orë… dhe një takim për një histori me emocione të dyfishta… madje të shumëfishta!
Fletë ku peshojnë jetët, ngjarjet e dhimbjet, e ku çdo fjale e gërmë rëndon… rëndon me peshën e Kujtesës… Kujtesë e atyre, që mbrojtën deri në amshim fjalën e lire në një Shqipëri ndryshe; mbrojtën kulturën në një epokë ku po vritej e asgjesohej çdo vlerë e një populli në kuptimin e mirëfilltë të saj.
Nuk e di, sa kam mundur ta përcjell ashtu siç duhet, por di me siguri që kam kthyer pjesën më të vërtetë e më të rëndësishme të imazhit të atyre njerëzve që kërkuan të derdhnin Dritë në terr.
Jeni të mirëpritur në promovimin e librit tim “Përtej harrimit” në datën 9 Nëntor 2018, në ora 18.30, tek shoqata Albania, në Paris, që të ndajmë së bashku, këtë histori të një Njeriu dhe një Libri!
 
Duke falenderuar veçanërisht: Association Albania, Maison d’Albanie, Delegation Albanie, për punën e tyre në prezantimin e kësaj vepre me emocion të shumëfisht!
Biseda për më tej, në datën 9 në vazhdim.
Bien à vous!
.
Ftesa e Promovimit të Librit "Përtej Harrimit", kushtuar Abdulla Ramit

Ftesa e Promovimit të Librit “Përtej Harrimit”, kushtuar Abdulla Ramit

Miq të dashur,
Kjo ftesë është për ju të gjithë ata që do të na nderonjnë me ardhjen tyre në promovimin e librit tim “Përtej harrimit”. Me datën 9 Nëntor 2018, ora 18h 30 tek shoqata Albania, në Paris.
Eventi, “Au Nom de la Mémoire” – “Në Emër të Kujtesës” organizohet gjithashtu me mbështetjen e “Maison d’Albanie”, dhe Misionit Shqiptar pranë UNESCO-s, duke shënuar kështu një homazh në kujtim të studenteve shqiptarë të viteve ’30, të auditoreve frankofone e të Liceut Francez të Korçës, jeta e të cilëve humbi e u harrua në vitet e diktaturës.
Me pjesmarrjen dhe fjalën e ambasadorit tonë në UNESCO, z. Ferit Hoxha dhe të ftuar të tjerë të nderit, ky takim pritet të jetë në nivelet më të arrira të diskutimeve tona.
Mirë u takofshim në datën 9 nëntor tek Albania.
Me respekt Ermira Xhomaqi – Godo

 

 
 
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook