back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

“Veç Allaarbënorë sun po bâhemi…” Mrrela (Ibrahim Dalliu)

Gazeta

Ibrahim Dalliu (1878-1952)
Ibrahim Dalliu (1878-1952) Foto e Burgut

“Veç Allaarbënorë sun po bâhemi…”

nga Mrrela (Ibrahim Dalliu)

Si mos të qeshim? Zotit shyqyr!
Kimi nji Shqipni dy fisesh, Toskë e Geg; Mysliman e Krishten; Synnie e Begtashi; Katolik e Ortodoks; Bejlerë e Harbutë; jevgj e arbënorë; zyrtarë e civilë; pasanikë e tiril.
Kimi dye këshilla: Këshillë e naltë e kshillë ministerjal; kimi nji xhilë partina; proqeveritarë e kundërshtarë; nji Kuvend në Tiranë e nji në Vlonë. Spital edhe çmendore; medrese e shkolla; flasim dy far shqipesh, zyrtare e ordinare; këndojmë dye soj hytbesh, arabisht dhe shqip;
Kimi dy palë mendimesh, orientale dhe oksidentale, allaturka e allafranga (veç allaarbënorë sun po bâhemi).
Kimi lidh dy traktate: Me Tyrqinë edhe me Italinë; kimi dy palë fuqie, ushtarake e bashibuzuke…
Lum nâ për bashkimin qi kimi!

Më bie nër ment Shkodrani, kur ai kishte dasht me pajtue nji shërbtuer (shegerd) të pahajër, e kishte pytë atë:
A pi rakie? Po zotni… edhe venë.
A luen letrash? Po, edhe me zar.
A don gra? Po… edhe djelmn.
Njashtu, kallxo drejtë, të lumtë, se t’i qenke për mue!

Pra edhe nâ, me kta punë, pendë pendë, tue hangër me dye lugë, tue punue me dye faqe, tue bâ far propagandash, më vjen se kina rrok nji rrugë pa kry e po krâmasitemi! Lypset të gjejmë nji udhë urnare, nji mënyrë pajtimi, e në mosss… na rroftë gazi.
10 maj 1924
(Pjesë e shkëputun nga rubrika “Dajti në gaz”)

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.