back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Vdiq Dr. Pjetër Pepa – nga Fritz Radovani

Gazeta

Dr. Pjetër Pepa (1942-2014)
Dr. Pjetër Pepa (1942-2014)

Vdiq Dr. Pjetër Pepa – nga Fritz Radovani

Lajmi i vdekjes së Dr. Pjetër Ndoc Pepës u hap si një rrufe në gjithë Botën shqiptare.
Ishte prej një familjes së vjeter qytetare, që banonte tek Arra e Madhe në Shkoder. Pjetri ka le me 18 Dhjetor 1942 në Shkodër, ku mori edhe mësimet e para të shoqnueme me tingujt e kumbonëve të asaj kishe Françeskane pranë shtëpisë.
Në vitet 1960-1965, kreu Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji, si student i dalluem. U emnue në Shkodër në vitin 1965. Ishte i prirun për studime.
Botimet e para shkencore i ka fillue në vitin 1966 në revistat periodike “Shëndeti” “Shëndetësia Popullore”, “Buletini Shkencave Mjeksore”, “Buletini Stomatologjik”, në organet e shtypit periodik, ku ka botue edhe artikuj të karakterit historik dhe kulturor.

Dosja e Diktatures
Dosja e Diktatures

Në vitet 1969-70 ka shërbye në Lokalitetin e Dukagjinit, ku ka vazhdue me mbledhë materiale studimore nga ajo krahinë. Në vitin 1972 ka krye kursin 3 mujor në Universitetin Shtetëror Tiranë, dhe ka dhanë disa provime në Fakultetin e Histori-Filologjisë mbasuniversitare edhe për gjuhët italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Në vitin 1974, asht specializue pranë Katedres së Stomatologjisë për Ortodonti.
Gati dhjetë vjet, ka drejtue repartin e Shërbimit të fëmijëve në qytetin e Shkodrës.
Në periudhën 1990-1996 asht angazhue në proceset demokratike, asht zgjedhë Deputet i Kuvendit Popullor për dy Legjislatura rradhazi. Ka krye edhe detyrën e Ambasadorit të Shqipnisë pranë Selisë së Shenjtë – Vatikan, gjatë vitit 1997.
Në vitin 1998, asht kthye në profesion të lirë si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Mjekësisë. Ai mbante detyren e Shefit të Shërbimit të Pedodontisë pranë Albanian-University dhe Shefi Sektorit Shkencor të Departamentit të Stomatologjisë pranë Universitetit. Ishte Anëtar i Komisionit Historik për Kanonizimin e Martirëve Shqiptarë për Vatikanin. Asht i dekoruem nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Trimërisë”, dhe ishte i zgjedhun nga Kuvendi Popullor me detyren e Anëtarit të Bordit drejtues të “Institutit Studimor për Krimet e Komunizmit në Shqipni”.

Papa Gjon Pali i II dhe Pjetër Pepa
Papa Gjon Pali i II dhe Pjetër Pepa

Përveç botimeve shkencore, kulturore dhe politike, ku përfshihet edhe libri “Dosja e Diktaturës” Tiranë 1995, botimet ma të randsishme mbeten ata historiko-fetare të vitit 2007, me titull “Tragjedia dhe lavdia e Kishës Katolike Shqiptare” ndër dy vllime, dhe “Familje Martire për Fe e Atdhe”.
Qyteti i Shkodrës me vdekjen e Dr. Pjetër Pepës, ka humbë një intelektual të vetin të nderuem dhe të përkushtuem për nxjerrjen në pah të Gjenocidit të kryem në atë Qytet Martir, nga diktatura komuniste.
Në shenjë respekti këta pak rreshta nga Autori.
Melbourne, 24 Mars 2014.

Related Images:

More articles

3 KOMENTET

  1. Ilir Mileti-Mulleti
    Dritë i baftë shpirti e qoftë i Parrizit. r.i.p.
    Ngushëllimet ma të sinqerta familjes Pepa. Dr. Pjetri ishte nji njeri i mrekullushëm, e kam taku vetëm nji herë në Shkodër, në Teatrin “Migjeni” në promovimin e librit të sapobotuar “Dosja e Diktaturës” ku merrte pjesë edhe Padre Gardini i ardhur nga Italia për të vdekur në tokën shqiptare në moshën 90 vjeçare. Fjala e Dr. Pjetrit bani që shumica e të pranishmëve në sallë të përloten. Shumica ishin njerëz që e kishin ndi’ në kurrizin e tyne tmerrin komunist. Me vdekjen e tij, qyteti i Shkodrës humb nji nga djemtë e tij, pjesë e zotnive të ketij qyteti famëmadh…
    Marrë nga Muri i fb 24 mars 2014

  2. Me dhimbje mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të dr. Pjetër Pepës; personalitet i shquar jo vetëm i fushës së mjekësisë stomatologjike, por edhe i lamit të kulturës në përgjithsi, bir i denjë i Shkodërloces. Kontribues i shquar në fushën politike e diplomatike në periudhën e tranzicionit. La pas të botuar vepra me shumë vlera.
    Ngushllimet ma të sinqerta familjes, miqve, shokëve e bashkëpunëtorëve të tij…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.