back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Vallja e Osman Takës! – Historia e plotë e Valles së Burrave të Konispolit! – nga Petrit Ali Mulla

Gazeta

Vallja e Osman Takes
Vallja e Osman Takes

Vallja e Osman Takës!

Historia e plotë e Valles së Burrave të Konispolit!

nga Petrit Ali Mulla

Osman Taka nga familja e madhe e Takajve të Konispolit ishte një djalë perifan, me trup elegant, me panje të bukur dhe burrërore, përfaqësues tipik i familjes aristokratike të Takajve. Një nga familjet me patriote të krahinës së Çamërisë.
Ngjarjet zhvillohen në Konispol në kohë të pushtimit nga Perandoria Osmane!
Në Konispol si qendër administrative, atëhere nga ana ushtarake kontrollohej, nga “Karakolli i Qafë Botës” në kufi me Sajadën, ose posta kufitare turke, një trupë e përbërë me 14 ushtarë dhe 2 oficerë, të cilët ruanin rendin në të dyja anët nga Filati deri në Konispol. Kjo trupë komandohej nga komanda ushtarake turke në Janinë. Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falte të “xhumane” njëherë në xhaminë e Konispolit, dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Këtu nis rrugë edhe historia e bukur e Osman Takës.
Ditë e Xhuma, dy gra nga Takajt, të veshura mirë dhe të mbuluar dhe fytyrën, nisen nga Shehati për në Çucat nga rruga e re, për të pajgorisur në Mullenj, gruaja dhe motra e Osman Takës, duke ecur në udhën e re, të dy gratë, u takuan ne rrugë me trupën turke. I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë dhe u pa fytyrën, duke thënë sa të bukura, “ifrret jalem” marshallah, gratë u larguan të turpëruara, sakaq mbaruan sebepin në Mullenj dhe u kthyen në shtëpi, si të zëna në faj, se ashtu ishte zakoni, quhej turp të shikohej fytyra e femrës nga burra të huaj, Motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa ushtarake turke, që fal të xhumane na zbuluan fytyrën. Kaq u desh dhe Osmani mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe u mor vendimi, që komandanti me gjithë ushtarët, do të ruhen kur kanë radhën për t’u falur në xhaminë e Konispolit dhe do të vriten. U tha dhe u bë, u ruajt radha, trupa u fal në Filat, dhe i erdhi radha për në Konispol. Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, u zurën pusinë në udhë të re trupës që vinte nga Karakolli turk, për faljen e radhës të xhumanë në Konispol. Komandanti me pesë ushtarët të rënë në pritën e trimave konispolatë vriten dhe mbetet një nga ushtarët gjallë, të cilin Osmani e çarmatos dhe i tha, po të le gjallë, t’i tregosh komandantit tënd në Janinë, se kush jam unë dhe se nuk ka ushtarë dhe oficerë të preki femrën konispolate, çoji selam nga Osman Taka i Konispolit.
Ushtari që i shpëtoj vrasjes u kthye në karakoll dhe tregoi ngjarjen e pësuar, ku menjëherë u lajmërua Janina, për vrasjen në pritë të trupës ushtarake nga Osman Taka, i cili u shpall menjëherë në kërkim bashkë me trimat e tij.
Valiu i Janinës vurin në dispozicion të kapjes së vrasësve 5 mijë napolon flori, e cila erdhi me ferman nga Porta e Lartë. Trupat turke të ardhura nga Janina e bastisen Konispolin, për të zënë të gjallë Osman Takën me shokët e tij. Por më kotë, Osmani me trimat e tij, kaluan Bogazin e Koskës dhe u fshehen në Gravat e Koskës, një fshat i Çamërisë i mbetur në kufirin grek, pas ndarjes së vitit 1913.
Aty u strehuan rreth tre muaj, deri sa u ranë në syrin e spiunëve të perandorisë dhe i zuri dimri me borë e ngrica. Për të mos rënë në duart e turqëve, ikin natën dhe strehohen në Shalës, ku priten shumë mirë nga fshatarët e Shalësit, të cilët bënin roje me radhë, për t’u mos u zbuluar nga ushtarët turq, të cilët kërkonin çdo ditë Osmanin dhe trimat e tij. Duke qenë se trupat turke hynë në Shalës, Osmani me trimat u larguan dhe zbriten tek konopicat matanë Urës së Bogazit. Natën vonë gjetën një stan përpara, me të cilin njihej Osmani, ky ishte Nasho Gërxhua një çoban i njohur, në të gjithë zonën. Nashua e kishte stanin më të tre djemtë e tij. Ai e ftoj Osmanin në kalive, Bujur në kalive, është ndër për mua të më vij Osman Taka në konak dhe menjëherë theri qingjat dhe i vuri në hell. Askush nuk dyshonte tek Nashua, se mund të strehonte Osman Takën, kur fermani i Portës Lartë thoshte qartë, se kush e strehon dhe i jep bukë, do të dënohet njësoj si Osmani, kush e dorëzon do të paguhet me 5 mijë Napolonë flori.
Këtë Nashua e dinte dhe mendja djallëzore e tij i shkon tek paratë dhe për këtë, u bëri darkë të mirë me mish helli dhe raki, me të cilën i dehu dhe i vuri në gjumë. Pasi u bind se trimat ishin të lodhur për gjumë dhe të dehur, ja hipi mushkës dhe shkoj menjëherë tek karakolli turk i Qafë Botës. Ushtarët e pritën: “Lepe Nasho efendi – i thanë, – ç’e mirë të solli. Atëhere – u tha – unë kam Osman Takën dhe trimat e tij në stanin tim!” Je i sigurt i tha komandanti i Karakollit. “Po – u tha Nashua – edhe i kam dehur!” Menjëherë u lajmërua Janina dhe u nisën taborrët me ushtarë. Nashua i thotë komandantit turk, dua paret, 5 mijë napolonat flori, që i keni taksur, për kokën e Osmanit. Komandanti i tha, Nasho do t’i marrësh, por pasi të zemë të gjallë Osman Takën dhe pasi i lidhen duar e këmbë e mbajtën sa erdhën trupat ushtarake nga Janina. Trupat ushtarake me Nashon të lidhur, ecën me shpejtësi dhe e rrethuan stanin, u folën djemëve të Nashos, dorëzo vrasësit të gjallë, në të kundërt do digjeni të gjithë brënda ne kalive. Osmani me trimat, filluan menjëherë të qëllojnë kundër turqëve. U bë luftë e madhe!

Vallja e Osman Takes - Pikture
Vallja e Osman Takes – Pikture

Vazhdimi i historisë së valles së Osman Takës, valles së burrave të Konispolit! Gjatë luftimeve ndërmjet taborrëve turq dhe Osman Takës e trimave të tij, u vranë dy djem të Nasho Gërxhos, një nga shokët e Osman Takës, në fund pasi u mbaruan fishekët, Osman Takën dhe tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës, ku pas një muaji Gjykata e Janinës i dënon me vdekje: me varje në litar Osman Takën dhe të tre trimat e tij. Porta e Lartë vendosi që pas një muaji, të ekzekutohet dënimi në Filat meqënëse të dënuarit ishin nga krahina e Çamërisë. U lajmërua e gjithë krahina të merrnin pjesë në ditën e ekzekutimit të fermanit të dalë nga Porta e Lartë. Në këso rastesh Valiu i Janinës, Hasan beu së bashku me gruan e tij Xhemile Hanëmi, të vendosur në dy kolltuqet e parë, për të ndjekur ekzekutimin që do të bëhej nga kadiu turk, Mexhit bej, po shikonin me vëmendje të madhe, miletin që kishte mbushur sheshin kryesor të Filatit. Valiu kërkonte pjesëmarrje sa më të madhe të arnautëve të Çamërisë, të cilët nga kjo varje do të nxirrnin mësim dhe nuk do t’i nxirrnin probleme perandorisë turke. Kadiu Mexhit Bej, po ecte krenar dhe në podiumin e ngritur për ekzekutimin e fermanit, për varjen e djemëve nga Konispolit, ju afrua trimave. I dënuar me vdekje me varje në litar Osman Taka më të dënuarit e tjerë nga Konispoli, cila është kërkesa juaj e fundit në këtë botë?

Vallja e Osman Takes... pikture
Vallja e Osman Takes… pikture

Fjalën e mori Osmani i cili, pasi shau perandorinë, për padrejtësitë që po bën, pasi tha se qe i bindur për hakmarrjen që e kishte bërë, për të ruajtur nderin e familjes dhe të krahinës, iu drejtua Kadiut: “O i nderuar Mexhit Bej, kërkesa ime e fundit në këtë bote, është paksa e çuditshme. Unë dua nji sufra dhe sazet e Filatit e Konispolit për të kërcyer një valle që në e quajme Vallja e Burrave të Konispolit, dua orkestrën e Braho Salametit (të parë)!”
Për pak minuta erdhi sufraj dhe Braho Salameti me shokët e tij. Brahua i tha: Osman Aga, çish avaz do ti bije? Osmani i thotë, dua Vallen e Burrave të Konispolit. Menjëherë Brahua, ja shkuli, një melodi e rrallë. Çish të shikoje Osmanin një valltar elegant, me pamje të rrallë, burrë që kërcente aq bukur, sa që Hasan Bej, me gruan e tij Xhemile Hanëmin u çuan në këmbë, e cila tha: Po ky është rrap, nuk kam parë burrë si ki, i hjeshëm, trim, elegant, nuk kam lënë vend të perandorisë pa shkelur dhe nuk kam parë të tillë div, të tillë artist, ky është lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe ne!” Xhemile Hanemi ju drejtua, Mexhit beut: “Gjynah të varet ky njeri dhe këta burra. Unë do të ndryshoj fermanin në Portën e Lartë dhe u ngjit në podiumin e varjes dhe kërkoj vallen të luhej përsëri, ku Osmani e kërceu më me krenari dhe me virtuozitet, Vallen e Burrave të Konispolit, e ku më vonë, për shkak të kësaj historie, ku kjo vallë i shpëtoi jetën Osmanit dhe trimave të tij, e mori emrin Vallja e Osman Takës.
E shkrova këtë histori të mësuar nga të parët e mij, i frymëzuar nga kjo valle, që u kërcie shumë bukur mbrëmë në dasëm Konispolate, e ku kjo valle nuk mund të mungojë.
Është orgjinale historia!
http://www.gazetaminerva.com

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Sa shpesh e kam shijuar këtë valle tek ndiqja provat e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, kur im atë ju mësonte lëvizjet pikante dhe domethënëse të kësaj valleje. Kjo vallë nuk është thjesht valle, është një histori, pikërisht siç e ka përshkruar dhe autori i shkrimit. Pika kulminante është pikërisht ajo në foton e parë ku kërcimtari gjysëmulur, gjysëmshtrirë mban mbi gjoksin e tij kërcimtarin tjetër.
    Një vallë që mban një emocion të madh dhe shumë kujtime për mua.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.