Ushqeje qenin të të kafshojë dorën!

Hamit Myftiu dhe Gjyqi i Deputetëve

Hamit Myftiu dhe Gjyqi i Deputetëve

Ushqeje qenin të të kafshojë dorën!

Deputetit beratas të viteve ’30, Hamit Myftiut, një ditë të bukur me diell, teksa ngjitej në sokakun e shtëpisë së tij, i doli përballë mullixhiu i lagjes, i cili, pasi e përshëndeti me të gjitha nderimet deputetin e Parlamentit Shqiptar, i qau hallin duke i thënë, se vajza e një punëtori në mulli, edhe ai pjesëtar i të njëjtit sokak, është nxënëse shumë e mirë në mësime, mirëpo kushtet ekonomike ia bëjnë të pamundur familjes së saj ta ndjekin vajzën me shkollë.
Teksa e dëgjonte, deputeti fisnik nuk ia zgjati shumë: “Për vajzën do të kujdesem unë, – tha. – do ta çojmë në Institutin “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë dhe atje do t’i ketë të gjitha shpenzimet e hequra!”
Dhe ashtu u bë.
Historia mori atë rrjedhë që mori në Shqipëri, dhe në vitet ’45 deputeti fisnik i viteve ’30, Hamit Myftiu, u përballë me gjyqin ndaj tij dhe ndaj personaliteteve të tjerë beratas dhe më gjerë, ku u dënua me vdekje.
Anëtarja më e egër e trupit gjykues, e cila jo vetëm dha dënimin me vdekje, por u tregua edhe më e egër gjatë gjykimit, ishte Urani Mullisi (Kutra).
Pikërisht vajza që dikur deputeti i urtë dhe fisnik ishte kujdesur për ta shkolluar në Institutin “Nëna Mbretëreshë”.

Marrë nga Faqja e FB Gegnisht, 19 dhjetor 2022

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook