back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Uria shkakton zemërim!?

Gazeta

Uria si formë zemërimi...
Uria si formë zemërimi…

Uria shkakton zemërim!?

Kjo ndjenjë e përjetuar nga mungesa e ushqimit
është një realitet shkencor dhe me të nuk bën dot shaka.
Po përse uria shkakton zemërim?!
Glukoza është burimi më kryesor i energjisë për trurin.
Trupi e prodhon glukozën nga ushqimet që konsumon.
Truri është një organ shumë kërkues dhe sa më shumë që shfrytëzon glukozën aq më shumë e kërkon atë.
Ndonëse truri përbën 2 përqind të peshës trupore, ai përdor 20-30 përqind të energjisë të përfituar.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pas ngrënies së një vakti, niveli i glukozës në gjak fillon të bjerë.
Por nëse rënia është më e madhe, atëherë trupi mendon se organizmi është në rrezik.
Një perceptim i tillë shkakton një reagim të menjëhershëm që kufizon aftësinë e përqendrimit dhe përmbajtjes emocionale.
Shkencëtarët e Universitetit të Ohios në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpjegojnë se zemërimi ose agresiviteti si pasojë e urisë është një emocion të cilin njerëzit kanë shumë vështirësi ta mbajnë nën fre.
Ndaj nëse ndiheni të rënë emocionalisht apo të acaruar atëherë duhet të rrisni menjëherë nivelin e glukozës në gjak.
Përse ndiheni të zemëruar në mbrëmje dhe jo në mëngjes?
.
Ne jemi... ato çka hamë!
Ne jemi… ato çka hamë!
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njerëzit në mëngjes kanë më shumë vullnet dhe vetëpërmbajtje.
Me kalimin e orëve, vullneti dhe vetëpërmbajtja humbasin forcën dhe humori prishet.
Zemërimi nga mungesa e ushqimit është më i dukshëm tek çiftet e martuara ose ata që jetojnë bashkë.
Uria i bën njerëzit të ‘nxjerrin nervat’ tek partneri i tyre, sepse ai ose ajo është personi pranë të cilit ndihen më të lirshëm.
Kjo është një shtresë më e thellë e brishtësisë emocionale të nxitur prej urisë.
Studimet kanë konfirmuar se kur janë të stresuar, njerëzit kanë tendencën të përzgjedhin ushqime plot energji dhe të shpejta si pasojë e nevojës së pajustifikuar për ‘mbijetesë.’
Herën tjetër që partneri juaj është me nerva pa arsye, tregohuni më të kuptueshëm dhe jepini një çokollatë të vogël, një mollë ose pak kos me fruta pylli.

Marrë nga AgroWeb.org

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.