Unë linda në banjo… – nga Elona Caslli

Amësi...

Amësi…

Unë linda në banjo…

nga Elona Caslli

Shkrim i bazuar në histori të vërtetë.

Unë linda në banjo…
Kam lindur në një banjo në Kampin e Tepelenës. Dhimbjet e lindjes nëna i pati të rënda dhe më lindi mes aromës mbytëse të mykut jeshil që mbulonte muret e asaj banjoje. Në mëngjes viheshim në radhë për të ngrënë bukën me krimba. Laheshim shumë rrallë dhe e kishim kokën me morra. 
Një ditë nënën time e varën me kokë poshtë nën një pemë. Vëllai im ish larguar nga kampi. Roja i kampit ulërinte sa kish në kokë: “Ku e ke djalin?!”
Nga kampi dola për herë të parë në moshën 5 vjeçe. Më çuan tek berberi, i cili pasi u tmerrua nga morrat që gëlonin në kokën time, më qethi tullë. 
Shijen e qumështit dhe të bukës pa krimba e provova për herë të parë 5 vjeç.
Gjysmën e jetës e kalova në internim. Pastaj u martova dhe linda një vajzë. Para 30 vitesh shkova në emigrim. 
U ktheva në Shqipëri për të votuar më 25 prill.
Votova dhe teksa isha në taksi rrugës për në aeroport dëgjoja muzikën e çjerrë dhe zërin e një të marri që thërriste fort: “Mandati i tretë, është historik për Partinë Socialiste!”
.
Post Scriptum – Jam 80 vjeç. Hipi në avion. Mbështes kokën mbi dritaren e vogël dhe tretem në pamjen e një toke fatkeqe.
.
Marrë nga Muri i Fb i Elona Casllit, 29 prill 2021
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook