back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Udhë të mbarë Fjalës së Lirë… nga Adriatik Riza Dosti Themelohet Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës… [UGSHPD]…

Gazeta

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës... [UGSHPD].
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës… [UGSHPD].

Udhë të mbarë Fjalës së Lirë…

nga Adriatik Riza Dosti

Themelohet Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës

[UGSHPD]

Me 6 qershor 2021, përmes një takimi në ZOOM të 12 antarët e këtij Unioni vendosën të bëjnë publik faktin e krijimit zyrtarisht të Unionit të gazetarëve shqiptarë profesionistë të Diaspores…
Për arësye të pa parashikuara thjesht teknike [difekt në lidhjen e Internetit] unë personalisht u privova nga të qenit pranë e në krah të kolegëve të mi në këtë ditë të veçantë… por kjo nuk do të thotë asgjë përpara qëllimit madhor të krijimit të kësaj shoqate mbarëshqiptare përmes zërit e penës të së cilës shqiptarët në mbarë botën do të munden edhe më shumë e më fort se deri tani të shohin, të dëgjojnë e lexojnë Zërin e së Vërtetës… zërin e Lirisë së fjalës të pa censuruar prej askujt e do të dijnë të çmojnë edhe më shumë Fjalën e lirë…
Shenida Bilalli dhe Lida & Skënder Buçpapaj janë inisiatorët për krijimin e këtij Unioni që ka në përbërjen e tij intelektualë të shquar, shqiptarë të mirë, të ndershëm e patriotë, por edhe botues, poetë, regjizorë, publicistë, shkrimtarë e gazetarë të zot, të pavarur prej askujt me plot kuptimin e fjalës e besnike të Lirisë e Demokracisë sikurse luftëtarë të sprovuar të Kombit e të popullit të tyre e pa cene e skuta të errëta të së djeshmes së tyre por edhe të papërlyer me pisllikun e sotëm të politikës së mbrapshtë antishqiptarë brenda e jashtë Shqipërie… nga një klasë politike krejtesisht e papërgjegjshme për fatet e atdheut e të popullit tonë.
.
Gjysmën e 12 antarëve të këtij Unioni i njoh prej vitesh e i kam patur ngahera miq e kolegë të mirë… ndërsa gjysmën tjetër të aktivitetin e tyre profesional e kam njohur përmes rrjeteve sociale dhe kam krijuar respektin e konsideratën e duhur kur bëhet fjalë për parime të tilla të ndershmërisë, patriotizmit, profesionalizmit, korrektesës, guximit e jo-kompromiseve me fatet e Lirisë e të demokracisë e mbi te gjitha në mbrojtje të Kombit e të popullit tënd… parime që për mua personalisht janë të shenjta e të panegociushme me askënd!
Këto ishin edhe arsyet kryesore që ftesën e tyre për të qënë pjesë-themeluese e këtij Unioni të nderuar e të respektuar e pranova me kënaqesi e pa asnjë lloj hezitimi… ndaj në 6 qershor i urova… udhë e punë të mbarë e na qoftë për hajër…
.
Shenida Bilalli (Kroaci)
Elida & Skëndër Buçpapaj (Zvicër)
Robert Papa (SHBA)
Adriatik Dosti (SHBA)
Rafaela Prifti (SHBA)
Ardian Murraj (SHBA)
Arben Kallamata (Kanada)
Taulant & Jeta Dedja (Kanada)
Alba Kepi (Itali)
Artan Kutra (France)…
.
janë 12 antarët e krijimit të UGSHPD…
Unioni i krijuar dy ditë më parë do të regjistrohet tashmë në Gjykatën Federale e Shtetërore të Zagrebit në Kroaci – ndërkohë që antarësia për ne nga të tjerë miq e kolegë që gjykojnë së janë vërtet në të njëjtën linjë qytetarie, atdhetarie e profesionalizmi me ne është e hapur e pa as më të voglin paragjykim ndërkohë që e ritheksoj se pavarësia prej gjithkujt mbetet e shenjtë ndërsa vartësia ndaj Lirisë e Demokracisë, Kombit e Popullit tënd është Detyrim e Obligim qytetar e profesional…
Integritet, dinjitet, personalitet, ndershmëri, profesionalizëm e atdhetari… respekt e guxim ndaj fjalës së lirë e lirisë së fjalës… demokraci e antikomunizëm… kjo është deviza jonë…
Unioni i krijuar tamam në kohën e duhur ka përpara goxha rrugë të gjatë e të vështirë për të bërë aq më shumë kur sot më shumë se kurrë pushtetmbajtësit neokomuniste të Tiranës po abuzojnë së tepërmi e me të gjitha format e mënyrat me Diasporën shqiptare duke krijuar përmes Ministrisë së tyre të Diasporës dhe ministrit shqiptaro-maqedonas Pandeli Majko lloj-lloj shoqatash enigmatike e anonime, gazetash, radio-tv, propogandë të pisët etj… thjeshtë për të përçarë Diasporën e për ta patur atë për vete…
Por mjaftojnë dy faktet e fundit… mbyllja e kufirit për shqiptarët që jetojnë jashtë Atdheut të tyre për të votuar në 25 prill… dhe Samiti falls i Diasporës iniciuar prej kryeministrit Rama që dështoi bujshëm e totalisht në Tiranë pak kohë më parë… për te kuptuar atë se në cilin krah e drejtim duhet të shkojë sot Diaspora e vërtetë shqiptare, e cila historikisht ka luajtur një rol të rëndësishëm në fatet e kombit e të popullit të vet e ka qënë kurdoherë antikomuniste.
Ndaj krijimi i Unionit të gazetarëve shqiptarë profesionistë të Diasporës është tashmë zyrtarisht një dritare me shumë për të gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë nga ku ata mund të shohin më qartë e më mirë realitetin e Atdheut të tyre…
Urime… e pune të mbarë… me këmbë të mbare e na priftë e mbara!
.
Marre nga muri i FB i Adriatik R. Dosti, 8 qershor 2021
.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.