back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Trifoni i vetmuar – nga Lekë Tasi

Gazeta

Poeti pa varr Trifon Xhagjika
Poeti pa varr Trifon Xhagjika

Trifoni i vetmuar

nga Lekë Tasi

Kur në lashtësi, në Forumin e Romës u ça një humnerë e frikshme, Orakulli tha: “Më i miri nga ju të hidhet brenda që Roma të shpëtojë”. Një kalorës romak që u ndodh aty, nuk e bëri të gjatë; u hodh me gjithë kalë e armatim. E çara e përpiu dhe u mbyll, duke lënë të paprekur Romën.
Trifon Xhagjika bëri të njëjtën gjë në kohën tonë. Ai u hodh pranë atdheut në momentin më të rrezikshëm të historisë së tij, dhe siç e kishte parathënë vetë profetikisht, i dha zemër atdheut me gjakun e zemrës së tij. Medet, krahasimi nuk vërtetohet deri në fund. E keqja që kishte zaptuar Shqipërinë; humnera simbolikisht, te ne nuk u mbyll, jo se therorja e poetit sfidues nuk u përfill prej zotave, por sepse uniteti i atëhershëm mes romakëve, i gjallë tek të gjithë qytetarët, nuk u vërtetua te shqiptarët, dhe shkaku është se fryma e nënshtrimit ndaj sundimtarit ka rrënjë të lashta ndër ne. Kështu, e çara në trupin e atdheut, jo vetëm nuk u mbyll si në Romën e burrave të fortë, por u shndërrua në plagë të ligë, që premtonte për gjëra të këqija.
.
Avni Delvina - Shpërblimi i luftëtarëve të Lirisë
Avni Delvina – Shpërblimi i luftëtarëve të Lirisë
Në vitet që pasuan, arroganca e trembur e tiranit, e zmadhuar nga dyshimet më të pagjasa dhe nga vogëlsia e frikshme qytetare e subjekteve të tij, çoi në viktima të tjera. Shorti u ra tani tre poetëve të rinj Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela, si për të na kujtuar që armiku më i rrezikshëm i diktaturave është mendimi. Ata bien të korrur nga kosa e saj. Terrori e kishte përgjunjur Shqipërinë dhe sjellja e inteligjencës së mbetur gjallë arriti shkallë të tilla mjerimi moral, sa është më mirë të mos flasim. Pikërisht përqasja me Romën republikane, d.m.th me një shoqëri model, ku lavdia dhe turpi vlerësoheshin pa mëshirë në dy skaje të shkallëzimit të mundshëm njerëzor, vazhdon të na ndriçojë edhe sot. Me mundësitë që kemi tash në liri të vrojtojmë nga një kënd i mënjanuar, por me vizione të plota sjelljen që bën inteligjenca, konfigurojnë dy qëndrime mentale ndaj Trifonit, alias ndaj dinjitetit: në njërin krah ai i dashamirësve të përvuajtur, që me keqardhje në zëmër, i rrinë larg atij me respekt, kokulur. Të moshuar e të lodhur tanimë, ata i fshihen prezencës së tij ideale nga që nuk mundën të ndjekin hapin e tij, megjithëse në një farë mënyre ndoqën gjurmët e tij për një jetë dinjitoze, edhe pse në hije të diktatorit. Në krahun tjetër, “aktivët” e përjetshëm, ata që qëllim të vetëm kanë suksesin. Bezdia që shkakton precedenti Trifon, nuk ka të bëjë me ndonjë farë pendese ose ndonjë ndjenjë pengu, por me konkurencën që padashur fantazma e tij u bën në zemrën e publikut edhe pse pak të informuar. Përherë të rinj e të palodhurme gjithë moshën e thyer, ata përpiqen, organizojnë, tentojnë të popullojnë një farë Panteoni me emra të rinj, më komodë për ta, që ashtu të inskenojnë dhe veten në një listë subjektesh të ngjashëmme veti kryesore jetëgjatësinë, ku natyrisht Trifoni, me plagën në ballë, nuk hyn dot. Vështirë të gjesh një vend çfarëdo edhe për imitues eventualë të Lucanus vetëvrasës ngaqë i bëri lajka Neronit, sepse as të tillë s’ka. Është një kohë e pazonja jo vetëm për sublimen, por as për dëshpërim. Trifoni mbetet i vetmuar.
.
Marrë nga Gazeta “Shekulli”, 5 maj 2006, faqe 14
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.