back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Tri çilsa dhe nji rrëfim… – nga Jozef Radi

Gazeta

Tre çilsat e Vallemiano 27
Tre çilsat e Vallemiano 27

Tri çilsa dhe nji rrëfim…

nga Jozef Radi

Këta tre çilsa n’leximin ma të thjeshtë s’dëshmojnë asgja ma shumë, se çelsa të nji hymje apartamenti… E n’fakt të tillë janë, veçse t’rij, t’paxanun fill! Ajo çka vlen theksue asht fakti se prej së dilles së 30 tetorit të vjetit 2016 e deri n’ditë të sotme, 1 korrik 2021, jam kenë i dalun shpie, si nji qiraxhi i mbështetun sistematikisht prej shtetit, mbasi pallati me 28 familje, ku njena ishte emja, u konsiderue i pabanueshëm… e prej atij mëngjesi, kur n’orën 7.40, shpia dhe bota përreth për gati 70 sekonda u tund si e çmendun, e unë prej shtratit brofa n’tarracë po e ndiqja njat zgjim të potershëm e të frikshëm të qytetit, ndërsa prej hymjes ndjeja të rrëzoheshin e t’më thuhesh shumçka.
N’at shpi unë s’fjeta ma! U ktheva me marrë veç do tesha, e ndejta fillimisht palestrave, mandej hoteleve në qytete tjera për thuej 6 muej e mandej me qira, deri në ditë të sodit.
Bash sot, mbas nji durimi të gjatë, me nji veprim tejet të zakonshëm e burokratik mora këta tre çelsa: çelsin e hymjes së pallatit, çelsat e apartamentit dhe çelsin e kabinave të ujit, gazit dhe dritave,
Pra, gati mbas nji odiseje prej 56 muejsh, tash mundem m’u kthye në banesën e re, thuej ba krejt e re…. prej së cilës kisha dalë mëngjesin e 30 tetorit të 2016.
Pallati me 28 apartamente asht riparue, pa u cënue asgja të objektit ekzistues me nji kosto 3.100.000 € (110.000 € për familje), e gjitha prej shtetit (qeveria dhe komuna) e për shërbime suplementare të paparashikueme prej tërmetit apo ndryshime të dëshirueme prej secilit individ, shifrat shtesë variojnë rreth 5-10.000 euro.
Pallati sot asht thuejse i ri…
S’më mbetet tjetër, veçse përmes këtyne tre çilsave të marrun sot me 1 korrik 2021, me falenderue shtetin italian, komunën e qytetit ku jetoj prej gati 25 vitesh e në veçanti për trajtimin e pazhurmët të kësaj fatkeqsie natyrore, konform ligjeve të këtij vendi, ku s’u shfaq askush me marrë atribute apo lavdina elektorale, mbi nji fatkeqsi të tillë… qe prej pesë vitesh, ndër të tjerë më qëlloi edhe mue, si banor i këtij qyteti dhe këtij vendi…
1 korrik 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.