back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Treni i Jetës… prej Pulvigiu-t – shqipëroi Jozef Radi

Gazeta

Treni i Jetes... 1
Treni i Jetes… 1

Treni i jetës

prej Pulvigiu

e sjellë në shqip prej Jozef Radit

“Jeta
asht nji aventurë e madhe
drejt dritës…”
Paul Claudel

Udhëtim drejt Dritës...
Udhëtim drejt Dritës…
Jeta aq shumë i përgjan nji udhëtimi me tren…
Shpesh, ne ngjitemi nalt e zbresim poshtë, po ka edhe aksidente, në disa ndalesa për dikend ka surpriza të kandshme, po edhe trishtime të mëdha për ndokend tjetër.
Qyshse lindim, ne e marrim kët tren, dhe aty takojmë njerëz të cilët besojmë se kanë me na shoqnue në krejt udhëtimit tonë: E këta janë prindët tonë.
Për fat të keq, e vërteta asht ndryshe. Ata zbresin në njenin prej stacioneve, dhe na lanë pa dashninë e pa dhimbsuninë e tyne, pa afërsinë dhe pa shoqninë e tyne.
Megjithatë, në tren ngjiten persona tjerë, që për ne mbeten shumë të randsishëm. Ata janë vllaznit tonë, motrat tona, janë miqtë tonë, krejt ata njerëz të mrekullueshëm që ne aq shumë i duem.
Ndonjeni prej këtyne njerzve që ngjitet në tren, e vlerëson udhëtimin si nji shetitje të vogël. Tjerë gjejnë veç trishtim n’udhëtimin e tyne.
Mandej ka edhe do tjerë, gjithnji të pranishëm në tren e gjithnji të gatshëm me ndihmue ata që janë në nevojë.
Dikush len nji nostalgji të përjetshme, kur i zbret trenit… dikush tjetër zbret e ngjitet menjiherë, dhe ne as e vërejmë kët gja…
Ne befasohemi kur ndonji prej udhtarëve që ne e duem aq fort, ulet n’nji vagon tjetër, e për nji pjesë kohe na ka lanë me udhëtue krejt vetëm.
Sigurisht ne s’e lejojmë vedin me u ndalë prej askujt, dhe as marrim mundimim me u shtye, e me kërkue vagonin e tyne… Për fat të keq, ndonjiherë ne as mund të ulemi ma pranë tyne, pse ai vend tashma asht zanë.
Po s’prish punë… Kështu e kanë udhëtimet: ato janë plot sfida e andrra, plot fantazi e shpresa, plot lamtumira… Gjithnji, pa kthim.
Ne rropatemi që udhëtimin tonë ta bajmë n’mënyrën ma të mirë të mundshme.
Ne rroptemi me gjetë mirkuptim me bashkudhëtarët tonë dhe kërkojmë ma të mirën e secilit prej tyne… po s’duhet me harrue se në çdo hap të kësaj rruge ndonji prej shokve tonë mundet me e humbë mendjen e ndoshta i nevojitet mirkuptimi jonë. Pse edhe ne, shpesh e humbim toruen, po duhet dikush t’na mirkuptojë.
Misteri i madh i udhëtimit asht se asnji prej nesh s’e di se kur kemi me zbritë nji herë e mirë, dhe aq ma pak se kur bashkudhëtarët tonë kanë me e ba të njajtën gja, as ai që asht ulë krejt afër nesh.
Unë mendoj se kam me ndje keqardhje të thellë, kur të zbres përgjithmonë prej këtij treni …
Dhe, jam krejt i bindun për kët…
Ndamja me tanë ata miq që kam njoftë përgjat këtij udhëtimi, ka me qenë e dhimbshme, e braktisja e ma të dashtunve të mi në vetmi, ka me qenë tejet trishtuese.
Po unë shpresoj se herët a vonë ka me u shfaqë Stacioni Qendror, dhe kam përshtypjen se ata kanë me ardhë të gjithë, me nji valixhe në dorë, valixhe që kur hypën ma së pari në tren, askush s’e kishte.
E ajo që ka me m’ba të lumtun, asht mendimi se jam përpjekë me ua mbushë e me ua pasunue valixhet e tyne të çmueshme.
Ju të gjithë bashkë, miqtë e mi, mund të bani çmos që udhëtimi të jetë sa ma i bukur, pse në fund të fundit, ia ka vlejtë barra qiranë.
Le të bajmë gjithçka asht e mundun, që kur të zbresim, njaj vend i mbetun bosh, t’jetë nji mall i thellë dhe kujtime të papërsritshme për krejt ata që e vazhdojnë udhëtimin.
E krejt atyne që tashma janë ba pjesë e trenit tim,
ju uroj: Udhë të mbarë!!!
Treni i Jetës... në Indi
Treni i Jetës… në Indi

Kjo poezi e mrekullueshme,
që e përcjell Trenin si nji metaforë të jetës
asht e shkrueme prej nji poeti sard
i quejtun Pulvigiu, në vitin nel 2007.
Ai shkruen vazhdimisht poezi të kësaj natyre
e për ma shumë mund të konsultoni…
http://pulvigiu.altervista.org/il-treno-della-vita/

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.