back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Tregimet e Borges në shqip – nga Enver S. Morina

Gazeta

Jorge Luis Borghes ne shqip
Jorge Luis Borghes ne shqip

Tregimet e Borges në shqip + një

nga Enver S. Morina

Edhe një libër i gjetur së fundi, me tregimet e Jorge Luis Borges
Libri i botuar në vitin 2015 “Tregime & Novela” nga Argeta LMG, Tiranë i përkthyer nga Prof. Xhevat Lloshi. Janë tetëmbëdhjetë autor të tregimeve e novelave, si Çehov, Tolstoi, Dikens, Kafka, Updike, etj. Të tetë tregimet e Borges janë ribotim i pandryshuar i librit në shqip “Pasqyra e bojës” i vitit 2007. Vetëm titulli i tregimit “Llotaria në Babiloni” vjen këtu “Lotaria në Babiloni”.

Botimet në shqip të tregimeve të Borges (1981-2021):

“I pavdekshmi” (1981)
“Labirinti Borges” (1999)
“Dorëshkrimi i Brodit” (2001)
“Aleph” (2002)
“Vdekja dhe busulla/ Fiksione & Aleph” (2002)
“Antologji e tregimit hispano-amerikan te shekullit XX” (2002)
“Artisti i urisë” (2003)
“Tregime të zgjedhura” (2004)
“Etërit e misterit” (2005)
“Pasqyra e bojës” (2007)
“Pudra e Majmunit” (2008)
“Libri i rërës” (2009)
“Tregime latinoamerikane” (2012)
“Tregime të zgjedhura hispanoamerikane” (2015)
“Tregime & Novela” (2015)
“Tregime të zgjedhura” (2016)
“Tregimet” (2021)

Shtatëmbëdhjetë librat në shqip janë të përkthyera nga: Muhamet Kërnja, Feride Papleka, Qemal Velija, Çlirim Mukli, Mira Meksi, Gjergj Vlashi, Edvin Shvarc, Fatmir Alimani, Agim Doksani, Xhevat Lloshi, Rudi Bobrati e Alban Bobrati, Azem Qazimi, Erion Karabolli e Bajram Karabolli dhe Bashkim Shehu.
P. S. Askushi është personazh i tregimit “Utopia e një burri të lodhur”, Dikushi mund të pyes “Po libri “Libri i Qenieve imagjinare”?!
e. s. m. – “Kalabria” (Prishtinë) – 12 mars 2022

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.