back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Tragjedia në Familjen e Mehdi Çelikut – sonet nga Uran Kostreci

Gazeta

Uran Kostreci në Paris 2016
Uran Kostreci në Paris 2016

Ju përulem Xhaxha!

Tragjedia e familjes Çeliku, duhet të ishte aktakuza e parë ndaj diktaturës
dhe veglave të saj në Lushnje… Sepse ngjarja ka ndodhur midis vitit 1988-1989,
në një kamp internimi, si ai i Grabianit, ku nga poshtërsitë e Sigurimit
dhe kombinimet e Shtetit me organet e partisë,
ekzekutuan në kulm të dëshpërimit dhe torturave kafshërore dy familjarë të pafajshëm…
duke lënë pa mbështetje e mes katër rrugave tre adoleshentë…
Ishte koha kur diktatura i kishte marrë mesazhet historike se po i vinte fundi…
po ajo s’mund të ikte pa krimet e saj monstruoze, as ndaj atyre njerëzve të thjeshtë,
punëtore e në halle të veta si Familja Çeliku e plot të tjera.
Këtë histori e kam përcjellë në vetë të parë, si terror në gjithë kampet e Lushnjes,
po edhe pse me një nip të Mehdiut, Dylber Çelikun, ishim mjaft shokë,
dhe prej tij e kam dëgjuar krejt të vërtetën!
Kurse ajo që keni realizuar Ju zoti Uran,është përtej asaj që besoja…
Në 14 rreshta dhe në 151 rrokje, keni dhënë krejt përmasat e kësaj tragjedie…
Dhe jo vetëm kaq, por desha të shtoj këtu edhe një kuriozitet nga biseda mes nesh,
që vlen edhe për ata që e lexojnë dhe për gjithë ata që merren me poezinë…
Urani Kostreci e ka shkruar e rishkruar këtë sonet 81 herë…!
Pra e ka rishkruar e përmirësuar 81 herë për të mbrritur te kjo që ju lexoni…!
Punë prej Sizifi e një 82 vjeçari!!
Zakonisht thuhet se X tragjedi s’ka penë që e shkruan…!
E kunderta ka ndodhur me Ju Uran Kostrecin…
Jo vetëm që ai e ka shkruar dhe e ka sintetizuar mrekullisht,
por ka dhënë edhe një shembull model, ku e vërteta dhe dramat njerëzore,
në pamundësi të filmave apo dokumentarëve,
(për të cilët Partia/Partitë dhe Pushteti s’patën kurrë fonde…!)
ka njerëz me shpirt të madh artisti… si Uran Kostreci, që ua lënë si dëshmi stoike brezave!
Përtej kësaj, asnjë fjalë s’më ka kuptim…
Ju ia gdhendni monumentin vetes si pakkush në këte botë…
Ju përulem Xhaxha!
jozef radi, 18 mars 2020
.
Diktatura e "Drapër e çekanit"!!
Diktatura e “Drapër e çekanit”!!

Tragjedia në Familjen e Mehdi Çelikut

sonet nga Uran Kostreci

 
Internim qe me gjith’ familje i gjori,
kur policë e muarr atë rrëshqanë…
vu kuje e shoqja. Tre fëmijët qanë.
Dega dhe gruan thirri e aq dhun’ përdori
 
sa iu nxi shpina asaj dhe kraharori;
“Fol ç’di për burrin o s’del gjallë!” – i thanë.
Nga dhuna, ankthi… fuqitë at qyqe e lanë
e t’shoqnë ajo, akuzoi kot nga zori…
 
e kur ktheu n’kasolle, ndjeu t’kish bër’ hata…
ndaj hodh’ litar ne trau e veten vari!!
Vdiq dhe Mediu në Degë. Ilir qyqari
 
rreth nënës shtrir’ meit, qante pa prà…
Her’ shihte ai xhenazen, her’ lart në tra
ku i tundej mbi kokë ende litari…
.
Marre nga Muri i Fb. i Uron Kostrecit, 18 mars 2020
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.