back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Tipiket e kaltërsisë (Tipicità in Blu) – Takimet e Detit – Ancona 17-20 Maj 2018

Gazeta

Takimet e Detit - Ancona 17-20 Maj 2018
Takimet e Detit – Ancona 17-20 Maj 2018

Tipiket në kaltërsi (Tipicità in Blu)

Takimet e Detit – Ancona 17-20 Maj 2018

përgatiti Jozef Radi

Takimet e Detit - Ancona 17-20 Maj 2018 - Grupi Njimije Yjet
Takimet e Detit – Ancona 17-20 Maj 2018 – Grupi Njimije Yjet
Prej datës 17 deri me 20 maj, në qytetin e Ankonës u zhvillua takimi i Adriatikut, ku i ftuar i rradhës i këtij viti ishte Bashkia e Qytetit të Durrësit.
Sigurisht në organizime të tillë të këtij niveli midis qyteteve që kanë jo vetëm detin e përbashkët po edhe lashtësinë, historinë, ngjarje, tradita po edhe komunitete të përbashkëta janë një rast për të afruar atë që bashkon Adriatiku po edhe të krijohet një bashkëpunim e bashkërendim reciprok midis qyteteve adriatikase në njohje dhe koordinim të iniciativave, aktiviteteve, njohjeve dhe mundësive turistike. Gjatë katër ditëve aty në Mandracchio, pranë Mole Vanvitelianas mund të shijoje sardelet, midhje të Portonovos, gatime të Adriatikut, raguze & bombetti, sepje, kallamarët dhe plot gatime të tjera të detit. Është mirë gjithashtu që edhe komunitetet të jenë më aktive e më bashkëpunuese dhe të kuptojnë njiherë e mirë që kohës së aktiviteteve fasadë u ka perënduar dielli, po edhe organizatorët e këtyre aktiviteteve si Bashkia e Ankonës apo ajo mysafire e Durrësit të gjejnë mënyra më efikase që të tilla ngjarje të kthehem në festa të vërteta midis vendeve dhe popujve.
Në ditët në vazhdim ishin të pranishëm autoritete të qytetit të Durrësit të shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Ankonës z. Pierpaolo Sediari dhe përfaqësuesja e politikave komunitare, Sanja Vukorep, e cila e shoqëroi për gjatë gjithë kohës grupin përfaqësues të komunës së Durrësit, e që në bashkëpunim me organizatorët patën një seri takimesh lidhur me mundësitë e bashkëpunimit të dy brigjeve të Adriatikut.Ditën e shtunë në Panairin e Peshkut në Mandracchio të Ankonës ishin të ftuar ansambli i fëmijëve shqiptarë të valleve “Mille Stelle” (Njimijë yjet) i Parmës, i shoqëruar nga prindët e fëmijëve, Forumi i Grave të Pavarura (Forum di Donne Indipendenti) të cilët i dhanë Panairit ngjyrat e një feste, duke zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve të shumtë italianë e shqiptarë në këtë panair. Rreth 30 fëmijë të veshur me kostume popullore të Tiranës dhe Malësisë, u alternuan së bashku me prindët, Forumin e Grave të Pavarura në valle nga më të bukurat të të gjitha trevave shqiptare. Në takim përshëndeti edhe drejtuesi dhe përfaqësuesi i shoqatave shqiptare të veriut shkrimtari Ndue Lazri, i cili krahas nxitjes së këtyre aktiviteteve, bisedoi me përfaqësuesit bashkiakë dhe ata krahinorë në përkrahjen e inicitivave pozitive, të cilat dëshmojnë jo vetëm integrimin dhe bashkpunimin po në të njëjtën kohë edhe mbrojtjen e vlerave tradicionale të komunitetit shqiptar…

.
Takimet e Detit - Ancona 17-20 Maj 2018 - Grupi Njimije Yjet
Takimet e Detit – Ancona 17-20 Maj 2018 – Grupi Njimije Yjet
Ishin të pranishëm autoritetet Krahinore dhe Bashkiake si znj. Valeria Mancinelli, dhe zotërinjtë Stefano Foresi dhe Fabio Sturani e mjaft të tjerë, të cilët e vlerësuen këtë ngjarje dhe falenderuan organizatorët e Shoqatës Aquila me president Pali Gjeko, dhe organizatorë Rozeta Groballi, Fiona Kajo e të tjerë, të cilët u përgëzuan veç të tjerash edhe si organizatorë të gjithë evenimenteve më të rëndësishme qv ka realizuar komunitetit shqiptar i qytetit të Ankonës, në harkun e një viti duke dëshmuar se Shoqata Aquila e Ankonës, prej kohësh i ka tejkaluar evenimentet fasadë dhe është në kërkim të gjetjes së mënyrave për të bashkëpunuar seeriozisht jo thjesht mes shoqatave shqiptare, dhe institucioneve të Komunës dhe Krahinës po edhe për krijimin e një qendre të rëndësishme kulturore, e cila duhet t’u shërbejë gjithë aktiviteteve të mëpasme, si një dëshmi serioziteti, përkushtimi dhe këmbënguljeje për të bërë më të mirën e mundshme per komunitetin shqiptar.
Deri në orët e vona të ditës së shtunë, grupi i fëmijëve, forumi i Grave te Pavarura, prindët dhe komunitetit shqiptar i Ankonës i dhanë Panairit të Adriatikut aty në zonën e Portit, ngjyrat e një feste që askush tjetër s’e kishte realizuar me parë…
.
Takimet e Detit - Ancona 17-20 Maj 2018
Takimet e Detit – Ancona 17-20 Maj 2018 – Grupi Njimije Yjet
Një nga përfaqesueset e Forumit të Grave theksoi: “…kemi kërkuar ndihmë për punën tonë. po sot kemi ardhur të falënderojmë vëllazërisht komunitetin shqiptar të Anconës, duke demonstruar vallet tona, me fëmijët tanë të cilët janë edhe italianë. Ne erdhëm ketu për të festuar së bashku dhe së bashku për të promovuar kulturën tonë…”
.
Ndue Lazri duke përshëndetur Festën
Ndue Lazri duke përshëndetur Festën
Perfaqesuesi i shoqatave të Veriut Ndue Lazri u shpreh: Ishte një aktivitet vërtet shumë i bukur. Grupi “Mille stelle”, Forumi “Donne Indipendenti” dhe grupi i ardhur nga Parma i dhanë gjallëri sheshit vallet, kostumet dhe entuziazmin e tyre. Festa filloi ne ora mbrëmje dh përfundoi ne mesnate. Panairi e Adriatikut dhe dita kushtuar portit dhe qytetit të Durrësit ishte një kënaqësi e madhe jo vetëm për ne po edhe për të qytetarë e shumtë që vizitonin Panairin dhe ndoqën koncertin. Ishte domëthënëse që të pranishëm dhe në koncert ishin edeh përfaqësues të Krahinës, Kryetarja e Bashkisë së Ancones, këshilltarë të komunës etj. Stenda shqiptare nën përkujdesjen e Pali Gjeko, Rozeta Shebeku Groballi e Jozef Radi u zbukurua edhe me flamurin kombëtar të sjellë nga grupi i Parmës. Ishte një mbrëmje e paharrueshme.
.
Takimet e Detit - Ancona 17-20 Maj 2018 - Grupi Njimije Yjet
Takimet e Detit – Ancona 17-20 Maj 2018 – Grupi Njimije Yjet
Takimet e Detit - Ancona 17-20 Maj 2018 - Shoqata Aquila e Ankones
Takimet e Detit – Ancona 17-20 Maj 2018 – Shoqata Aquila e Ankones

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.