Ti di të jepesh!! Tasos Livadhitis (1922-1988)

Tasos Livadhidis (1922-1988)

Tasos Livadhidis (1922-1988)

Ti di të jepesh!!

poezi nga Tasos Livadhitis

Ti di të jepesh e dashur,
di të jepesh e gjitha e mos të mbash asgjë për vete,
veç trazimit se mos ndoshta s’ke dhënë gjithçka!
Çdo gjë mund të ndodhë në kët botë, shpirtja ime,
po le të vijë veç me buzqeshje ajo,
sepse më parë se t’i trokisje jetës sime,
ke jetuar në ëndrrat e mia e dashur…
E mos dëgjo se ç’mund të thotë ndokush,
kur bota është kaq e ndritshme
dhe sytë e tu kaq të mëdhenj…
Në çastet më intime me ty e jetova gjithë jetën….
dhe sërish do të rishfaqemi bashkë një ditë
atherë të gjithë mbrëmjet e krejt këngët do të jenë tonat…
Eh sa do të doja ta thërrisja emrin tënd, e dashur,
me gjithë forcën e shpirtit tim…
të ulërija aq fort,
sa të mos flinte më asnjë ëndërr e kësaj bote,
dhe asnjë shpresë të mos vdiste…

Dashuri dhe shi

Dashuri dhe shi

O zot sa e bukur që ishe,
si një pemë vezulluese n’një natë të hershme Krishtlindjesh!
Më fal e dashur, pse kam jetuar më parë se të njihja ty!
I urrej sytë e mi pse s’ma shfaqin buzqeshjen tënde…
dhe do të ndjehem një i verbër që përlotet,
duke dëgjuar së largu ushtimën e një feste madhështore,
dhe si ai i verbëri do ta kërkoj dorezën e derës,
të një shtëpie të përfshirë nga flakët…

…Që ti të lindje
dhe unë një ditë ty të gjeja…
u krijua bota…!

Prandaj e dashur, kur guxon të më largosh nga vetja ta dish:
se ke lënë përjashta dere krejt një botë hidhërimi…
Nëse s’vdesim për njëri-tjetrin,
pothuaj të vdekur jemi…
E nëse gjen një të vdekur jashtë derës tënde,
ta dish se vdiq i therur prej thikës së një puthjeje,
që e ëndërronte për Ty, veç për Ty…
Prandaj shkelmë të paktën, të kem kënaqsinë se ishe ti dhe askush tjetër…
Përktheu Engrita Souli

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook