back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

“…T’i dhuroj letërsisë shqipe atë lëndë, që u shita popujvet të ndryshëm…!” nga Isuf Luzaj

Gazeta

Prof. Dr. Isuf Luzaj (1913-2000)
Prof. Dr. Isuf Luzaj (1913-2000)

“…T’i dhuroj letërsisë shqipe,

atë lëndë që u shita popujvet të ndryshëm…!”

nga Isuf Luzaj

Të dashur lexues,
Filozofia e Prof. Dr. Isuf Luzaj
është shkruar thjeshtë,
për të ta lënë mendimin e madh zgrip,
që të kuptohet nga të gjithë,
se ai ka qenë përherë i shqetësuar për…

Jusuf Luzaj - Dipllomimi në Paris
Jusuf Luzaj – Dipllomimi në Paris

“Kam menduar vite, përpara se t’hyj kësaj ndërmarrje fillozofike që e quaj “Kujdeset e Bletës”. U binda të hyj punës, me shpresë që të vë një gur, në kështjellën që do ndërtojnë brezat shqiptarë gjatë shekullit njëzet e një. Arësyeja që më bindi? E ndjej për detyrë t’i dhuroj letërsisë shqiptare dhe shqiponjavet dhe shqipojvet të racës t’ime, atë lëndë që u shita popujvet të ndryshëm, gjatë gjysëm shekulli për të fituar bukën e përditëshme.
Më kanë tingulluar në veshë si këmbana kishe që thërresin për lutje Zotit disa pyetje, përgjigjen e të cilavet ua lë lexonjësvet të këtij punimi…”

1.A do jem aqë i lartë sa që të më kuptojën?
2.Letërsia shqipe nuk ka tradicion fillozofik, pra kujt do t’i drejtohem që të kryhet diallogu?
3.Në cilin nivel kuptimi duhet të shkruaj?
4.Ç’ndryshim ka në mes të brezave shqiptarë sot, si pregatitje kulture? Gjymnastikë truri? Ndjenjë dashurije për dituri?
5.Nuk i njoh brezat e sotëm nga: Pesha specifike e atavizmit; pregatitja fillozofike? Dëshira për arsyetime abstrakte? Imagjinata krijonjëse në diallog? Dhe dëshira e shpirtit për t’u vërvitur në të panjohurën?
6.Nuk kemi një Diksionar Teknik të Fillozofisë, nuk është zhvilluar frazeollogjia për Fillozofi.
7.Larg nga Atdheu për pesëdhjetë vjet; pa korrespondencë me intelektualët e rinj.
8.A e di unë aq mirë gjuhën e sotme shqipe siç e dinë kolegët e mi në Atdhe?
9.A do të jetë kultura shqiptare e shekullit njëzet e një në nivelin e këtyre Essevet?
10.A do të jetë atëherë interesante leximi i Fillozofisë, apo ndryshimet socio-politike nuk do t’a kërkojnë të njohën këtë fillozofi liberale, e pa zotëruar as nga Dogmat Fetare as nga fallsiteti: Utopia Marksiste?

Këtij dekallogu – diallog, në mes t’onë, pa dijtur unë t’i përgjigjem, ua le lexonjësvet dhe lexonjësit t’i përgjigjen.
Isuf Luzaj: “Çelësi i Dyerve të Filozofisë” Dorëshkrime

Profesor Isuf Luzaj (Doreshkrime)
Profesor Isuf Luzaj (Doreshkrime)

Nga bisedat e mia me Poetët

nga Isuf Luzaj

“Kam biseduar shumë herë, shumë netë shumë të gjata me poeteshën argjentine Alfonsina Storni, Gabriela Mistral; me mësonjësin t’im Jorge Luis Borges, njeri i vetmuar dhe krenar, dhe të tjerë poetë të poezisë spanjollo-amerikane dhe kemi ardhur në përmbylljen fillozofike që:

1.Poeti duhet të jetë i sinqertë, vetëm kur ai qan duke shkruar, do të qajë edhe lexuesi.
2.Poezia duhet të ruajë, rrythmin dhe rimën për t’u mbërthyer në pentagram, bëhet kështu: gjuhë ndërkombëtare.
3.Poezia duhet të ketë për mision të shenjtë, fisnikimin e shpirtit; gjymnastikën e trurit, pedagogjinë e mjeshtrit dhe ndjenjën e femrës, në lirizëm.
4.Poezia duhet të ketë krahë për fluturime Pindarike, nëpër sa më shumë letërsi botëroreqë nga këto Judeo-Kristianet tek mythollogjirat greko-romane, që nga gjuhët arabe, persiane me Sheh Sadinë, Hafëz Shirarzhinë deri në lyrizëm hindu me mistikën e bukur që asgjëson çdo shpirt të mërzitur.
5.Poezia duhet të ruajë karakteristikat e domozdoshme të tokës së saj, si Labe aq Shkodrane, si Korçare aq Kosovare, si Vlonjate aq Çame; nga kjo karakteristikë vjen pasqyrimi i shpirtit të sajë. Kështu mjeshtri i pentagramit, do të na lëkundë nëpër harmonitë e të pesë vijavet të shenjta, për të krijuar muzikën t’onë kllasike-moderne…”

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Robert Martiko
    Sikur të kisha mundesinë për t’u takuar me Dr. Prof. Isuf Luzajt do t’i thoshja dy fjalë se vetëm njerëzit me zemër të madhe dhe me mendje të hapur mund të të kuptojnë. Këtu nuk e kam fjalët për lexuesit e thjeshtë se sa për të përngjajshmit e tu: shkrimtarë apo poetë gjoja të mëdhenj, doktorë e profesorë të dhekares, të cilët kanë lindur të ligj e të verbër dhe të tillë do të mbeten deri sa t’u dalë shpirti…
    (marrë nga muri i fb. i Jozef Radit, 8 janar 2017)

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.