Testamenti i Princit Gjon Muzaka

Folklori Shqiptar

Folklor Shqiptar

Testamenti i Princit Arber

Gjon Muzaka (Giovanni Musachi)

“Prindi që le birin e tij të mësuar, por të varfër
thuaj se i ka lënë gjithçka.
Por ai prind që e le të birin të pa mësuar dhe të pasur,
thuaj se nuk i ka lënë asgjë…!”
Gjon Muzaka

“Gjithçka që është nën Diell është kotësi!”

“Ejani o bijtë e mij, e dëgjoni,
po ju mësoj se ç’është frika ndaj Zotit:

Sytë e Zotit janë mbi të drejtët
dhe veshët e tij janë ndaj lutjeve të tyre.

Fytyra e Zotit është kthyer nga keqbërësit,
që t’i zhdukë nga faqja e dheut.

Të drejtët ngritën zërin, dhe Zoti i dëgjoi,
dhe i çliroi nga të gjitha shqetësimet e tyre.”

Pirroja, Mbreti i Epirit,
mbante të shkruar në një unazë këto fjalë:
“I virtutshmi e ka pak të shpërblehet si sundimtar i botës,
por i ligu e ka shumë pak të ndëshkohet duke ia marrë jetën!”

“Është i nderuar midis të nderuarve,
ai që fati e godet pa faj dhe
është më i poshtëruar i të poshtëruarve,
ai që fati e ngre pa merituar!”

“Atë që mund ta bëni me paqe,
mos e bëni me luftë!”

Stema e Principates Muzaka

Stema e Principates Muzaka

“Atë që mund të fitoni duke e kërkuar me lutje
mos e rrëmbeni me forcën e armëve!”

“Atë që mund ta qortosh fshehtas
mos e poshtëro publikisht!”

“Prindi që le birin e tij të mësuar por të varfër
thuaj se i ka lënë gjithçka.
Por ai prind që e le të birin të pa mësuar dhe të pasur,
thuaj se nuk i ka lënë asgjë!”

“Është më mirë një ndihmë e vogël
që vjen në çastin kur duhet,
se sa një ndihmë e madhe
që nuk vjen në çastin e duhur por vonon!”

“Njeriu që me anë të forcës është bërë tiran,
është më mirë të kthehet në një skllav të së drejtës!”

“Nuk mjafton që një njeri të jetë i mirë,
por është e domosdoshme që ai të shmangë çdo rast apo mundësi,
që mund t’i afrohet atij për t’u bërë i keq!”

“Njeriu të mos harrojë kurrë sa jeton
se lumturia është vetëm hua,
ndërsa mjerimi
është një trashëgim prej natyre!”

Gjon Muzaka - Testament

Gjon Muzaka – Testament

(Marrë nga https://www.facebook.com/pages/Bashkësia-e-Degëve-të-PSHDK-Zvicër)

Pak rreshta mbi Gjon Muzaken

Gjon Muzaka (italisht: Giovanni Musachi) (lindi 1445? – vdiq 1515?)
Fisnik shqiptar nga Familja Muzaka, që historikisht kanë sunduar në rajonin e Myzeqesë.
Në vitin 1510, ai shkroi “Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi” (Kujtim i shkurtër mbi pasardhësit e familjes sonë të Muzakajve).
Vepra e tij u botua ne Chroniques gréco-romaines të Karl Hopf, Paris 1873, p. 270-340.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook