Të pathënat për Gjeçovin – libër i ri nga Nexhat Çoçaj

Nexhat Coçaj - Të pathënat për Gjeçovin

Nexhat Coçaj – Të pathënat për Gjeçovin

Të pathënat për Gjeçovin

libër i ri nga Nexhat Çoçaj

Shënim me shkas,
90 vjetorin e vrasjes së Gjeçovit
12 korrik 1874 – 14 tetor 1929
.
Sot e 90 vite më parë nga dora shqiptare e nxitur dhe e paguar mirë me para dhe e joshur me pushtet, u vra atdhetari dhe mendjendrituri Patër Shtjefën Gjeçovi. Deri më sot janë publikuar me dhjetra botime, që flasin për veprimtarinë e këtij atdhetari. Këtë vit dhe unë kam botuar librin “Të pathënat për Gjeçovin”, përmes të cilit libër kam trajtuar disa nga problemet më pak të njohura, apo më mirë të them për problemet, që qëllimisht nuk janë marrë të tjerët.
Për veprimtarinë e Patër Gjeçovit në pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, themelimi i Fondit për shpëtimin e atyre shqiptarëve, që keqtrajtoheshin dhe detyroheshin të ikin nga vatrat e tyre. Madje kjo edhe është arsyeja kryesore pse Patër Gjeçovi u vra nga një i katolik, mik i ngushtë i Krajlit të Serbisë, dorë e shitur, për para dhe pushtet, e që më pas të trumbetohet se vrasësit janë myslimanë, që me këtë rast edhe të krijohet hendeku ndarës në mes shqiptarëve dhe myslimanëve.
Myslimanët, në vendin ku u vra, u mobilizuan dhe u zotuan se do ta gjejnë vrasësin, por meqë dora vrastare fshihej pas pushtetit, ata ndërmorën një veprim, që nuk u bë e ditur nga studiuesit deri më sot. Kështu hasjanët muslimanë për një javë rresht mbajtën zi, për vrasjen e Gjeçovit, sepse kontributi i tij në ndaljen e shpërnguljes së shqiptarëve për Turqi, ndikoi që nga krahina e Hasit as edhe një familje të mos migrojë në Turqi. Për këtë veprimtaria atdhetare me dhjetëra familje myslimanë mbajtën zi edhe në Prizren siç janë familja pasardhëse e Shaip Spahi – Perolli, që gjithashtu ishte nga Hasi, familja Drini e shumë familje tjera atdhetare.
Shtjefën Gjeçovi, gjatë veprimtarisë së tij atdhetare shkurt 1926 – maj 1928 ka shërbyer kapalan në kishat françeskane në Gjakovë dhe Prizren, ndërsa nga fundi i majit 1929 e deri në vrasjen më 14 tetor 1929 ka shërbyer famullitar në Zym të Hasit. Gjatë kësaj periudhe Patër Gjeçovi ka shpërndarë edhe me qindra libra të gjuhës shqipe në Kosovë, të cilat i sillte përmes Shqipërisë.
-Është marrë edhe me verifikimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit, përmes njerëzve që kishin filluar të jepnin mësim në gjuhën shqipe nëpër shkollat, që u hapën anë e kënd nëpër malësitë e Veriut.
Më gjerësisht mund të mësoni në librin, që sapo ka dalë nga shtypi.
Në këtë botim kam shfletuar rreth 10 mijë faqe dëshmi, që nuk janë publikuar deri më tash. Me pak fjalë jam përpjekur të sqaroj arsyet pse Serbia donte ta vriste Patër Gjeçovin, që më pas të veprojë lirshëm në shpërnguljen e shqiptarëve dhe tjetërsimin e shqiptarëve në turq…
.
Marrë nga muri i Fb, i Nexhat Çoçajt, 14 tetor 2019

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook