back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Të ngremë zërin kundër kësaj talljeje të re – nga Nebil Çika

Gazeta

Kinostudio "Shqipëria e Re"
Kinostudio “Shqipëria e Re”

Të ngremë zërin kundër kësaj talljeje të re

nga Nebil Çika

 Sot mora kete email nja një bashkëvuajtës i yni.
Vendosa ta ndaj me ju për të diskutuar e reagur së bashku
për këto që ai më shkruan e që mund të jenë
shqetësime për të gjithë ne! farifaj05@gmail.com
.
Nebil Çika
Nebil Çika

Të nderuar bashkëvuajtës dhe pishtarë të demokracisë së vërtetë!

Unë, si nipi i familjes së Qazim Arifaj (Bajrami), një familje, e cila ka vuajtur nga sistemi i ndyrë i injorancës dhe anti-shqiptarizmit, mendoj se kam gjithë të drejtën të them që pushteti i diktaturës nuk është larguar kurrë, madje na përndjek edhe sot. Na përndjek pasi dhe në ditët e sotme, pasardhës të shpurës komuniste, si Ismail Kadare, i llastuari i atij oborri, si dhe të tjerë, pozitë dhe opozitë aktuale, guxojnë të hedhin në treg një film me përmbajtje pornografike të shthurjes së atij sistemi, dhe drejtuesit të tij, diktatori vrastar, Enver Hoxha.
Filmi, bashkëpunim ruso-shqiptar, do na flasë mbi ata që vranë dhe internuan të gjithë elitën e shkolluar në perëndim dhe e zëvendësuan me injorantët e shkolluar në Rusi. Tani fillojnë e tregojnë histori dashurie dhe dramat e atyre që e shkatërruan këtë vend. Tani qenka e rëndësishme që të flitet për historitë gjoja të dhimbshme të atyre që vranë e prenë shqiptarët, dhe ne duhet të na dhimbset koha kur ata filluan t’i hanë kokat njëri tjetrit.
Qeveritë shqiptare, të majta e të djathta, jo vetëm që shpenzojnë mijëra euro për realizimin e një filmi tallës ndaj vuajtjeve dhe gjakut tonë në atë sistem, por nuk shpenzojnë asnjë cent për të treguar historitë e dhimbshme të atyre që u përndoqën vetëm e vetëm se i përkisnin një Shqipërie evropiane dhe perëndimore. Ministria jonë e kulturës financon 200 milion lekë nga taksat tonë për këtë film, ndërsa memorialët e të vuajturve e të përndjekurve, apo kumtesa për të pasqyruar botërisht vuajtjet tona mbulohen nga pluhuri i harresës. Ndoshta nga keqdashja apo pakujdesia e pushtetarëve tonë, fyhet rëndë dinjiteti jonë, gjaku i derdhur për këtë Shqipëri të lirë dhe demokratike.
A nuk duhet të realizohej një film ku të flitej për histori të elitës së vërtetë shqiptare, e cila u shua nga diktatura komuniste Shqiptare e frymëzuar nga ajo staliniste ruse?
Ismail Kadare na e paska qarë hallin të bëjë film pikërisht për këta njerëz. I dhimbsen shumë rusofilët, i dhimbsen ata që me ideologjitë e tyre shtynë injorantët e regjimit të vrasin nëna me fëmijë në bark. Rusët na vranë e na prenë, e po na përçmojnë edhe sot, duke e pasqyruar këtë përçmim më së miri nëpërmjet këtij filmi, gjoja artistik, por që s’mund të jetë asgjë më shumë se sa një tallje e gjakut të gjyshit tim, gjakut tuaj e të mijërave dëshmorë të demokracisë. Na e sjellin Enverin dhe Nexhmijen si dashnorë të mëdhenj, si njerëz të ndjeshëm e duke fshehur në këtë mënyrë shpirtligësinë e tyre, marrëzia e të cilëve dënoi e vrau për së gjalli shqiptarët.
Ata vazhdojnë ta sundojnë këtë vend. Vejusha e zezë, Nexhmija është ende gjallë. Të gjithë ne, e kemi të vështirë të imagjinojmë lutjet e saj që të jetë akoma gjallë deri në shfaqjen e këtij filmi, sepse ajo e di mjaft mirë që mesazhi i këtij filmi është si për të na kujtuar se bijtë e tyre kanë sunduar e do sundojnë këtë tokë, duke shkelur haptazi gjakun e vuajtjet tona. Vejusha e zezë di mjaft mirë, që nënat, gjyshet e motrat tona, ato qe vërtet vuajtën që në fillim prej këtyre qenve, s’kanë për ta parë kurrë historinë e tyre askund. Ato do të vazhdojnë të lihen në harresë, a thua se nuk kanë ekzistuar kurrë.
 
Të nderuar martirë të vërtetë të demokracisë!
Unë ua dërgova këtë letër, pasi e di që ju jeni i vetmi zë që mund të ushtojë në veshët e këtyre bastardëve rusofilë. Jeni të vetmit që mund t’u kujtoni atyre se ne jemi ende gjallë e që gjaku dhe vuajtjet e shqiptarëve nuk shiten e nuk blihen.
Jemi ne që duhet tua kujtojmë që dashuria e vërtetë ka qenë në familjet tona. Vuajtjet e vërteta kanë qenë të atyre që u shuan për dashurinë për këtë vend. Të atyre që u vranë se i kishin sytë nga Evropa dhe Amerika.
Ndaj, me përulësinë e nipit të një prej dëshmorëve të demokracisë, me zemër në dorë, ju kërkoj të ngrini zërin tuaj kundër kësaj talljeje që po përgatitet nga rusofilët gjakatarë.
.
Marre nga muri i fb. i Nebil Cikes, 25 shkurt 2020

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.