back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Të burgosur politikë… apo të ndërgjegjes?!!! opinion Mirush Osmani

Gazeta

Mirush Osmani
Mirush Osmani

Të burgosur politikë… apo të ndërgjegjes?!!!

opinion nga Mirush Osmani

Në nji intervistë të gjatë, pak kohë para vdekjes, ndër të tjera kur e pyetën Padër Zef Pllumbin se: “Në burgje ishte kështu pjesa më e kulturuar, ajka e vendit!?” Ai hezitoi pak dhe tha: “Po, por kishte dhe shumë idiotë!”

Mendoj se emërtimi “të burgosur politikë” është bërë me qëllim të parashikuar dhe keqdashës nga diktatura dhe partitë postdiktatoriale.
Mbas ’45-ës, në Shqiperi kishte një formacion të vetëm politik, PKSH-së. Lind pyetja: Përse i interesonte PKSH-së, të na quante të burgosur politikë, qytetarët shqiptarë të të gjitha llojeve të shtresave dhe profesioneve? Përse i interesonte PPSH-së dhe pjellave të saj të mbas ’90-ës, të na etiketonin “ish të burgosur politikë”?!
A mund të quhet i burgosur politik, një qytetar i thjeshtë, i cili shpreh admirim ose pakënaqësi për diçka që ai thjesht e mendon se është e drejtë apo e padrejtë?
A mund të quhet i burgosur politikë një bari delesh apo lopësh, që nuk e di çfarë do të thotë fjala “propagandë”?!
A mund të quhet i burgosur politik, një oficer i ushtrisë së PPSH-së, vetën pse kish thënë: “Ushtria amerikane është më e fortë se ushtria shqiptare?!”
A mund të quhet i burgosur politik një arsimtar, pse u shpjegonte nxënësve të vet edhe pak nga historia e vërtetë e figurave historike apo nacionaliste shqiptare të para luftës?!
A mund të quhet, i burgosur politik, një këngëtar, sepse guxoi të transmetonte nëpërmjet nji kënge diçka prej realitetit të hidhur shqiptar?!
Janë me qindra ndoshta me mijra shembuj të tillë që më lejojnë të them se: Të gjithë qytetarët e burgosur, të interrnuar, të pushkatuar dhe të sakatosur nga diktatura meritojnë nji tjetër emër: “Të Burgosur të Ndërgjegjes.”
Por, qëllimi i politikës komuniste dhe postkomuniste ishte i qartë:
-Armiqsimin e këtyre të burgosurve të ndërgjegjes me pjesën tjetër të popullit. Duke vazhduar të na etiketonin me damkën “e tradhëtarit të popullit”!!
Pyetja që shtrohet është: Cilin popull, kishim tradhëtuar, kur vetë ishim popull?
Na etiketuan me damkën “Armiq të Popullit”!!!Po çfarë i kishim bërë këtij populli për 45 vjet diktaturë të egër dhe 23 vjet anarshi demokratike?
Çdo qytetar, le t’ia bëjë kët pyetje vetes:
Sa të burgosur të ndërgjegjes morën hak ndaj persekutorëve të tyre, gjatë këtyre 23 viteve anarshi demokratike?
Unë u bëj kët Thirrje gjithë të Burgosurive të  Ndërgjegjes: (mbase ka ardhur koha, të ndërgjegjesohemi të gjithë) të internuar, të paangazhuar, punëtorë të uzinave dhe fabrikave, fshatarë kooperativistë, qytetarë të të gjitha llojeve të profesioneve të paimplikuar me krimet e diktatures së djeshme dhe postdiktaturës së sotme, të bëhemi sëbashku dhe t’i flakim jashtë loje të gjitha figurat “politike” aktuale, të shitura tek të huajt, të implikuara në vrasje, në vjedhje, në kontrabandë e drogë.
Shqipërisë nuk i mungojnë njerëzit e mençur, patriotë dhe atdhedashës… Ata duhet të dalin nga errësira dhe t’i japin dritë vendit të tyre.
“çdo zjarr në botë ta ngroh trupin, por zjarri në vendin tënd, ta ngroh shpirtin…”
Marrë nga Muri i fb të Mirush Osmanit 13 qershor 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.