back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Tanket drejt Pragës nga Jevgenij Jevtushenko – përkthimi me shënim nga Maks Rakipaj

Gazeta

Tanket në Pragë
Tanket në Pragë

Kur përkthej poetët e Botës

u hedh një sy poetëve të vendit tim

nga Maks Rakipaj

Më 20 gusht 1968, tanket ruse mësynë një vend aleat – Pragën. “Tradita e shkrimtarëve rusë na mëson se ndonjëherë heshtja është turp, – shkruante poeti Jevtushenko. Ai i shkroi një letër proteste Kosiginit dhe Brezhnjevit, po njëheresh shkroi edhe këtë poezi lapidar që poe paraqes te përkthyer prej meje…
Do të doja të më kujtonit ndonjë prej poetëve tanë që protestuan kur dënoheshin me vdekje poetët shqiptarë Genc Leka, Vilson Blloshmi, Trifon Xhagjika, Havzi Nela, etj., apo kur burgosej Visar Zhiti, Frederik Rreshpja, dhe plot të tjerë…
Gëk asnjeri! Larg bythës sime!
Kjo qe dhe mbeti filozofia e “korifejve” të letërsisë shqiptare, e që sot as ndjesë s’kanë kërkuar për kët burracakëri të shpallur të tyre…

Yevgeni Yevtushenko (1932)
Yevgeni Yevtushenko (1932)

Tanket drejt Pragës…

Jevgenij Jevtushenko

Po shtypin Pragën tanket
po shtypin të vërtetën
ku perëndimi përgjaket
dhe s’flet asnjë gazetë.

Shtypin, kë është i lëkundur
dhe s’e njeh këtë pushtet.
Shtypin, dhe ushtarët ulur
përbrenda tankeve vetë.

Sa e pështirë, o Zot!
O Zot, ç’është ky rrënim!
Tanket mbi Jan Husin sot
përmbi Petëf e mbi Pushkin.

Shkelin tanket mbi varret,
mbi foshnjet ende pa lindur,
ç’patën zyrtarët ndër sirtaret
zinxhirë u bënë, për të shtypur.

Jam vallë për Rusinë armik?
Pse me gaz nuk jargavitem
për tanket e atdheut, or mik
dhe hundët s’fus të qyrravitem?

Qysh mund të jetoj si njëherë,
kjo lojë kalamajsh s’mund të jetë,
këta tanke mbi shpresat shkelin
këta qenkan tanket e shtrenjtë?

Kur të shkoj në botën matanë,
qysh a tek, nuk dua t’ja di,
për pasardhësit një lutje e kam,
vetëm një, ja, po e them tani.

Dua një përcjellje pa lotë
vetëm shkruani shkoqur, qartë:
“Shkrimtar rus. Shtypur, bërë copë
prej tankeve ruse në Pragë”.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.